| E premte, 25.07.2014, 07:22 PM |
Dëshmorit Haki Shatri
Duar te bardha shtrihen lart
Drejt qiellit në kaltërsi
Gjethet nga lisat bien ngadalë
Lehtë, lehtë fare pa u ndijë
Shiu pikon më ngadalë
Pikon loti i nënës plakë
Zemra i plasë nuses gjorë
E bërë nuse pa duvak
Më kot pret motra ke dera
Nga ushtria vëllai për të ardhë
Kalojnë muaj e shumë pranvera
Pa shpresë vitet shkojnë vërdallë
Pret më kot fëmija babanë
Që më vrap ta përqafon
T´ja qet dorën n´krah mënjanë
T´i tregojë sa shumë e donë
Por ai s´erdhi, i gjallë kurrë
Si një trim siç ishte vet
Ngjeshur
Haki Shatri trim më fletë
Mbaj më mall fjalët e tua
I imi vëlla i idealit
Kur në punë të pata takua
Në spital atje rrëzë malit
Shumë u gëzove atëherë për mua
N´mantil t´bardhë veshur si mjek
Më lot gëzimi më ke urua
M´the këtu, na duhesh për jetë
N´punë
rreth nesh
Përball kishin Haki trimin
Frikacak e qelbanik
Kurrë s´ja trembshin Hakiut syrin
Por n´armatë ish diçka tjetër
Shumë
tinxar
Sllav vrastar tiran të vjetër
Vranë Hakiun një natë më shi
Ishte i
fortë dhe
Shumë
torturave u
Ditën e fundit për në shtëpi
E lënë nënën atë ditë pa djalë
Edhe sot nuk mund t´mendojmë
Së, s´është i gjallë në mesin tonë
Për jetë jetëve do të jesh dëshmor
Haki Shatri gjaku jonë.
Hasan dhe Lajde Blakaj
Stockholm 24 korrik 2014