| E merkure, 23.07.2014, 07:04 PM |
Dhimje.
Nga Shahin Ibrahimi
E shikoja
çdo ditë që bënte të njëjtën rrugë dhe qëndronte pak në një vend, sa për tu
çlodhur, dhe nisej sërish me hap të ndadaltë. I ishte bërë si rit kjo gjë
shplodhej, pastaj me vështirësi hidhte çapin i lodhur. Dhimbja i fillonte porsa
vinte këmbën në tokë, dhe pesha e trupit i ipte këmbës së sëmurë një lloj
shtypje të pa durueshme. Për këtë arsye çdo hap e shoqëronte me një “oh”
therëse që të digjte shpirtin. Herë pas here fshinte ballin nga djersët që i
rridhnin nga mjekra e vyshkur dhe e tharë. Kishte ardhur në lagjen tonë kohët e
fundit, dhe kishte ndërtuar një shtëpi si gjithë të tjerët për të jetuar i qetë
këtu në qytet, siç thoshte shpesh herë. Mendonte që të largonte streset e jetës
mbasi ajo nuk ka qënë e mbarë për të. I lodhur me punët e bujqësisë që
Kishte lindur më 31- 04- 1949 me dikumenta shtetëror të gjëndjes civile Durrës. Për gjashtëdhjetë vjet merrte nga kjo zyrë çertifikatën personale dhe familjare sa herë që nevoitej, dhe kur paisej popullsia me pashaportat e reja nuk kishte asnjë shqetësim. Kur shkoj të bëj kartën e identitetit, aty i thonë që nuk figuron emri juaj në asnjë dokument zyrtar të kompjuterizuar. E sqaruan se duhej të hidhte prefekturën në gjyq dhe ta kthente datlindjen nga 31- 04- 1949 në një datë tjetër të afërt me të, që të paiseshe me kartë identiteti dhe pashaportë biometrike. Ishte një gabim i thanë të cilin ai duhej ta ndreqte sa më parë. Zyrat e gjëndjes civile nuk kishin të drejta ta ndiqnin me proçese gjyqësore atë punë. Ai u habit, u nervozua, nisi të shfrynte sa posht e lart për këtë budallallëk, por askush sja vuri veshin. Vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta i tha dikush në formë këshille, dhe ai ju vu punës.
Hapi një
proçes gjyqësor më avokat të rregullt, ku paditi seksionin administrativ të gjëndjes civile të
prefekturës, për datën që i kishin vënë gabim. Gjatë gjithë kohës atij i kishte
rënë në sy kjo gjë, por mendonte se do vinte një ditë dhe do kapej ky gabim i
tyre dhe do ta rregullonin vetë. Halli do nge. I kujtohej herë pas here, një
fjalë e urtë popullore e zonës së tij, dhe mjer kujt i bie. U kthye në vënd
lindje për të marë një vërtetim nga shkolla, ku kishte kryer klasën e pare. Në
Degën ushtarake me anë të librezës ushtarake mori një vërtetim, që kishte bërë
ushtrinë në vitin 1968- 1970, dhe vëndin ku e
-Gjykata duke marrë për bazë faktet e sjella vendos që: Datëlindja reale është 02- 05- 1950. Kjo çertifikatë është aktlindje dhe të tjerat janë të pa vlefshme.
Hallexhiut të gjorë sikur i ra tavani mbi kokë, filloi mos tju besonte veshëve.
- Më fal zonja gjyqtare por unë jam datlindja 1949 shiko dhe vërtetimin e shkollës, që në atë kohë nuk të pranonin pa mbushur shtatë vjeç. Ja dhe vërtetimi i ushtrisë me gjithë Librezën ushtarake. Në regjimin monist nuk të mirrnin ushtar pa mbushur 19 vjeç, por fytyrës së gjyqtares nuk i lëvizi asnjë muskul.
- Nuk më duhet gjë për të kaluarën, unë shikoj çertifikatën e lindjes dhe ajo ka këtë datë. Për llogjikën e ligjit vetëm ajo njihet si dokument zyrtar për lindjen tënde.
-
-
Avokati po shikonte me indiferentizëm dhe nuk e kundërshtoj vendimin, vetëm qëndronte atje si mumje. Ishte detyrë e tij të shikonte çertifikatën që gjyqtarja e mori si çertifikatë aktlindje dhe ta kundërshtonte, dhe të tregonte vërtetimin e shkollës dhe datën e marrjes në ushtri. Avokat prej lecke vetëm për të të marrë paratë. Në vënd të mbronte klientin, ai u bë palë me gjyqtaren. Eh drejtësi, drejtësi që kurrë ske qënë e tillë.
Gjyqtarja vendosi përfundimisht datën 02- 05- 1950 si datë lindje, dhe koha që ai të marr pensionin e pleqërisë aq të nevojshëm për të, iu shtua dhe një vit.
E habitshme kjo ngjarje që mbas 60 vjetësh të të ndrrohet datë lindja. Si doli çertifikata e aktlindjes origjinale, në seancën e pestë të atij gjyqi. Në vëndin tonë një i pa mbrojtur nuk mundet kurrë ta gjejë të drejtën e vet. Hajduti thërret kape hajdutin, ndërsa viktimën nuk është çudi ta shpallin fajtor dhe ta fusin pas hekurave. Kështu dhe personazhi i rrëfimit tonë, nga viktimë u shpall fajtor. Arsyeja sepse ai ishte një njeri i zakonshëm, një njeri që ligji mund ta marrë nëpër këmbë, pa ndjerë asnjë lloj pendese. Duke u njohur me këtë fakt të trishtuar, gjithkujt prej nesh mund ti lindin në kokë shumë pyetje
Vallë shteti a është ngushtë për këtë kursim të vlerës materiale që i dha kjo gjyqtare, me këtë gjykim të pa drejtë?
Vallë kështu ruhet vendi i punës dhe dinjiteti i zyrave shtetërore duke shkelur mbi vetveten, apo të tjerët që janë të pa fuqishëm dhe presin nga drejtësia, të gjykojë drejt dhe të jenë të ndërgjegjshme në vendimet e tyre.
Të punosh për 48 vjet dhe të presësh pensionin e pleqërisë i sëmurë nuk është mëkat.
Të punosh 48 vjet dhe të të shtyhet pensioni i pleqërisë edhe një vit është krim dhe këtë krim e bën një gjyqtare që i njeh ligjet më së miri.
E kujtoj këtë histori sa herë që e shikoj këtë njeri të heshtur që herë herë flet me veten, dhe pse jeta vazhdon dhe për të.
Shpesh herë ne flasim se do luftojmë korrupsionin, por ky nuk është korrupsion është më shumë se aq. Zotërinj një zemër që nuk njeh dhimbjen, mbjell veç dhimbje. Korrupsioni luftohet dhe ndalohet me zbatimin e ligjeve, dhe mbrojtjen e shtetasve pa dallim feje e besimi dhe gradë shoqërore.