Ilir Dardani – Djalli qe vishet me
prada
O prapsirë, o botë,
o dreq, që unë paskam lindur të të ndreq! Shekspiri në gojën e Hamletit
Nga Kolec Traboini
O ti
frikacak burrë që më fshihesh me pseudonimin Ilir Dardani. Nuk mjafton që mua
më akuzojnë për shkrimet e tua agresive e përçarëse që veç gazetari nuk janë,
gjithçka byk e pleh, se me to je rritur diku në shpellat e Tropojës. Ti hijanik
më citon se të paskam prekur idhullin tënd, shkrimtarin personal të Enver
Hoxhës. Por more mec i Tropojës po të them se nuk kam qënë asnjë ditë komunist
kur ai shkrimtari yt ka qënë komunist dhe ka ngritur një monument për
diktatorin gjë e pangjarë kjo në tërë Europën Lindore a ndryshe në kampin
socialist. Unë kam aq kurajo ti them gjërat ballaz, sy ndër sy qofsh shkrimtar
a mbret qofsh, por nuk shkruaj si një mi vrimash a të fshihem pas ferrave e
drizave të internetit siç bën ti. Sa poshtë i paska ra piaca shkrimtarit, të
mbrohet nga një zë nga vrim e zezë, e që të mos i hymë thellë asaj epoke të
fëlliqur, kështu si ti e ka mbrojtur shkrimtarin tënd xhelati Mehmet Shehu kur
kërcënoi me burg Bilal Xhaferrin. Po besoj se shkrimtari në fjalë e ka aq
dinjitet që të mos pranojë të mbrohet nga vrimaxhijte po të dalë e të bëjë
apologjinë e vet për të kaluarën, sepse të sotmen falë Zotit që na jep mendje
të gjithëve e ka si një atdhetar i kthjelltë e në këtë aspekt e respektoj pa e
hyjnizuar siç bëni ju. E me vjen shumë keq që veb-siti me emrin e madh “Zemra
shqiptare”, po e lejon edhe më tej që kjo zemër të bëhet si një shpellë në Mal
të Hekurave e jo një shesh ku mblidhen burrat në lëndinë të hapur e kuvendojnë
urtësisht. Nuk bëjnë në Dukagjin e as në Shalë kështu lojna hijesh o pronari i
sitit Gëzim Marku që po e lancon atë shkrim kundër meje nga anonimi i shpellës.
Pse ka frikë të dalë me emrin që ka ky Ilir Dardani? Edhe kopil fatkeq të jetë
një njeri, ka një emër, ka një dinjitet dhe shfaq fytyrën e vet. Eja më tako
moj hije shpellash, se po të pres në mes të Tiranës, e, nëse do të mos njihesh,
edhe në mes të natës eja se gjithçka në shpirtin tënd nxin e veç nata të jep
kurajo e gjallni. Eja e pastaj mi thuaj ato çfarë ke për të thënë për atë
gjysmëkineastin, more tinzar. Por hapur ama. E jo nga skutat. Po të them se nuk
je burrë por një burrakeq që turpëron fisin e vet, se kush do të ketë një
motër, një vëlla, një burrë a baba, një hijanik shpellash? Askush ndër të
gjallët. Dhe vëri vesh fjalës, asgjë nga ato lëtyrat që shkruan kundër
bashkombasve tuaj shqiptarë mysliman nuk merret në konsideratë nëse nuk e
mbështet së pari me karakterin e figurën tënde, në sinqeritetin tënd, me
reputacionin që ke në publik. Nuk të beson kush veç do matrahulëve që të bëjnë
qejfin, të rrahin krahët sepse duan përçarje mes shqiptarësh, aq më tepër se
nuk je njeri, je i tjetërsuar dhe i çburrëruar. Kur në fëmini donin të
përbuznim ndonjë i thonim skuth, po ti je skuth e përtej skuthit sepse je skuth
vrimash. Je hije e nuk je njeri. Është e vështirë ti thuash gjërat hapur e me
dinjitet duke marrë parasysh pasojat, por është e lehtë, fare e lehtë të
fshihesh si hije pas perdeve e të përgjosh si Apolloni që Hamleti e përshkoi me
shpatë duke thënë, një mi imzot, një mi….Se vërtetë babai i Ofelisë ishte në
pozitën e miut të mbretit që kishte vrarë vëllanë për kurorën. Po ti çfarë po vret? Shqiptarët
vëllëzrit tuaj që kanë besimin tjetër e jo atë që ke ti? Ti kërkon të bësh atë
që bënë osmanët, konvertim me dhunë? Po bën revansh historik. Kërkon të prishësh ekuilibrin
