| E diele, 27.07.2014, 02:07 PM |
Ksenofon M. DILO
I DASHUR, I PAHARRUAR !!
JORGO TELO !
Jorgo Telo o djalë, o vëlla , o shok i mirë.
Si shkuan muaj pa ty pa zërin tënd
Pa fjalën tënde pa buzëqeshjen e dlirë?
Si duket me miqtë e tu të vjetër je tani,
E kohën e kaluar kujtoni, nga lart na shikoni..
por sa shumë ne të gjithëve na mungoni,
Ne me mall e dashuri të pamatë
Ju kujtojmë e kemi për ju nostalgji!
Shkrimet tuaja lexoj dhe ndjej tek 'To
rredhshmëria të burojë lumë.
S'ka dyshim se penën e ngjyenit
në të madhen të pashtershmen gurë
Në atë ku drejtësia rridhte e kacavirrej
nëpër shpatet e thepisur buçimtare
derdhej në detin e kuq prej gjakut
të atyre që si dëshmorë të vërtetë
jetën e tyre dedikuan Atdheut e për të e dhanë
duke të patur edhe ty, si një mik të mirë pranë.
Kështu me mirësi dhe dlirësi e forcë burrërore
Drejtësia edhe e shkruar edhe buçimtare
në ujvarë të kthjellët u shndërrua
derdhet me zhurmë e oshëtimë
në oqeanin e vuajtjeve të këtij populli,
Gjithkujt t'i tregojë me vërtetësi
Ngjarjet si ndodhën , si me të vërtetë janë
E Ti i dashur Jorgo. je në atë katarakt.
Një zë , një rymë , një mësues i rallë
Që nuk u lodhe të shkruash për të vërtetën
Që do të mbetesh gjithmonë i ndershëm
gjithmonë i paharushëm,o vëlla e mik
në zëmrtat tona si një luftëtar i përhershëm
në shpirtin tonë melhem e balsam..
Dhe me nderim e dashuri do të kujtojmë
se Ti do të na sjellësh vërtetësinë pranë.
Ata që si ty punuan, nuk vdesin kurrë
Sepse në zemrat tona ngrohtë i mbajmë.
Prehu në paqe Jorgo o shok , o mik , o djalë
O mik i vuajtjeve që nuk pushove asnjëherë
Tani prehu në paqe dhe mos ki gajret
Je e do të mbetesh në zemrat tona
Një pjesë e Zagorisë heroike
Si bir i saj e mik i mirë e i rallë.
Ai mal që ka kthyer gjithmonë dhimbje e gëzime
Në jehonë të pavdekshme buçimtare,
Ai mal edhe emrin tënd to ta jehojë.
do ta bëjë të dëgjohet , e të bashkohet
me buçimën e kataraktit që rrjedh e rrjedh
Dhe kam besim që një ditë e cila uroj
E bardhë të jetë për Shqipëri e Shqiptar
në atë ditë edhe ti me dëshmorët e vërtetë
të ngriheni një i vërtetë i madhërishëm lapidar!