| E premte, 01.08.2014, 07:40 PM |
Mega-vjedhja skandaloze e Bankës -
Përse nuk jep dorëheqjen z. Fullani?
Nga Pirro Prifti
Vjedhja e çuditshme e Bankës shqiptare e cila sipas z.Fullani u denoncua nga vetë banka e shtetit shqiptar, ka patur edhe një mister të vërtetë, atë të denoncimit nga vetë z. Bitraj për këtë vjedhje 4 vjeçare me një shumë prej 7.2 milionë dollar amerikanë…Ai tha se u vetë denoncua nga frika e zbulimit të tij nga auditi. Në rrëfimet e tij të habitshme edhe sipas kamerave (e kushi pa ato?) doli se Ardian Bitraj mbushte thesin me para, shkonte në WC, dhe t’i fuste nëpër rrobat e trupit; këtë punë e paska bërë për 4 vjet dhe këto para i ka përdorur për të luajtur në kazino… e habitshme dhe aspak reale kur mendon sasisën e parave të vjedhura.
Bashkë me Ardian Bitraj i cili eshte vetëdenoncuar tek Ardiani tjetër Guvernator - Fullani, sipas policisë janë vënë në pranga gjithsej 8 vetë dhe një është në kërkim.
Këta
janë: Petrit Ramohitaj, me detyrë përgjegjës i Arkës në Veprim, në
Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë; Liljana Tusha, me detyrë
specialiste e Arkës në Veprim, pranë Departamentit të Emisionit në Bankën e
Shqipërisë; Lavdim Cani, me detyrë specialist i Arkës Stok (tranzit) pranë
Departamentit të Emisionit në
Interesante dhe shqetësuese është kjo vjedhje skandaloze kur shikon se në të kaluarën e këtyre 23 viteve Banka e Shqipërisë dhe Thesari i saj janë prekur po nga njerëz të brëndëshëm në bashkëpunim me të jashtëm si në vitin 1991-1992 kur thesari i shtetit u transferua nga Skrapari në Tiranë dhe mendohet që është prekur (pa ndonjë fakt konkret), pastaj në vitin 2000 kur rasti
më skandaloz ishte vjedhja e floririt dhe e gjërave me vlerë prej rreth 2.4 milionë dollarë të atëhershem për të cilin u arrestuan disa katundarë të cilët sot janë të lirë, por veprimet hetimore janë ndërprerë , dhe kësaj rradhe përsëri një vjedhje që zbulohet nga vetë hajduti (?!) për shkak sipas tij ‘nga frika se mos zbulohej nga Auditi I paralajmëruar’...
Sipas z. A.Hoxha gazetarit investigativ të News 24 TV, për sofistikimin dhe ruajtjen e Bankës Shqiptare janë harxhuar rreth 10 milion euro, mirpo kjo nuk paska patur sukses sepse u vodhën 7.2 milionë dollarrë , madje këto nuk kishin për tu zbuluar në se Ardiani hajdut nuk do të vetëdenoncohej sepse pati frikë apo e vrau ndërgjegja, por edhe sepse vetë në një moment qartësimi idesh tha se .. mua nuk do më kishin zbuluar nëse nuk do të vidhja banknotat e vjetra……
Kjo vjedhje skandaloze në zemër të Tiranës jo vetëm që ka tronditur besueshmërinë e punonjsve aty dhe në rradhë të parë të vetë Ardian-Guvernatorit, dëmtimin e imazhit tw Bankës Shqiptare por edhe sepse nuk është hera e parë që Banka Shqiptare ka patur humbje të rëndësishme të cilat kanë ndikuar dhe po ndikojnë në financat shqiptare , madje mund të kenë lidhje edhe me ngjarje të veçuara të kaluara për të të cilat opinioni publik nuk e ka menduar se kanë lidhje por me këtë mega-vjedhje për nga institucioni i vjedhur që praktikisht është edhe më i ruajturi dhe më i sofistikuari.
Sidoqoftë shumë pyetje pa përgjigje por që kanë lidhje me këtë mega-vjedhje:
-A nuk ka lidhje kjo vjedhje disa vjeçare me uljen e interesave bankare në nivelet më të ulta historike në Shqipëri?
-A nuk ka lidhje kjo vjedhje me blerjen e Hotel Dajtit?
- A nuk ka lidhje kjo vjedhje me drejtuesin më të lartë të Bankës Shqiptare z.Fullani?
-A nuk ka lidhje kjo vjedhje me fushatat zgjedhore dhe harxhimet marramendëse?
-Përse Guvernatori Fullani nuk përmëndi se paratë e vjedhura ishin ose të reja –pra të paemetuara dhe të futura në sistem dhe me para të vjetra pra që duhet normalisht të kishin dalë nga sistemi’ Si ka mundësi që të mos ishin venë re numrat e pa emetuar dhe sigurisht edhe numrat e emetuar por të dalë nga qarkullimi?
-Përse nuk janë bërë auditime gjatë gjithë periudhës së qëndrimit të Fullanit si Guvernator dhe nëse janë bërw, përse nuk e kanë zbuluar?
-A ka lidhje vrasja e A.Santos me humbjet e parave dhe me vjedhjen e fundit?
Të gjitha këto pyetje pa përgjigje dhe të tjera që mund të jenë në qarkullim, tregojnë se ky grup i arrestuar mund të jetë ashtu siç tha dhe z. A. Hoxha i News 24 TV, i ngjashëm me katundarët që u kapën me monedha floriri në vitin 2000, por që vjedhësit e vërtetë nuk u zbuluan sepse vjedhja e vërtetë kishte ndodhur nga vitet 1997.
Dhe së fundmi por jo më pak e rëndësishme: A nuk është e habitshmë që opozita që çirret e bërtet për paudhësitë e maxhorancës qeverisëse nuk po thotë asnjë fjalë për këtë mega-vjedhje?
Pyetje pa përgjigje por që populli e ndjen se një pjesë e shtetarëve të 23 viteve nuk janë treguar zyrtarë dhe shtetarë të përgjegjshëm, që zbatojnë ligjet, por përkundrazi i kanë shkaktuar këtij vëndi disa herë destabilizime të rënda dhe mega-vjedhje spektakolare të pa zgjidhura, vrasje politike të pazgjidhura.
Le të shpresojmë se kësaj here Maxhoranca qeverisëse t’I shkojë deri në fund këtyre mega-vjedhjeve dhe të zbulojë përgjegjësit e vërtetë, por për të zbuluar të vëretën është e rëndësishme të dorëhiqet guvernatori Fullani I cili me dashje apo pa dashje është përgjegjës qoftë dhe moralisht për këtë ngjarje që është e përsëritur në Bankën e Shqipërisë.