Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ksenofon Dilo: E fitoi pavarësinë?

| E premte, 01.08.2014, 07:22 PM |


E  FITOI  PAMVARESINE ?

Nga Ksenofon M. DILO

“.Mblidhuni bijtë e Shqipërisë përpara këtij Altari të madh

t'Atdheut!Faluni!Përunjuni përpara këtij Senotafi të shenjtë!Adhuroni

shpirtrat e Dëshmorëve!Dhe lavduroni këtë ditë madhështore!”..

Më 1920, përpara popullit të Gjirokastrës Ilia Dilo Sheperi shpaloset si njl flamur dashurie dhe në përvjetorin e tetë të pavarësisë thotë midis të tjerash edhe fjalët e mësipërme. 94 vjet më pas duke i lexuar e rilexuar më kumbojnë më aktuale se kurrë sepse ndoshta ky ishte dhe qëllimi i atij Njeriu të madh ! Dëshira për ta parë Altarin e madh, Atdheun të mbushur nga Shqiptarë të vërtetë, që ta respektonin e të faleshin ashtu si falet besimtari përpara Zotit dhe përunjësisht e me respekt asnjëherë të mos mungojë adhurimi për Dëshmorët, sepse Ai e dinte , pa të kaluar nuk mund të egzistojë as e tashmja e as e ardhëshmja.

I sigurt për të kaluarën e lavdishme të këtij trualli të lashtë, duke folur me dokumenta në atë fjalim historik, a mund të dyshojë ndokush se nuk ishte një patriot i flakët që i pari natë e ditë gjunjëzohej përpara shenjtësisë dhe lavdisë të këtij trualli fisnik , trim e besnik, dhe çdo ditë ashtu me respekt pononte e shkrihej që ky truall të kishte të shkruar të kaluarën e lavdishme të tashmen dhe të pregatitej duke patur gjithmonë në zemër dashurinë dhe respektin të shkruante me durim e djersë të ardhmen.

Ç'ka më të thjeshtë , që duke dëgjuar këto fjalë të mos ndriçosh nga krenaria e të mos marrësh zemër dhe kurajo e të hidhesh në punë vetëm për të lulëzuar këtë vend që të ka dhënë emrin e nderuar !

Pse të mos e mbash lart atë të kaluar e të nxjerrësh prej saj atë ç'ka ishte e dobët për ta zëvendësuar me të renë e fuqishme por gjithmonë të dobishme...

Vallë nuk ndjejmë të gjithë nevojën që të gjunjëzohemi para këtij

Altari gjigand e edhe të kërkojmë të falur , jo për hesapin tonë ,por

për hesap të atyre që për fat të keq Shqipërinë e shndërruan në një

shesh panagjiri ku shqiptari ndiqte e përndiqte shqiptarin , që ta

spiunonte , që ta fuste në burg, apo që edhe ta shkatronte..Sepse që

kur se fuqi e pushtet kaluan në duar të komunizmit, nuk egzistonte

ashnjë Altar tjetër pëtveç atij të part...isë. Ku shkoi e kaluara e

lavdishme e këtij populli fisnik?

Ku shkuan ato tradita të fuqishme për të cilat krenohet në fjalimin e tij Ilia Dilo Sheperi --Traditat e mbetura nga Pellazgët e Mitologjisë-thekson Ai-trimëri e trashëguar nga stërgjyshët tanë,përmenden sot në kronologjinë e qytetërimit !

Këto  janë fjalë sa të mëdha aq edhe të vërteta,.Ja mendojmë së bashku atë histori të lavdishme, luftat dhe fitoret e këtij populli dhe sigurisht

që mbushemi me krenari të ligjshme e instiktivisht gjunjëzohemi

përpara Altarit të madhërishëm të Shqipërisë. Pikërisht këtu kur duhej

gjithkush të ndjente përgjegjësinë e shenjtë ta ngrinte më lart në

tradita dhe madhësti këtë truall, dalin në arenë hijenat komuniste dhe

...Më fal gjysh i dashur por në vend që të çante përpara njerëz të

pashpirt e zhytën Shqipërinë në batakun e vëllavrasjes te perNarjes dhe sot e kesaj dite duke u munduar të shuanin dhe te shuajnè çdo gjë të bukur dhe fisnike që kishte mendja e këtij vatani.

Nuk ishim robër më !Ishim skllevër pa asnjë lloj të drejte, nuk mund të faleshim bile as zotit sepse të gjitha u ndaluan e skllavi kishte vetëm të drejtë të zvaritej e të duronte kërbaçin e komunizmit , që të shumtën e herës nga kërbaç, shndërohehej në një armë të ftohtë që të qëllonte gjithmonë prapa shpine e ç'ishte më e keqja dëgjohej pastaj edhe :Në emër të popullit!O popull i lavdishëm !

Me keqardhje shoh se je shpërndarë dhe si i ndjekur nga ligështia je shpërndarë në gjith botën!

Kudo që je , shqiptar, mos harro se ke në shpirt lavdi e trimëri. Askush nuk mund të mohojë atë që vetë zemra jote e ndjen!Mbaje në zemër , gjithmonë të zjarrtë dashurinë për fisniken Shqipëri dhe folu dhe fëmijëve, thuaju se Shqipëria është vendi më i bukur në botë e se aty , në atë truall të dlirë , bijtë e vërtetë do të vazhdojnë të shkruajnë lavdinë. ]

---Gëzohi o shqiptarë t'arratisur në çdo anë të botës!Këndoni ju

zogjtë e bukur që fluturoni në qiellin e Shqipërisë!Lulëzoni ju

fusha!Gjëmoni ju male!Buçitni ju lumenj dhe ju dete

tëShqipërisë!Bekonani ju o dëshmort e shenjtë t'Atdheut!Kurajo, durim

dhe shpresë! Ti , o Shqipëria iredente!--këto fjalë që mbyllin

fjalimin e Ilia Dilo Sheperit, a nuk janë vetë ligjërimi i zemrës të

çdo shqiptari edhe sot. Pa ktheni kokën vëllezër dhe shikoni sa e

madhe , sa e bukur dhe sa krenare është kjo tokë!

Dëshira për ta ngritur Shqipërinë në piedestalin e merituar të lavdisë duhet të zjejë e fuqishme në çdo zemër dhe ajo dëshirë le të shpërtheje e të lulëzojë në atdheun e dashur. Le të ketë ky vend më në fund atë që merikon.

Mundemi!Të gjithë bashkë do tja harrijmë qëllimit, sepse bëhet fjalë

për të shenjtën Mëmën tonë!!