| E hene, 21.07.2014, 07:27 PM |
Colleen McCullough
Është një legjendë për një zog, i cili këndon vetëm njëherë në jetën e tij, këndon më ëmbël se çdo krijesë tjetër mbi faqen e tokës. Në momentin që zogu braktis folenë, fillon të kërkojë një dru me gjemba dhe nuk ndalet asgjëkundi derisa ta gjejë. Pastaj, duke kënduar në mes të degëve të egra, shpon veten me gjembin më të gjatë e më të mprehtë. Dhe, duke vdekur, përmbi agoninë e tij kumbon kënga më e gëzueshme se sa e laureshës dhe bilibilit. Është kënga e këngëve, çmim tejet i jashtëzakonshëm për jetën. E tërë bota hesht për të mbajtur vesh dhe Zoti në qiellin e Tij vetëm vë buzën në gaz. Sepse gjëja më e çmuar duhet të blihet me çmimin më të madh të dhimbjes… Ose kështu thotë legjenda.
Nga libri “Zogjtë e gjembit”
Përktheu nga anglishtja: Meri Lalaj