| E hene, 21.07.2014, 07:07 PM |
Ka një emër çdo gur shpie
Nga Zog Hysenaj
Hajde sonte po m’thotë shpia
Kimet mjekrrs m’iu kanë rritë
Strehtë e shpisë janë lott’ e mia
Tash sa vjet që jam tuj t’pritë.
Lott’ për mur po dirgjen n’tokë
Sytë përpjetë po i mban oxhaku,
N’rrajtë e mia akull ftohtë,
Qyqe vetëm mbetë konaku.
Trentë e shpisë m’u kanë mizatë
Krejtë myjavë m’u ka qypria
Nuk po i ndiej as fminë as gratë
Krejt m’kan ikë prej k’tu djelmnia.
Marimangat
më
Therrat murit m’iu ka ngjitë,
Deri sa t’vish ti me m’pa mue
50 vjet që jam tuj t’lypë.
Me sy t’keq Korja m’shiko
Gjuejn me gur muret e arës,
Hajde i natë e m’i kujto
T’partë e tu te Ara e Agës.
Qyqe vetëm rrasa e manit
Rri tuj fol me mure t’shpisë
Bash si plaku n’teh t’divanit
N’rrajtë e mia streha e burrnisë.
E trënt të era kur kcen acari
Përmbi borë me rrath do t’vi,
Te
pranvera që bleroi
Aty bashk ishim na t’dy.
Borë e shi brenda po m’hinë
Hyn e
Lëndët e ngrehës ndërveti flasin
Shekuj pres t’më vijë pranvera.
O banorë i barkut tim,
Me rrajë n’tokë temeli im
Pa miell n’magje m’keni gjetë.
Magjia ime pa bukë mbetë
N’Prrojz mullini s’pat me blue
Prej atyhi un’ hupë e tretë
T’ika ty, ti m’ike mue.
M’u ka lag rrasa e gurit
Për nën man në oborr t’shpisë
Ku u ndiejke fjala e burrit
Ku jan ditë shartet burrnisë.
Sot me gjumin unë jam nda
Sytë po m’shohin gjithë inatë
Qysh atë dit që ty s’t’kam pa
Midis shpati ku t’lash at’natë.
M’ndoqi era përronit poshtë
Ika shpejt shkova tuj dvetë,
Udha e mbarë biro të koftë
Më tha një za, shko ka t’çojnë retë.
Pa e ditë a kthehna, e kurë,
Mora rrugën me sy mshelë
Emrin ulë e shkrova n’gurë
Kur t’vi deren, kush ma çelë?
Tuj ba zhurmë si defi n’dasëm,
Vi përpjetë një natë me bujtë,
Mblidhen fluturat si lulat n’basëm
Mirë se erdhe! A kie mujt?
Aty flen heshtja e mërzia
Se shpi buke t’kan pas thirrë,
Kurr pa miq nuk ka metë votra
Një urim: -e shtrofsh për t’mirë.
N’Hysenmakaj ato troje
Janë vadit me lot burrënie
Historia asaj i ban roje
Ka një emër çdo gur shpie.
...!
Sa her vjen pranvera tokën jeshilon
Fillojnë çelin lulet dalin lozin fëmija
Dalim dhe shëtitim, jeta gjallëron
Si në ëndër nate më kujto fëmijnia.
Vendi ku unë linda, ëndrra që nuk vdesim
Në hijen e saj frymëmarrjen ta ndiej
Zgjohen nga një çikë për të mos harruar
T’ia fshij lotët kullës, muret t’ia lëpij.
Pres diellin të lindë, vdes nga pak përditë
Ti më tregon mua unë të tregoj ty,
Harresa e trojeve më zgjon, mi hap sytë,
Pranverë apo furtunë nuk e di se si.
Është një shtëpia që i kanë thanë kullë
Përgjithmonë është djepi im
Djepi i drunit n’shpinë me gurë
E shoh në andërr plot trishtim.