| E merkure, 23.07.2014, 08:02 PM |
OBOTI
Nga Gjovalin Muzhani
Nji fshat mjafte i bukur fushore, me panorama piktureske gjithmone te gjelbrueme, me nji klime te bute te kandeshme. Shtrihet ne veri-prendim te qytetit te Shkodres me nji largesi afert 11 Km. Perfeshihet ne zonen e Oblikes te Bregut te Bunes. Rruga e asfaltueme paksa e damtueme zbret ambel ne vije horizontale ne drejtimin rranze valezimit te kodravet te blerueme, hijeshohen me terracime te mbjella me ullij gjithmone ne gjelbrim ne te thimte. Ullishtat e shumta nji pasuni me vlere te madhe ekonomike, qe rrite mireqenjen e fshatit. N’kontrast me veren e zete qe rrezet pervluese thajne e zharisun çdo gja, n’horizontin e shikimit admirues, paraqitet landeshaf i bleret plot lule ndure ngjyrash te bimvet t’aravet e livadhevet. Te joshet syni n’ket ambjent, sheh sesi rritet e lulezon ne rrezet jete dhenese e te prarueme te rrezevet t’ diellit.
Shihet
nje shfaqje te prendimit te diellit magjepes, tue pasqyrue prendime diellit
inspirues ne horizontin e brigjevet te Bunes me ujna rrjelles te qeta te
kaltersise…Lumi Buna si nji arter i madh i bollshem ujore i jep jete, gjalleri,
hijeshi plot begati dhe peshk, me bimesi te larmishme, kesaj zone me nji klime
te bute kalmuese admiruese…Oboti ka nji pozicion shum te mire gjeografik, po te
hapet si nji pike kufitare me Malin e Zi merr nji zhvillim si Hoti. Shkembimet
tregetare sjellin dhe pasunine e zhvillimin social…Ishte qyshe ne lashtesi si
port dhe ure lidhjet permes te lumit Buna per dalje ne Detin Adriatik, qe
kalonte vaporri tregetare per ne Venedik e
Oboti i vjeter ne lindje ka Obliken, nga jugu laget nga ujet e lumit Buna, dhe ne veri shtrihen tokat e Muriqanit. Ne detin e gjelbruem si oaze çfaqen pemetoret e shumta, plot ullishta, mjafte bahçe e kopshtije te bukura, tue u kufizue nga brezi i kallamishtevet si mbrojtese drejte bregut te Bunes me shtrimja livallore e kullotash te shumta, blegrima e kope delesh, nen simfonine e ziles se dashit…
Mendohet se prejardhja e emnit te fshatit te Obotit rrjell nga gjuha sllave qe ne kuptim do te thote brryl (kethese harkore), vije oblike u quejt Obot . Ne te vertete lumi Buna, brije fshatit ban nji kethese te ambel si neander ne forme brryli, ketu ndollej dikure fshati i vjeter i Obotit. Ne kohna te lashta vendi qe shum i pyllezuem, mjafte i begate, me moçale te shumta, kallamishte driza e ferra, tue kene si nji vend i maskuem i pullezuem virgjin dhe me pak toka te hapuna si livallore.
Egzistonte
motit edhe kjo legjende ne goje dhanen popullore trashigue permes te brezavet:
Tre ulqinake tue ece me barke permes te vijes se Bunes
Shekullin XV qyteti i Shkodres zhvillon tregeti intensive permes te detit Adriatik. A.Dyrelie njofton per lundrimin ne Shirq, dhe egezistencen e kantierit te ndertimit te anijevet te Obotit. Shkodra lidhej me lundrim me Ulqinin nga skela e Obotit. Kohen e Bushatlijvet lundrimi rritej permes te ketyne skelavet e zhvillohej tregetia gjate krejte vitit. Vetem ne sezionin e vjeshtes e te pranveres qe ujnat ishin te mjaftueshem per lundrim, anijet vijshin deri te Molo e Krye-Pazarit te Shkodres. Shekullin e XIX familjet shkodrane Bjanket, Muzhanet e Darragjatet kishin anijet e veta te lundrimit per tregeti ne linjet Obot-Venecia, Obot-Ttrieste dhe kethim qe bahej ne 28 ore rruge si sot trageti.
