| E premte, 18.07.2014, 06:40 PM |
NEBI DRAGOTI
NJË LIBËR MBYLL, NJË TJETËR HAP
BËJE LIBRIN MIK
Mos vrit kohën kot,
bëje librin shok!
Aty merr kulture,
aty merr dituri;
në jetë vlerë të kesh
të bëhesh dikush.
Kurse në lekë
dhe libra merrë
siç bënte Gorki i madh,
që u bë talent,
për tërë botën
u bë shkrimtar
me famë.
E ke dhe ti një ëndërr
shans,gjithë gëzime,
kur të rritesh;
pra,më mirë,
rritu me lexime,
veç lexo tani
për ta arritur
për të arritur
të rejat shtigje.
Kot mos rri,
bëje librin mik;
leximi,leximi
të zbukuron mëndjen,
shpirtin
ta bën lëndinë
të pasur
flori!
BEBET
Bebet buzëqeshurat,
bebet e njoma,
luleçelurat,
bebet erëmira
të ëmbla,
të dashura,
të shtrenjtat.
I kemi xhan,
si kukulla,
i hedhim mbi:
hopa-hopa!
Poeti i ka zemër,
i do me shpirt
ky xhaxhi Nebi!
Bebet tona,
fjalë ledhesh,
cicërima harabelash,
bukuri kanarinash,
fjalët gjysma-gjysma
mbushin shtëpinë,
në dukje
si flutura luadhesh
ngjyra-ngjyra
e gjithë gëzim.
Xhaxhi poeti
mbledh zogjtë këngëtarë
nga janë,nga s’janë,
kur bini në gjumë,
u sjell tek koka
melodi bilbilash
të rriteni më shumë.
Pse u duam kaq fort,
a e dini pse?
Më shumë të na dëgjoni,
fjalën dysh
mos të na e bëni,
më tej nga ditët tona
të rroni!
MOTËR E VËLLA
Motër e vëlla
grinden,
bëjnë debat:
vëllai vëlla do,
motra do motër.
Ah,sikur nëna në bark
të kishte binjak,
të dyve t’ua plotësonte dëshirën:
një motër për motrën,
një vëlla për vëllanë!
Mami e babi qeshin,
dy fëmijëve
s’duan tua prishin qejfin!
NJË LIBËR MBYLL,NJË TJETËR HAP
Arrite në faqen e fundit:
të lumtë Albana,
dritare ke çelur,
sheh fusha,
hapsira,
gjelbërime…
Në kujtesë ke mbjellur
vlera për jetën,
vlera njohurish,
përkulur, vëmëndshëm
në burime të smeraldë:
një libër mbyll,
një tjetër hap
dhe ecën sakaq
në rrugën e bukur,
në rrugën e gjatë.
Të qoftë udha e mbarë!
2014.