Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Teori antidemokratike

| E hene, 21.07.2014, 07:55 PM |


Uzurpuesit  "ja ne ja askush" teori antidemokratike  në "Parlamentin  e  Kosovës!

Nga Asllan Dibrani

Ajo që ndodhi me datën 17 Korrik në Parlamentin e Kosovës, pra është  fjala për "Bojkotin" skandaloz nga ata që u zotuar  si çlirimtar ,por në fakt kaluan  në përdhunosjen  e  shtetit ,  demokracisë dhe  vlerave qe  patën  luftëtarët  e vërtet . Bojkotit i cili kishte për qellim dhe moto  "ja ne ja askush"ishte teori antidemokratike antinjerëzore  dhe simbolizim  i sistemit  totalitar komunist.

Kjo tentativë  e PDK-se është në kundërshtim me   rregullat demokratike dhe  tërësisht qesharake nga një  aktrim  fëmijëror.  Kuvendi i Kosovës u tentua të  manipulohet pikërisht  nga zonja Flora Brovina, e cila ishte aty për shkak te moshës dhe jo për të përfaqësuar  PDK-në që mbetet të dyshohet,  se  ra viktimë  e  bosëve të PDK-së,  apo edhe nga  paaftësia e saj   sanksionoj veten e vet , që të lenë përshtypje  të mirë  tek shikuesit, po edhe  tek vet   deputetët e Parlamentit  të Kosovës!.  Si provë në vete  ishte, se  përcaktimi  i ulëseve sipas marrëveshjeve paraprake u  keqpërdorën dhe  uzurpua më dhunë nga PDK-ja. Mosrespektim i zonjës Brovina për rendin e  ditës, e kapërcej pikën tre ku flitej për krijimin e koalicioneve që u pa  hapur    një shkelje  e rendit të ditës, nga e cila  u krijuar një indinjatë  nga  koalicioni  i "Grupi Parlamentar i  LDK-AAK-Nisma po edhe të Vetëvendosjes.

Bosët  aktorë të  PDK-së, u panë hapur që i propozuan  me  gishtërinj , sy e këmbe  dhe   vetulla   për mbylljen  e paligjshme të seancës zonjës  Brovina , nga e cila  u  bë shkelje e rëndë   nga  grupi  i PDK-së. La përshtypjen e një partie dhunuese  e institucionit më të lartë të Kosovës dhe luftë kaçakësh të paparë deri më tani  në Parlamentin e Kosovës  me moton  "ja ne ja askush".

Kancelaria Merkel, mikja ma e madhe e popullit shqiptar, u prononcua për koalicionin e "Grupit Parlamentar të LDK- AAK-Nisma për Kosovën , po edhe të Vetëvendosjes" edhe për themelimin sa ma të shpejtë të qeverisë!

-Një pasqyrë e keqe  u la edhe pranë përfaqësuesve të huaj diplomatike që ishin të pranishëm në këtë seancë . Nuk mbeti pa u vërejtur edhe nga politikajt   botëror siç propozoj edhe  Kancelaria Merkel, mikja ma e madhe e popullit shqiptar, që sa më shpejt të themelohet Qeveria e dalë nga këto zgjedhje me çka edhe e  përkrahu   konstituimin  e  Parlamentit të ri me kryetar të ri nga koalicioni  i Grupit Parlamentar të LDK- AAK-Nisma, po edhe të Vetëvendosjes ,qe pati rol  vendimtar  në përforcimin e koalicionit në fjalë. Sipas mendimit tim  ky model   i koalicionit m e një frymë kombëtare, do  të jetë një perspektivë  qe i ka munguar Kosovës për  zhvillimit  të mëtutjeshëm  të sajë si në ekonomi  kulturë dhe  politikë . Qeverisja  e deritashme   krijoj  plagë të rënda  që i duhet kohë ti shëroj Kosova. Demokracia po vepron dhe askush nuk mund ta ndal popullin shqiptar drejt "Lirisë" dhe realizimit të interesave të tij edhe se ka  të tillë që rrinë kujdestar të  uzurpimit, korrupsionit ,vjedhjes  dhe manipulimit  dhe zhbërjes së Kosovës  si shtet  i pavarur dhe  i integruar në  parametrat   evropian në zhvillimin e vendit.

