Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Milazim Kadriu

| E premte, 01.08.2014, 06:48 PM |


Milazim F. KADRIU

 

DO TË VJENË NJË DITË

 

A thua do të vjen një ditë

Që bashkërisht

Ta gjykojmë

Të kaluarën tonë.

 

Apo ndoshta

Do të kemi mëshirë

Se kemi qenë të ri

S’kemi ditë e nesërmja si do të vij.

 

Sido që të jetë

Një ditë bashkërisht

Të kaluarën tonë

Do ta analizojmë njerëzisht

 

 

PRITJA

 

Ishte pritje e gjatë

Heshtje

Përbuzje e vaj

Pa shpresë.

 

Pritjes i erdhi fundi

Pushoi heshtja

U ngjall shpresa

Jehoi kënga.

 

 

KUJTIMI

 

Edhe pse kam ikur

Nuk t’ kam harruar

Rruga e shtegtimit

Më ka përqafuar.

 

Në thellësinë e shpirtit

Ruaj një kujtim

Pres dritën e diellit

Të hidhen në përqafim

 

 

ME RREZET E DIELLIT NË PËRQAFIM

 

Zgjati duart nga lindja

Ta dëgjoi zërin në perëndim

Kthehem andej

S’të gjeta

Shikoi lart në qiell

Me rrezet e diellit

Të shoh në përqafim

 

 

U NISA – MBETA

 

Bashkë me diellin

U nisa

Shiu dhe era

Hapin ma ndalën.

 

U ndala

Nuk munda të vij

Më pengoi era e shiu

Mbeta peng, përgjithnjë

 

 

U KTHEVA

 

Ka kohë

Që si shtegtarë

Këtyre shtigjeve

Jam shkua.

 

Në këto rrugë

Shumë kohë kam qëndrua

Por vendin tim

Kurrë se kam harrua.

 

Treni i jetës

Andej – këndej më ka qua

Por një ditë thashë

Aty ku u linda, dua me u kthye