| E merkure, 23.07.2014, 08:10 PM |
Përtej humanizmit, edhe të
buzëqeshur.
Nga Drita Lushi
Ata (këtu fus edhe veten time) i sheh të veshur me bluzë të bardhë, të qetë, korrektë;
Duken kaq të ftohtë, a thua se dhe frymë nuk dihet në marrin apo jo.
Por,mjafton të kalosh një orë në kafe ose një darkë në shoqërinë e tyre dhe do kuptoni që ata janë thjesht të mirë në plot kuptimin e fjalës, thjesht njerëzorë, në të gjitha dimensionet, thjesht humanë me çdo njeri.
Thjesht, njerëz- e më shumë se njerëz, e përtej të gjithave të qeshur, alegro, të bukur, me hobet dhe dëshirat e tyre, kapërcejnë banakun stoik të farmacive ku punoj-në.
E kam fjalën, as më shumë e as më pak pikërisht per kolegët dhe brezin tim, farmacistë.
E, u desh të vinte Eva nga Kandaja që ne të mos hezitonim, por të mblidheshim së bashku për të fesuar në një restorant në Tiranë.
Megjithëse periudhë pushimesh ne u mblodhëm;
Eva mbërriti nga Kanadaja, lozonjare e me një të qeshur të mrekullueshme, Irena nga Vlora, Sandra dhe Iliri nga Durrësi(bashkëshortë), Besa Limja, Luiza dhe unë u bashkuam dhe kaluam orë të paharrueshme larg përditshmërise, qetësisë e vetëpërmbajtjes që karakterizon profesionin tonë.
Nuk i linim rradhë njëra-tjetrës në të folur, shkrepnim aparate, celularë e muzika nuk pushoi asnjë moment;
Ambjenti aq i këndshëm siguruar nga restoranti dhe guzhinierja duarartë Shaqja,shakatë pa mbarim sa dhe vajzat fjalëpakta atë natë u benë “llafazane”.
Poza dhe kërcime pa fund, që nga vallja e Tropojës të cilën, Besa simpatike dhe e papërtuar (me origjinë nga Tropoja), e “qan” fare.
Muzikë greke, popullore, valle Tironse, rrok e çdo lloj valle tjetër ne arrinim t’i bënim tonat.
Irena e bukur e pakëz serioze (si labe që është) atë mbrëmje ndryshoi krejt, Limja(me origjinë nga Burreli) e urtë, fjalëpakë dhe shumë e zgjuar e cila më kujton ndonjëherë që hapat duhen vënë në Tokë dhe jo në fluturim, Luiza syjeshile e qetë si natyra e Peshkopisë që ështe prejardhja e saj; Sandra me origjinë nga Saranda, syblu, bukuroshe dhe një konkurente e fortë në kercim;
Iliri nga Durrësi(bashkëshorti i Sandrës), i qetë dhe shakaxhi, që s’u lodh së kërcyeri dhe së qeni xhentil, edhe pse ishte në raportin një me shtatë;
Në mes të darkës telefonoi dhe një shoku ynë i kursit Klitoni, që jeton në Korçë.
Klitoni është një djalë shumë i zgjuar dhe punëtor;Pasi folëm edhe me të, na u bë se ishte dhe ai në mesin tonë.
Folëm dhe bëme foto apostofat për shoqet tona që s’ishin aty dot, për arsye objektive;
U ndjemë mirë.
Por ishim shumë në çdo gjë që bëmë, në ato që thamë, në argëtimin, buzëqeshjet, lirshmërinë;
Gjithmonë dëgjoj të thonë, pas një mbrëmjeje apo një aktiviteti argëtues: “u ndjemë si njëzet vjeçarë”.
Unë jam kundër kësaj shprehjeje; “U ndjemë mirë, kaluam mirë”- them unë;
Nuk është mosha ajo që të jep lirshmërinë, sinqeritetin, mënyren e argëtimit; Eshtë zemra para së gjithash;
Çdo gjë e bërë me zemër rron përjetë, dhe është më e bukura brenda qenies sonë.
Në fund, hapëm dhuratat që na kishte përgatitur Eva, dhe orët pa na lajmëruar ikën dhe hyri dita e re…
Ora
kishte kaluar një pas mesnate megjithatë ne nuk ndaheshim as jashtë derës së
restorantit me batuta dhe shaka e gati harruam që nata