-Partia Demokratike në shenjë pakënaqësie  e dërgoj lëndën   në Gjykatën Kushtetuese duke thënë se kanë  besim të plotë se Gjykata Kushtetuese do ta trajtojë në mënyrë të paanshme dhe profesionale këtë ankesë.

Lind pyetja çka  pas kësaj përgjigjeje nga Gjykata? A thua se ky popull po hanë bari , qe akoma po i shëron   plagët e luftës nga barbaret serb. PDK-ja patriote   t'i  ulë këmbëkryq  në qeveri dhe në Parlamentin e Kosovës të njëjtit  kriminel dhe ish pushtues si  do te ndihet ky popull!!!???...

Po sikur t'i  kthejnë një përgjigjeje pozitive   në favorin e  PDK-së. A thua  duhet  të lejohet  që të na qeverisin  kriminelët , që  po i humbin imazhin dhe vlerën  dëshmorëve  dhe veprimtarëve ma të devotshëm    dhe Ushtrisë  Çlirimtare  të Kosovës. Ata  qe thirren në te e nuk  punojnë  asgjë për te, janë rrënuesit e vlerave tona !. A thua se ky popull po hanë bari , që akoma po i shëron   plagët e luftës  që përjetoj nga barbaret serb?. Sot PDK-ja patriotene koalicion me serb    t'i  ulë këmbëkryq  në qeveri dhe në Parlamentin e Kosovës  prapë të njëjtit  kriminel dhe ish pushtues me qeverisë këtë popull , aq keq  i  vrare e  i  terrorizuar nga  Serbia do të jetë një skandal. A thua  si e ndiejnë veten familjaret  e të zhdukurve  veten  kur  çdo ditë po  shokon  botën barbarizmi i Serbisë  duke u zbuluar  shqiptarët  e varrosur edhe nën   bulevarde dhe   asfaltet e  Serbisë!!!???...Mos harroni se mija nënave  akoma s'ju kanë terur sytë nga lotët për te dashurit e vet , që akoma  janë të pa gjetur edhe me mija viktima do tu mallkojnë  politikaj  të mjerë kosovar !!!??? Diçka  e pa besueshme  çka bëhet në Kosovën e pavarur, diç një model absurd   dhe  që po   krijon  indinjatë në popull!    Sipas kësaj rezulton  pyetje se a thua edhe sa kohë na duhet të jemi të lirë pa diktaturë, pa kërcënime, pa bojkote, pa dhunime të "Demokracisë", dhe deri kur  po e ndjek popullin shqiptar kjo papjekuri  e stilit të  vjetër"ja ne ja askush".  Shpresojmë në ardhmërinë që na pret! PDK-ja të tërhiqet  në opozitë   dhe ta spastroj oborrin e vet nga kriminelet , hajdutet , uzurpatorët  dhe korrupsioni  që e kanë kapluar vendin ose për ndryshe të përballen edhe me  ligjin që do t'i pret si në shumë shtet tjera edhe më të fuqishme, që zëri i popullit i ka rrënuar , burgosur dhe  dënuar .Mos të tentojnë të   rezistojnë më në paligjshmërinë  e tyre . Të shpëtohet vendi nga zgjedhjet e reja se sikur të provohet një gjë e tille   popullit të varfër të Kosovës do ti hiqen edhe disa miliona euro nga buxheti për zgjedhje të reja nga e cila PDK-ja do të jetë  edhe ma e dështuar edhe ma  e  vetmuar nga se  rezultati do të jetë mobilizimi edhe më i madh tek partneritet i koalicionit  për  LDK-në , AAK-në,Nismën për Kosovën dhe  VV-jen.