| E hene, 21.07.2014, 07:59 PM |
ISIS
Nga Pirro Prifti
Tërheqja e USA dhe NATO nga Afganistani dhe Iraku, mos veprimi në Siri, përplasjet e fuqive të mëdha për këto zona, idetë e reja gjeopolitike për këtë rajon, kanë krijuar një ringjallje të aktivietit ushtarak të radikalizmit religjioz në këtë zona, e tashmë të një radikalizmi shumë më të frikshëm nëse nuk vihet dorë.
Përparimet
e radikalistëve fetarë të drejtuar që
nga 29 qershori i 2014, nga një radikalist i njohur me emrin Abu Bakr
al-Baghdadi dhe pushtimet e tyre ne Irak dhe pjese të Sirisë kanë krijuar një shtet që ata e quajnë kalifati
Në fakt
Për këtë qëllim drejtuesit e Kalifatit të parë ISIS synojnë të vendosin një shtet islamik në Irak, Siri dhe pjesë të tjera të Levante-s të orientuar nga salafizmi.Ideologjia e tyre synon në rikthimin në ditët e hershme të Islamit duke hedhur poshte inovacionet moderne në interpretimin e Kuranit të cilat sipas tyre ‘korruptojnë’ frymën origjinale. Ata dënojnë kalifatet e vonshme dhe Perandorinë Osmane për devijacion nga origjinali , nga ajo që quhet Islam puro, e për këtë qëllim kanë vendosur të përpien të bëjnë një Kalifat të vërtetë duke përdorur dhunën.
Disa
shkollarë sunni, si Zaid Hamid, madje vetë Salafi dhe Myfitët e Xhihadit (Adnan
al-Aroor dhe Abu Basir al-Tartusi), thonë që
Financimet e ISIS vijnë nga rrëmbimet me dhunë, vjedhjet, gjobat ndaj bizneseve, vjedhjet e bankava dhe dyqaneve të xhojelerivë në Irak, Siri, Liban, Pakistan Afganistan, si dhe armatimet i kanë marrë e rrëmbyer,nga ushtria amerikane dhe e NATO-s , por edhe ka blerë armatime. (http://en.ëikipedia.org/ëiki/Islamic_State_of_Iraq_and_the_Levant#Finances).
Aktualisht ka 4000 luftëtarë aktivë dhe disa mijra në rezerve.
Armiqtë e
tyre janë sektet myslimanë shia dhe të krishterët e atyre shteteve të cilët
jëtojnë aty prej dy mije vjetësh. Një nga ultimatumet e fundit të
Egërsia e
tyre jo vetëm që ka trembur gjithë popullatën e cila është pushtuar por edhe
sepse shumë veprime të kësaj ushtrie radikaliste janë amorale dhe imorale
sikurse parrullat e tyre që ....’të gjitha femrat e reja duhet të bëjnë sex me ushtarët e
A mund të jetë ky kalifat dhe kjo anomali radikaliste një nga të ashtuquajturit e armiqve të njerëzimit para se të vijë fundi u botës i quajtur nga myslmanet si Dexhalli apo Mehdi? Egziston kjo mundësi duke patur parasysh që anti-profetet do të vijnë nga lindja e mesme para se bota të jetë në fundin e saj.
Interesant
është fakti se disa shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë janë futur
në grupet radikaliste si Al Nusra, por tani mendohet se ka dhe në
Nuk është e rastit që “Kalifi” i vetëshpallur predikon që nuk duhet të jemi koprracë me jetët dhe me pasuritë tona dhe duke predikuar edhe në gjuhën shqip tha:,.... “Dhe i bekuar është ai i cili largohet nga kjo dynja në Ramazan dhe e takon Zotin e tij në një prej këtyre ditëve të mëshirës. Kështu që kapni armët, kapni armët, o ushtarët e shtetit islamik! Dhe luftoni, luftoni!”.
Deri tani janë vrarë me dhjetra shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë në luftën fetare në Siri, Irak, dhe mendohet se janë rreth 2000 të tjerë që përgatiten të shkojnë apo janë të ‘gatshëm’. Shkaqet e këtij ‘internacionalizmi’ ekstremist fetar për shqiptarët mund të jenë si zakonisht paraja, papunësia, por edhe mungesa e arsimimit të nevojshëm laik sidomos në Maqedoni, Kosovë, dhe në fshatrat shqiptare. Problemi qëndron gjithashtu në faktin se qeveritë shqiptare të Kosovës dhe të Shqipërisë ashtu si dhe Maqedonia, duhet ta marrin më seriozisht këtë problem dhe të mos e mbajnë në heshtje sepse nëse dicka zjen dikur do të nxjerri avull dhe do të dëmtojë më rëndë atëhere kur nuk e kami mëndjen.