Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Remzi Salihi: Poezi nga Matthias Bronisch

| E diele, 27.07.2014, 12:50 PM |


MATTHIAS BRONISCH

Perktheu nga gjermanishtja: Remzi Salihi

Matias Bronish u lind më 1937 në Shtetin, pastaj në Bad Essen dhe në Petershagen të Gjermanisë. Ka kryer gjimna­zin në Petershagen/ Veser, ka studiuar Historinë e artit, Arkeologjinë, Letërsinë gjermane dhe psikologjinë në Mynster dhe Hamburg. Nga viti 1963 deri 1966 dhe 1971 deri 1976 ka qenë lektor në Universitetin e Novi Sadit, Beograd dhenë Shkup. Nga viti 1976 deri në vitin 2000 ka vepruar si mësues në gjimnazin- Helmholcit. Që nga viti 1978 është anëtarë i lidhjes së shkrimtarëve të Bilefeldit/Ostvestfalen. Këtu bëhet emër i njohur me shkrimet e tij poetike. Sidomos me temat e tij të preferuara për vendet dhe bukuritë natyrore. Lirikat e tij lakonike ngjeshin në strukturën e vet të frymëzimit edhe motive për ndarjet e shumta, që i përjeton njeriu gjatë jetës, ai e ndjen thellë vdekjen dhe dhimbjen e përjetuar nga të afërmit dhe miqve të tij. Matias Bonish përveç poezisë shkruan ese, tregime dhe përkthen, po ashtu merret edhe me piktura etj.

 

VENDI IM

 

Vendi është i pa përshtatshëm.

Telefoni është tërhequr.

Gjërat janë ngarkuar.

Miqtë janë ndarë.

Dhe ti ke vajtur.

 

Unë ulem mbi dyshemenë e lakuriqësuar,

i nguli sytë kundrejt mureve të veshura-

 

Këtu qenkeni ju

dhe këndimi

dhe qeshja

zërat tuaj

janë mbi mua

 

Muret e mbyllin hapësirën,

zërat fluturojnë

unë përkulem.

 

Fort kufizohet hapësira përmbi truall.

 

 

UNË

 

unë

unë jam me kënaqësi

unë jam me kënaqësi në shtëpi

 

ti e çel

derën

ti e mbyll

 

jam me kënaqësi në shtëpi

unë jam me kënaqësi

jam unë

unë

 

 

DITË VERIORE GJERMANE

 

Era

nget ndërmjet mureve

nëpër rrugët e zbrazëta

kokrriza rëre

nëpër fuga

 

shiu nuk bie qetë

 

që dielli

të mos gjej rrugën

nën kupën e trurit të përhirtë

 

 

DUART

 

Ngandonjëherë njeriu në mbrëmje

shikon në duart e veta.

Në këtë kohë janë tërësisht të lira;

por aty nuk shihet kujtimi,

se çka kanë bartur ato

 

Shpesh i shikoj

dhe qëndroj,

me duart në xhepa;

shikimi mbrëmjeve

është i zbrazët.

 

Unë shikoj në mbrëmje

në duar e mia-

vija të kota.

 

 

VERDHËSISHT- ËMBËL

 

Mbi një tabaka të argjendtë

Përmbi plakë mermeri të bardhë

Filxhani

i zbrazët

dhe vetëm

fundi i kaftë i saj i përlyer

dhe diçka të kuq buzësh

 

aty pranë dy monedha

të përdorura ari të zbehtë

 

Vetëm atë lartë

e lexon i vendosur

 

Më mbetet mua

shtesë kafeje

dhe sekreti

i copës së sheqerit

me pikat e verdha-të ëmbla qumështi

 

 

KËSHTU PËRFUNDON

 

ngadalë cakton rrugën

në lëvizje

dhe pemët bien

me hapa të lehtë

dhe luadhet rrëshqasin nga kjo

dhe qielli

çilet

 

unë

 

mbylli qiellin

zgjeroj luadhet

i lë të ngrihen

pemët

dhe në rrugë caktoj veten në lëvizje

kështu përfundon

 

 

MË NË FUND

 

Ka shkuar në rrjetë

është dorëzuar

nga dëshirat e tepruara.

Mbi thatësirën

e pa mbrojtur

ta blej lirinë.

Përsëri atë në ujë e pret

kapja e përsëritur-

 

deri sa një ditë

flashkat t’i bëhen të thara

asnjë pfening s’ka vlerë.

 

Më në fund

është dorëzuar

në rrjetë

 

 

PRESPEKTIVAT

 

Gardhet e larta

tregojnë lartësitë e vërteta

në pikën e arratisjes.

Pa kapërcyerën e saj

avullon veten

në një vijë.

 

Këtu çka është

atje s’është kurrgjë.

 

Unë jam gati për arratisje.

 

Plani i arratisjes:

Unë do të detyrohem të mësoj,

të tërheq perspektiva

 

 

SHKUPI

 

Mbi çatitë tua

më bartin mua

flatrat e mia.

Dhe unë e di:

Dielli po ashtu nuk do të më

kursej,

pastaj unë do të doja

me flatrat e kalamendur të zbres

në rrugët tua të rrëzohem.

 

Dhe unë e di:

Ti më mban mua

nën çatinë tënde,

dhe unë vdes

në shtëpi

 

 

QENGJI

 

Çka do të bëje,

kur ti ke këtë shenjë?

 

Unë gjunjëzohem

fryj në zjarr

dhe tymi hipën

derisa bloza të ngjitet në lëkurë

 

Në gjirin sardonik

e pi tingullin

e erës

nga Aegina

 

Në Distomo

qëndron ulët në shpatin e rrugës Abeli

dhe dëgjon kambanat

e kopesë së dhenve

 

Unë kthehem prapë

pa qengjin