Vaporre
Shqiptare: Scutari i Ndrek Muzhani, Skanderbeu, Teuta i Familja Muzhani e
Oboti, ky i fundit u mbyt ne menyre enigmatike nga konkurrenca ne vijen per
Prandej lindi nevoja e ketije porti ndihmes qe kishte zyren e Doganes e ndertesen e xhymrykut rreth 200 vjeçare qe egziston ala sot. Asht 40m e gjate, 8m. gjane dy kateshe, ka 15 dritare dhe tri dyre hymje. Ndertue mire me gure te skalitun. Nga depozitimet lumore, kati perdhese qe dikure hynte ushtari turk mbaje kalit, sot e ka mbulu dheu 2-3 m. dhe porta e hymjes kryesore mbete gjysma hupe ne toke. Kjo ndertese e madhe e Doganes tregon se dikure ka vlue tregetija.
Ketu ankoroheshin vaporret, kishte hamaj te caktuem xhymrykut 30 deri 50 vete, qe terhiqeshin anijet me litar per te ju afrue bregut per ankorim dhe kendojshin kangen: Eja, eja, eja, mylon/
Mylon barka plot / Barka niset per Obot...
Ishin ne organike 15 ushtare qe ruejshin portin dite nate e s’hupte kurgja, punohej me ndershmeni, s’egzistonte hajnia. Perpara 90-100 vjetve numroheshin 30 barka te ndryeshme ne breg. Kishte kantjer ndertimit e rriparimit te barkavet. Kur nisej barka per lundrim mbas ankorimit, leshojshin zingjirin e rreshqiste ngadale nga pjerresija, bante nji jave per me dale ne Pulaj pa ra ne Velipoje, kjo ne kohet e vona nga depozitimet e mos pastrimi e thellimi i Bunes shum i domosdoshem per lundrim.
Gjeopopollzimi
i kesaj zonet njifet para 700 vjetvet. Ishin ne lashtesi fiset Çemeraj e
Gjekaj. Ka mendime se qe banue para 1000 vjetvet, por semundja e mortajes i
shoi keto banime tue mbete varrezat e murtajes si deshmitare te vend-banimevet
te hershme. Fiset Mark Gjekaj erdhen para 300 vjetvet nga Shestani, fisi i
Çulajvet thohet se
Edhe fisi
i Koçobashvet erdhen nga
Ne kohen
e pushtimit turk Veziri i premtonte me u kenvertue me rushfete ne musliman tue
i fale toka shqiptare. Quku Perati i ba musliman, i cili nuk pati trashigimtare
edhe u shue kjo familje. Dy vllaznit tjere Gjeto Perati e Millo Perati mbeten
ne fene katolike te cilet ishin me prej-ardhje nga Ulqini. Nga Ceklina erdhen
Gjurokoviçet tue u vendose ne pylle te Obotit. Oboti si nji qyteze e banueshme
pati 11 dyqane, me 30 shtepi banimit. Shtepijat patriarkale te vjetra kishin
30-40 rob ne familje. Vetem hamajt e xhymrykut paten 11 shtepija banimit. Ketu
ne Obot ka vlue tregetija si ne pazar te Shkodres. Fillimisht pati
shtypshkrojen ma te paren ne Shqipni vitin 1565 per siguri ne Obot, 38 vjet
mbas shpikjes Gotembergut, shtypte libra fetare ne mvaresi te famullise se
Shkodres. Ne kohen e Turkise mardhanjet me popullin
Me 1924
qene te lidhun me Opoziten Demokratike sikurese qe dhe Shkodra. Gjate luftes
Nacional çlirimtare (ardhjes diktatures
proletare) kjene indiferant tue mos pase asnji te mire veçese rapresalje te
madhe fetare. Kolektivizimi 1957 kje nji paçavure, e vorfnoi fshatin e pasun
tue i ba fshataret rob te tokes me nji pagese vorfanjake…Oboti sot ka nji
drejtim bujqesore blegtoral.
Kjo zone dallohet posaqerisht per nji zhvillim te madh kultural dhe artistik-folklorik. Ka pase grupe te bukura e te larmishme folklorike, veshje mjafte artistike karakteristike t‘Obotit, me kange e valle te bukura terheqese popullore. Oboti i vjeter qe rrafshue nga termeti i fuqishem i 15 Prillit 1979 me intensitet 8 ball. Vete Zoja e Shkodres i mbroj, se ra diten e Pashkvet katolike tue pase pak viktima. Asht ngrite Oboti i ri rranze kodravet ku asht sot, me largesi 1,5 km. nga qendra e bashkueme e fshatit. Me demokratizimin e jetes shkon drejte ekonomise private. Kjo po duket me rritjen e mire-qenjes me televisione, frigorifer, lavatrice e vetura qe i blejne me djeres, per jetese ma te mire.
