| E marte, 29.07.2014, 06:46 PM |
Mbreti ilir, Balaj
Jemi apo nuk jemi ata që me dekada kemi trokitur ne dyert e shtetëve te cilivizuara për të pasur pak mirësi për ne, për popullin tonë të shkapërderdhur? Neve aspak nuk na takon që të nderhyjmë në punët e të tjerëve.Jemi ende në gëzhojen tonë dhe gjithësesi duhet ta ruajmë vetëvehten e të mos biejmë pre e ndikimeve mashtruese rajonale.
Nga Fahri Xharra
"Te drejtat e mijëvjeçare etnografike dhe gjeografike të shqiptarëve, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali"; (Prof.Dr. Agostino Ribeco)
Mbreti ilir, Balaj (gr. ????????, lat. Balleus, udhëhoqi 165-135 prK) që ishte mbret i fisit Ardian; si për çudi nuk përmendet nga asnjë nga shkrimtarët e vjetër. Por Balaj ishte dhe mbretëronte nga kryeqyteti i tij, Rezana, nga një fortesë e madhe dhe e fuqishme dhe e pa mposhtur. Meqenëse është shkruar pak për te, atëherë supozohet se ka udhëhequr pas Gencit, rënjës së tij nga romakët . Rezana e famshme, e njohur dhe e pasur u shkretua nga sulmet e Avarëve dhe të sllavëve. Shënimet e fundit për këtë qendër janë nga një prift, viti 595. Që nag shekulli i 10-të imperatori i Bizantinit Konstantin Porphyrogenitusi e lidhi Rizonen me Travunian e kohës.
Si lindi
interesimi për Mbretin Balaj të Ilirisë së ardejve ? “ Në lokalitetin Carine të
Rezanës (sot
Diçek nga Universiteti i Varshavës.” dhe vazhdohet ...“ Këto para, këto monedha ngjallin shumë kurreshtje për hulumtim, sepse po zbulohet një pjesë e historisë antike të Balkanit nga kohërat e pushtimeve romake, , për të cilën ka pak shënime. “ ( Në kohën e pushtimeve Romake nuk kishte Ballkan por shtetet Ilirike, e që një nga mbretërit e asaj kohe ishte Mbreti Balaj.fxh )
Është e rëndësishme të ceket se kumti i monedhave nga antika është shumë i qartë: e drejta e farkimit e të hollave e shënon periudhën e ndritshme të një mbretërijeje, pavarësinë e saj dhe forcën poltike dhe ekonomike të saj; kurse karakteristikat e monedhës së farkuar na japin shumë informata për gjendjen politike dhe ekonomike të shkrirësit të parave. Lloji dhe kualiteti i metalit të shkrirë, vendi dhe koha e shkrirjës
(farkimit) na e trgojnë shpirtin e kohës së përmendur.
“Romakët, e as turqit, e as sllavët, nuk paten mundësi që te thyejnë unitetin dhe vazhdimësinë etnokulturore të Ilirëve dhe shqiptarëve. Historia nuk e jep asnjë shembull që ndonjë rajon i veçant të ketë humbur identitetin kulturor Ilir apo shqiptar, duke e zëvendësuar me atë të sunduesit. Prftët romak, bizantine, e më vonë turke slave
nuk e kanë patur asnjë autoritet tek popullata. Shumica e autorëve madje e vërtetojnë se qytetet, perkundër ashpersisë së regjimeve tësunduesve kanë mbetur si qendra kulturore Iliro-Shqiptare. Mbi te gjitha veshja dhe punimet në keramikë, demonstrojne qartë vazhdimësinë nga Ilirët tek shqiptarët”.( Prof.Peter Bartl):
Ko je bio kralj Balajos? (Cili ishte mbreti Balaj?, Eee, oj Shqipëri më duhet të lexoj nga burimet sllave se kush ishte mbreti Balaj )
“ Mbreti Balajos ( Balaj fxh) ishte një sundues i periudhës heleniste, një mbretërie të shtrirë në tokat bregdetare të Malit të Zi të sotëm me qendër në Risan ( Rezona fxh) në Boka Kotorskoj ( (Në Bokën e Kotorit fxh) si dhe ne ujdhesën Hvar me qendër në koloninë greke të Farosit, por që ndoshta ka i ka pasur edhe pjesët veriore. Për te, dihet shumë pak” ( burimet sllave )
Monedhat
e bronzës dhe argjendit ( jo të arta) janë gjetur në shumë lokalitete, shumë largë nga vendi i farkimit, dhe studimi i mire i tyre do të sqaron mirë
kohën dhe vendin e gjerë të sundimit të mbretit Balaj. Muzeu Popullor i Beogradit si dhe ai i
Padgoricës i kanë shembujt e kësaj monedheje të Balajt.
Vetvetiu
të lindin pyetjet si: Në çfarë
marrëdhënjësh ishte mbreti Balaj me sunduesit e tjerë ilir? Vendsundimi
i tij i saktë? A e kishte gjithnjë statusin e Mbretit dhe fuqia e tij sunduese?
Sipas disa monedhave të gjetura ( në
Hvar), aty nuk qëndron titulli i mbretit,
por vetëm profili i tij.. A mos ishte sundues i rendit të dytë?Ana e
Malit ka qenë në qendër të Mbreterisë Ilire të kohës së Agronit. Thesari
shtetror i Mbreterisë Ilire ka pasur pasuri te mëdha. Vetëm romakët arritën te
plaçkisnin njëzet e shtatë ponde ari, nëntëmbëdhjet
ponte argjendi, trembëdhjetëmijë denarë
romak dhe njëqind e njëzet mijë monedha ilire argjendi;orenditë e mbretit
Pavle Mijoviq, në “Umjetni?ko blago Crne Gore” shkruan se shkrimtarët Helen e cekin se ilirët ishin të organizuar në etnose (lidhje fisesh) .. dhe se që nga fund ii shekullit të 5-të prK. e deri në shek.e 2-të prK u krijua mbretëria ilire shumë e fuqishme që sundohej nga 15 sunduesish rradhazi që na Sirrhasi e deri tek Genci dhe që sundonin nyjen më të rëndësishme kulturore, pasurore dhe tregtare të Adriatikut. Teuta e famëshme e cila me krenari nuk i pranonte lamëtarët ( kasnecët) romak ishte jo vetëm mbretëreshë por edhe shenjtore fetare ilire.Ishte prijëse e lartë fetare e fesë autoktone ilire ( G. Kovaçi)
Hulumtimet dhjeta vjeqare ne Rezanë, po kryhen në kuadër të projektit ndërkombëtar:
„Risinium –prijestonica kraljice Teute„ « Rezana- kryeqyteti i mbretëreshës Teuta» që përbehet nga arkelogët polak dhe malizias. E na ku jemi? po llypi shumë.