| E enjte, 17.07.2014, 06:00 PM |
Ik e ik nëpër Zhapokikë
Tregim nga Përparim Hysi
Ka
qenë aty prag viteve '80-të, kur më ra
rruga për në Zhapokikë. As kisha dëgjuar më parë për të: për këtë fshat të madh
të Tepelenës. Me sa më kujtohet, sipas hartës gjeologjike të naftës, ky fshat
qe ndarë në tri zona. Që i emërtonin
naftëtarët kështu, them unë, arsyeja qe
e justifikueshme: qe fshat me përmasa të mëdha. Si i fshehur fshati në pyje pa
fund e anë. Unë ardhur nga Myzeqeja që kisha parë vetëm pyllin e madh të
Vajkanit, këtu e humba pusullën. Një pyll me krahë kilometrikë në gjatësi e në
gjerësinë e tij. Pse ishte i tillë, ky pyll pa anë e fund, pa dhe
-Nga të kemi?
-Nga Fieri.
-Patjetër që pret shokët e makinës.
-Aha, do presësh gjatë se ku dyshi e ku treshi (është fjala për zonat 2 dhe 3).
- Epo Zhapokikë është,- thashë unë.
- ZHapokikë, mor evlat nga kasabaja, por është e largët qeraja,- tha ai që, duke krijuar ato vargje, sikur dhe ma zgjati edhe ca pritjen time.
Por
xhaxhai
* * *
E pashë që po i hanin brirët për muhabet dhe vet po i ngeshëm, nxora paqetën (e kisha "Diamant" me kuti) dhe ia zgjata:
-Qofsh me nder,- më uroj, por këtë "myteberin" tim nuk e ndërroj. Dhe shiko këtu nga xhaxhai:- Gruan,duhanin dhe kaun e brazdës mos i ndërro!
-Mirë gruan,- e mbështeta unë, po ja dhe duhanin se të dhënka kollë, po kaun e brazdës nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë.
-Epo sa
të rroç aq dhe do të mësoç. Jo se qenke nga kasabaja dhe m'i dike të tëra. Ja
ta thotë xhaxha Selami nga Zhapokika dhe ta mësoç: dy qe mbrenë kur plugon.
- Sa i vjetër? Sa bota, or kasaballi, të keqen xha Selami tyja! Epo sa bota, se kush i vuri metron apo i bëri historinë, por që nga koha e turkut kështu ka qenë.
Unë:- Që nga kohë e Ali Pasha Tepelenës!
- Mor Aliu i Tepelenës dhe ai jatri që erdhi pas tij. Se dhe ai Ali quhej. Epo nuk qe i dëgjuar sa ai, po koshadhet e turqëve i griu. I griu sa sulltani e shpalli jashtë tefterit. "Fermanli!"- thashë unë si për t'i ardhur në ndihmë.
-Hë, më të lumtë,se ma gjete! Gjezdiste ato kohë,- tregojnë,- dhe një këngë: " E kam shpallur fermanli/ia dua kokën në sini/.
-
- Ja,
këtu më qëndro.
* * *
Ky Aliu
nga Zhapokika
- Nuk e zunë?- shpejtova unë.
- Aha,
marrke përpjekur!- ma preu hovin ai. Unë
nuk të thashë që e sosa. Bobo, ç'paska hequr jotëmë me ty për 9 muaj!
-Më fal, xha Selam,se e prisha!- kërkova ndjesë.
- Ku e lamë?- bëri sikur harroi ai.
-Ik e ik nëpër Zhapokikë,- nxitova unë,se mos e ndërpriste këtu tregimin.
E,aty ta
paçë fjalën, "ik e ik nëpër Zhapokikë", por ja u gjet dhe këtyre
anëve një "sypërpjetë" që u çoi fjalë atyre që e ndiqnin. Një ta
rrethuar, që thuaj ti, ashtu ardhur pa ardhur dreka, dhe i bërtasin:- Dorëzohu,
o do të djegim të gjallë me gjithë tëtshoqe. Hë,- harrova të të them,- Esma e
quanin të shoqen. Esma po hanko Esma me
-Esma,-
foli Aliu,- ata janë tre dhe, po t'u iki (se u iki kollaj), kam hallin tënd.
Ndaj mos e prish terezinë dhe bëj si të të them unë. Sakaq , epo trimi e bën
beli dhe kur bashkohet trimëria me zgjuarësinë, atëherë fundi po do jetë i
bukur. Dhe që thuaj ,zotrote që nuk po thuaj gjë hiç, dha ballë para shtëpisë,
i paarmatosur, dhe u foli turqisht atyre të koshadhes. Seç u tha,gjatë apo
shkurt,epo kush e di, po ata që e kanë
sjellë nderi ndër ne, thonë:- Bujrum! Bujrum! Me demek, mirëse erdhët! Ke
parë sikur të qenë miq dhe mezi po i
priste. Bilez, për t'u dhënë besë drëgoi
drejt tyre dhe Esmanë që, për të, i vinte zjarr gjithë Nahijes. Dhe ajo:-
Bujrum! Bujrum! Ndoqën Esmanë dhe ay karakolll aty në ballkon, i paarmatosur.
Pa kur erdhën tek dera e konakut, po më t'u flet turqisht sikur të
-Esma,- foli kaçaku,- shpëtuam. I "lidha" unë në vënd të më lidhnin ata. Sufra plot, mishi me përshesh dhe rakia që u shkoi në kokë, pale ajo kënga që i bëri çakërrqejf, i bëri turqit suferinë.
- Aferim
kaçak!-foli ai, më i madhi tyre. Çok gjyzel! Dhe si erdhën dhe ikën.
Tani po, e sosa. Kaq e dita, kaq e thashë, merre kasabali se ta lashë. Ty po të vjen tromobili, unë po tutje nga pylli. E falnderova dhe me që, "ma la", unë e solla për të mos humbur.