Rregjistrimt e vitit 1916 ne lagjen Obot e Serreq kishte 282 katolik, sot ka 799 katolik duke ju referuar vitit 1993. Ka pase kishen e Obotit para 200 vjetvet, te Lami i Bastanti, qe kje shkatrrue nga vershimet e Bunes.
Kisha e
vjeter e Shirqit qe ndertue me transportin e gurit dore me dore, vue ne rresht,
nga rranza e Kalase Rozafa te Shkodres.
Te kisha e vjeter e Shna Baftit ku do te hidhen themelet e ndertimit te kishes se re, me permasat 24X10m. Qene zbulue themelet me keto permasa 19X7m.dhe dy kolonat ku ishte ilteri. Kisha qe 6m e nalte e kompanieli 18m.me tri kumbona, qe nder kremtet fetare ndigjoheshin 10 km largesi ne grishje te besimtarevet, ket jehone vale tinglluese e ndihmon ne perhapje terreni i hapun fushore.
Vitin 1967 me urdhun te Zeusit Diktator, ra rrufeja dhe ketu per te prishe kisha e xhamia, kjo perndjekje anti kultures fetare ndoqi dhe Obotin. E gjith kisha qe ndertue me gure granitit, te sakalitun me gure blloqe te medhaj ble nji napolion are n’Itali, qe i sollen me anije e bajte me qerre deri ketu. Gurin qe skalitnin mjeshtrat per me ndertue kompanjelin qe hapshin dy vrima, tue fute hekurin per me kape dy blloqet, e fiksimi bahej me plumb te derdhun. Gelqerja e stazhionueme ne toke 25 vjeçare i lidhte blloqet e gurevet qe çimentoheshin shum dhe ishin vertete anti sizmike. Nji traktor nuk mujt me e rrezue ket kompanjel ndertue me prepikmeni, athere u lidh dhe i dyti stalinjec e me zi ra ky altare i zotit…Duhet te thojme: Fali o Zot se s’dijten se çka bajne.
Sot jane
hape themelet 1,5m qe do te lidhen me beton arme dhe me kolonat e mbrendeshme
anesore si anti-sizmike. Ndertimi i kishes tersore qe ba nga usta Ymeri
specialist Dibrane dhe me kontributin e popullit
Me daten 11 gusht diten e Shen Kjares te vitit 1994 ora 11 u Premtue Mesha nga meshtaret Dom Luigj Keqira nga Famullija e Shkodres, ne bashke-celebrim me Dom Gjergj Simonin famullitare i Dajçit e Obotit. Ishte nji pjesmarrje e gjane e popullit, ndaj nji gezimit te madh vllaznore. Gjate predikimit te bukur te Dom Gjergj Simonit ne mes tjerash tha: Sot do te bahet bekimi i gurit te pare themltare te kesaj Kishe te shejte qe do te ndertohet. Mbi keto mure te rrenueme te ish kishes, do ndertohet kisha e re. Me ndihme te Zotit e te bamiresise se popullit Belgjian. Ishin prezente nji grup te rijesh belgjian qe kishin ardhe me punue ne solidaritet per ngritjen e kesaj kishe. Mbare populli ka gezim e lumturi, dhe ndihmofte Zoti te bahet ma e bukur se ka qene. Ne ket shekull plot me lot te lusin Zotin per lumnine tone. Falnderojme me gjith zemer bamiresine e pupullit belgjian. Dom Luigj Keqira ne emen te Famullise se Shkodres bekoi gurin themeltare. Tue e vendose ne themel te kishes se re, se bashkut me famullitarin e pa lodhun Dom Gjergj Simonin. Shperthyene urime edhe gezime emocionuese me lot te gezueshme ne kenaqesi te rralle… Me shterngime duresh ne mes te popollit dhe te rijvet belgjian... Keto momente gezimi emocionesh u fiksuene me telekamer nga Zotni Tonin Gega edhe fotografi i nderuem shkodrane Zotni Angjelin Nenshati.
Ndjermetsine per financim e bani Z.Vlash Tom Çukaj me banim ne Belgjike. Bashkpunimin me shoqaten e bani Rrok Hila, keshilli i Kishes ndihmoj ceremonine e bukur ne falnderim te Zotit. Aroma e fese se Krishtene kundermon ne Obot. Çdo jave ne vitet 1990 thohej meshe nga Dom Gjergj Simoni. Zhvillon katekizem dy here ne jave ne Obot e Oblike nji pjesmarrje e kenaqeshme. Flladi i prenveres fetare, ndihet ne Obot, tue ndergjegjesue popullin me dashuri per Fe-Atdhe.
Marre nga libri « Tregime dhe novela » te shkruara nga Gjovalin Muzhani, ish mesues.