shpirtëror në mes të shqiptarëve? Unë jam vërtetë katolik por shqiptarët
myslimanë janë vëllëzrit e mi. Madje unë kam dyshimet e mija serioze se ti je
një agjent serb i kamufluar që kërkon me çdo kusht e çdo rrethanë të futësh
grindje në mes të shqiptarëve që kanë besime të ndryshme fetare. Ti kërkon
nisjen e një lufte mbi baza fetare për ti sjellë katastrofën Shqipërisë e
shqiptarëve. Mallkuar qofsh nëse ke këtë mendje! Ekstremizmi fetar ngado që të
vijë nga lindja apo perëndimi është njësoj i rrezikshëm. Dhe rezulti asaj për
të cilën ti punon natë e ditë, (thua nuk ke punë tjetër – po kush të mban me
para, o njeri) dihet, kurrë në këtë Shqipëri të mos ketë mirëkuptim e përparim,
veç përçarje e amulli. E kam thënë e po e them sërish se unë kam rezervat e mia
ndaj shqiptarëve myslimanë që e kanë mëndjen anadoll, por nuk kam asgjë me
besimtarët e thjeshtë që besimin e kanë si gjë personale e që së pari janë
shqiptarë e punojnë me ndërshmëri për këtë tokë e për këtë vend. Historia e ka
treguar madhështinë e shqiptarëve të tre besimeve e sakrificat e tyre për
atdhe. Kjo është udha nëpër të cilën duhet të ecim e jo revanshizmi religjioz
që ti predikon si nje kryqtar marrok i mesjetës, po në aparencë ama, se
qëllimet i ke të tjera dhe me siguri direktivat të vinë nga kulisat e
Beogradit. Mallkimet, shantazhet, kërcënimet që kanë bërë islamikët fanatik (
ashtu siç bën ti sot në sinkronë me ta) për mua që nga prilli i vitit 2000 në
15 numura të gazetës në “Bota Sot” në Zvicër ( kujtoj me nderim Profesor
Engjell Sejdaj që më mori në mbrojte publikisht), apo në shtyp të Tiranës e në
internete janë të panumurta, por unë kurrë nuk kam patur frikë, madje kam
takuar Abdi Baletën akuzuesin tim se gjoja kam qënë antimusliman dhe
katolikocentrik e i kam thënë mi thuaj të gjitha në sy, edhe mendimet edhe
kërcënimet, se nuk fshihem. Kemi biseduar në fund të fundit si shqiptari me shqiptarin
anipse ai ka ide të tjera nga unë. Por ti o fantazma me emrin Ilir Dardani nuk
lufton idetë e gabuara, ti i përçmon njerëzit duke kaluar deri në histeri dhe
këtu qëndron ndryshimi në mes nesh si dhe tinëzia jote. Nuk do të merrem më me
ty se nuk ja vlen të kalosh nëpër penën time se je hije, pluhur, një asgjë që
kërkon të bëhesh gjë, por ti merru me mua deri atë ditë sa ta mësoj se kush je
dhe të përballesh me të vërtetën nëse ke një miligram burrni o Ilir Dardani, o
fshihanik që të mban nën sqetull Gëzim Marku, të cilit i kërkoj urgjentisht të
largojë anonimet dhe sulmet kundrejt meje, në mos do ti konsideroj të gjitha
këto se mi ka bërë Gëzim Marku dhe do të kërkoj një ballafaqim serioz kudo e në
çdo rrethanë që e kërkon ai por edhe mund të shkoj edhe në Londër sepse e kam
të drejtën të qarkulloj i lirë në të gjithë Europën dhe Amerikën. Nuk kërkoj të
ndalosh në udhën tënde të mbrapsht o Ilir Dardani, vazhdo, je i dënjë për
prapsi si vetë djalli, aq më tepër që qëntë nuk dinë tjetër veç të lehin, por
mendo mirë se nuk ka kungull në botë që shkon gjithmonë nëpër ujë dhe nëse do
të dalësh me fytyrë të vërtetë një ditë do të vijë turp, sepse ke lindur, je
rritur dhe ke kaluar një jetë të rreme. Është e rëndë për njeriun të vijë e të
ikë nga kjo botë pa lënë asnjë gjurmë, por ama më e rënde dhe poshtëruese është
të vijë e të ikë duke lënë pas veç vrraga të zeza, veç të këqija, veç ligësi
nëpër llagëme të errta si urithët që nuk e shohin kurrë dritën dhe nuk e duan
dritën.Po e kthej në vargje gjithçka që më sipër përshkrova: Ja tani, moj hije
u mora dhe me ty tani je diçka edhe ti!
27 korrik
2014