| E enjte, 17.07.2014, 10:46 PM |
KATER RRAHJE ZEMRASH NE TINGUJT E KATER OREVE TE SHKODRES
Nga Gjovalin Muzhani
Shkodra qe mban mbi shpatulla 2500 vjet e historise se vet te moçme e te lavdishme, leshoj rrajet e veta bri liqenit e piu qumesht gjirit ne kalane Rozafa, si ajo foshnja e legjendes se murit.
Ne at gjoks u struk, u ushqye e u gjallerue per tu ba qytet i qendreses shkodrane qe e pershkruene Barleti, qytet i tregetise me Venedikun, e Triesten, i mjeshtravet te argjendit, i pazarit te famshem me 2500 dyqane i dyti pas Stambollit, i bibliotekeve te hershme, te parit observator metereologjik, i te pares shfaqje teatrore, te parit muze biologjik e arkeologjik, te parit laborator fiziket e i shume arrijtjeve te para ne Shqipni, ashtu si kishte qene kryeqendra e Mbretneshes krenare Teutes Ilire.
Ke ç’te shkruesh per Shkodren...Por sot ndoshta, se nuk me vjen nder veshe jehona e tingellimit te ambel te kater orevet te saje te medha, na zgjojshin kandeshem e na kujtojshin se ishte koha e gjumit te ambel, ndjej permballimin e femijnise, kerkoj diçka qe i mungon Shkodres sone e ndjej detyren qytetare te shkruej per ato qe i mungojne kater anvet te horizontit te qytetit tim.
Perfundimi i Katedrales se Shkodres u ba me 1858, mbas 19 vjet pune. Se bashkut me te u ndertue kompanjeli, kulle madheshtore me gure te skalitin deri ne naltesine 23,5m., vazhdon me tulla te kupa mbuluese, arrijne naltesine 52m. pa mujte me merrijte naltesine 75m, sic ishte projekti, per mungese fondesh.
Ne mes te kesaj kulle ishte krijue nji ndarje per te vendose mekanizmat e ores, fushat e rrumbullaketa te se ciles dukeshin na kater faqet e saja. Ne revisten “Leka” IX-X 1933 tregon per vendosjen e hershme te nji ore te madhe qe e prishi lufta ne kohen e pushtimit malazez. Shkodra kishte mbetun shurdhe, ky shurdhin nuk do te zgjasete shum, se perseri pati miresine e ndertimit te nji ore se re qe e bani me perkushtim nji zoje bujare shkodrane Agja e Kol Kakarriqit, gjyshja e nanes sime. Ora ble ne Gjermani per 200 napoliona flori. Ora tingllonte per me tregue krye 15’, 30’, 45’ edhe ne oret e plota binte dy herash me interval 5’, tue tingellue aq here sa shenonte ora.
Ne lagjen
e Arres se Madhe, ne nentor te vitit 1878 perfundoj se ndertuemit Kisha e Zojes
Rruzare. Truellin e saje e fali Gasper Muzhani i vjeter, kontriboj per
themelimin e murevet, dhe te kulles e
fali dhe kumonen e kesaj kishe. Ne vitin 1933 kjo Kishe qe rriparue tue u
ndertue kompanjeli me naltesi 30m. Me ket rast tre vllazni Muzhani: Zefi, Ndoci
e Gaspri dhuruene nji ore me korrent ne emen te nanes tyne te nderueme Ages Kel
Muzhani, gjyshja Ime.
Kisha e shen Nandout te Gjuhadolit kishte nise te ndertohej, dhe kulla e sahatit ishte projektuar nge inxhinieri francez Brioti, ish projektuesi i prefektures se Shkodres. Kulla qe e larte 37m. perfundoi ne vitin 1907. Pritej nji dore bamiresijet nga nji dore bujare shkodrane. Ishte dora bamirese e zojes se tregetarit shkodrane te nderuem Ndrek Kaçulini. Grueja e tije me emnin Age Ndrek Kaçilini qe ishte vete pasanike e bani me paret e veta. E bleu ne Gjermani per 150 napoliona are me kurdisje makanike. Punoj mire me tingellim te ambel te kandeshem melodioz, por me urdhen ne kohen e diktatures, u dergue ne Berat.
