| E hene, 21.07.2014, 06:59 PM |
Milazim F. KADRIU
TË URITUR PËR LIRI KEMI LUFTUA
Ndër shekuj ishim të varfër
Se okupatorin e kishim mbi krye
E nuk kishim mundësi
Në sofrën time bukë me u ngi.
Edhe pse me shekuj
Buka, liria, drita na kanë mungua
Asnjëherë armikut
Nuk i jemi nënshtrua.
Edhe kur kemi qenë të uritur
Armiku s’ka mund me na diktua
Se gjithmonë përballë tij
Krenar kemi qëndrua.
Vuajtje pas vuajtje
Ne kemi përjetua
Por asnjëherë nuk jemi dorëzua
Luftën për liri e kemi vazhdua.
IU PËRGJIGJA THIRRJES SË ATDHEUT
Iu përgjigja thirrjes së atdheut
Se ishte thirrje e zërit të nënës
Iu përgjigja thirrjes së atdheut
Se ishte urdhër i fjalës së babës
Iu përgjigja thirrjes së atdheut
Se ishte kujtim i gjyshit plak.
Iu përgjigja thirrjes së atdheut
Se më kujtoi tregimet e gjyshes plakë
Iu përgjigja thirrjes së atdheut
Se mu kujtua vuajtjet e të parëve tonë
Iu përgjigja thirrjes së atdheut
Se ky vend më s’mundi të duroi.
DËSHMORI
Edhe në acarin më të madh
Hapin asnjëherë se ndalove
Shkoje gjithmonë kah majat
Zot me i dal atdheut.
As breshrit e plumbave
Hapin s’ta kanë ndal
Deri në rënien heroike
Për lirinë që ne e gëzojmë.
LAPIDARI
Në maje të kodrës
Në një rrafshnaltë
Ngre shtat një lapidar
Që ruan kujtimin
Për trimat luftëtarë.
Janë të skalitur emrat
Të trimave të UÇK – së
Që ranë heroikisht
Që ne të kemi dritë.
I madh qe atëherë kushtrimi
Larg u dëgjua jehona
Kërciti pushka dhe topi
E tash në liri
Kujtimin e ruan lapidari.