Pa dyshim nder oret ma te bukura e te mira kje e Kishes se Shen Kollit te Rusit. Komunarja e porsa ndertue nga arkitekti i talentuem Kol Idromeno. Ora qe e bukur, kishte fushen e zeze, dhe numrat e grepat e ores qene te praruem (te lame) me are me nji shkelqim te florijte. Ora kishte nji karakteristike se dallohej dhe naten pa ndriçim sikurese te ishte nji ore fosforescente. Edhe kjo ore kje dhurate e nji Tines grues se nji tregetarit te madh shkodrane te Gasper Kakarriqit. Tine qe shkurtimi perkedheles i emnin Agetine, quhej Age. Si nji rastesi edhe dhuruesja e ores se katert u quente me emnin Age Gasper Kakarriqi, qe grueja vllaut te gjyshit K.Kakarriqit te nanes seme.
Per shum
shkodrane gjithçka shkrova mund te jete vetem si nji kurreshtje. Mbi te cilin
koha ka hjelle nji vel harreset, se preukopite familiare te hallevet te
jeteses, qe Shkodren e
Me duket se bana nji detyre qytetare, qe ne nderim te kater zonjavet Age, grate nder ma te mirat e qytetit, qe aq shum u shpenzuene per ti ble ne perkushtim te qytetit tyne te dashtun.
Me duket se jehon se largeti zeri i Rrozafes un jam vorfnue pa oret e mia, dhe ku jane kater dhuratat e bijavet te mijave Age. Tronditem edhe kujtohem: Shkodra vertete nuk ka koto ore! Nji dore mizore ja shkulli nga gjoksi i saje i bukur si kater rrelika, relika te vlefshme si kater rrahje zemrash.
Shkodres
ja grabiten, per te shlye nga kujtesa jo vetem jonet e timgujvet te arta te
tyne, por edhe madheshtine e komunarevet nga te cilet e shifnin Shkodren dhe
Shkodra ju a hillta veshtrimin me admirim dhe mirenjohje. Ku shkuene?
Me urdhun te Zeusit diktator si lufte anti-fe e qytetit te Shkodres “djepi i kultures Shqiptare”, bani qe Tirana kryeqytet i R.P.SH. i vetmi shtet socialist ne bote i pa mposhtun si shkam graniti ne brigjet e Adriatikut, te zbukurohej duke vene te Kulla e Sahatit ne qender te sheshit Skenderbeg, oren e grabitun pa hire me dhune nga kompanjeli i Kishes Zojes Rruzare te Lagjes Arra a Madhe. Ra si jaze mos me ndigjue tingujt e ores orjentuese te punes se perditeshme te nji zhvillimi Europian. Ky sahat me korrent sherbej si ore meme komanduese dhe orjentuese per Tiranen. Tash 69 vjet, qe montue me 10 Korrik 1945, e vuni ne pune mjeshtri i talentuem Tufina. Demokracia e brishte asgja nuk vuni per fije ne 22 vjet duke mos dhane pronat e Kishave e Xhamive e te privateve, demokraci genjeshtare…
Un si nipi i nderuemes Age Kel Muzhani, ne emen te familjes Mikel Muzhani me nji lashtesi fisnore 1274 vjeçare (e shkruen e nderuemja Dr. Terzina Suma ne librin “Familja Suma”) e ndije perkushtim si qytetare Shkodrane e ish banues i lagjes Arra e Madhe kerkoj qe ora e montueme te Kulla e Sahatit Tiranes ti kthehet si prone e falun te Kisha e Zojes Rruzare. Ble ne gjermani 200 napoliona flori dhe çka u hoq me montue me pare te fitueme me munde e djeres.
Qytetaret e nderuem te Tiranes, mos ja lejoni vehtes, oren e grabitun me dhune Diktatori, t’ndergjegjesoheni ta vendosni ne vendin e perfalun te Zojes Rruzare Nanes se Rruzullimit. Sa i kushton nji milion banorve te Tiranes, te bleje nji ore elektronike per Kryeqytetin e Shqipnise.
Te sillet
ne Shkodren e kultures edhe ora e Kalase Gjinokastres tue u vendose ne Kishen
e Shen Kollit te Rusit, dhe ora e Beratit te marrun pa hire nga kompanjeli i Kishes Fretenve te Shkodres.
Premtofte Zoti, qe amaneti i perfalun i kater Ageve gra shume te mira fisnike,
qe shpirti i tyne te pushojne ne paqe, ne lumnine e Parrizit. Zonjat Age, a
thue pushojne ne dheun e dashur te Shkodres se tyne? Te mjerat: as ato, as
nipat e mbasat, as banoret e pertrire te qytetit te tyne, nuk i degjojne
tingujt e atyre orevet qe ato deshruene aq shume te ja lejshin