 Në prag të
konstituimit të të legjislaturës së 
pestë të Parlamentit të Republikës së Kosovës
Në prag të
konstituimit të të legjislaturës së 
pestë të Parlamentit të Republikës së Kosovës
Parlamenti të debatojë dhe dënojë
diskriminimin e shqiptarëve në 
Medvegjë,Bujanoc e Preshevë
Shkruan :
Refik HASANI
Që nga
pas viti 1999, Republika e Kosovës asnjëher në mënyr  institucionale nuk ka debatuar me një pikë të
rendit të punës të shtruar nga deputetët që të diskutojn për gjendjen reale të
tri komunave si një krahinë Shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin
e Serbisë . Jo vetëm që nuk ka denuar zhvendosjen, dëbimin dhe shpënguljet gjatë
luftës dhe që vazhdon ende sot e ksaj dite 
Parlamenti i Kosovës  nuk ka
trajtuar as edhe këtë kategori të ardhurish të asaj krahine që jan vendosur dhe
tani   kan qëndrim në Kosovë  . Në Kosovë , ende kemi një kategiri  të asja pjesë që mundë të numron deri në pesë
mijë veta  nuk po mund të pajisen me
dokumenta identifikimi të Kosovës . Parlamenti është dashur të debatoj shtruar
por edhe të ketë një qëndrim zyrtarë që ka munguar nga katër legjislaturat e
mëparshme .  Me të drejtë presim nga kjo
legjislatur që posa është çerifikuar dhe pritet që pasnesër të japin betimin
solemn pasi kan një borxh institucional, moral
dhe kombëtarë të ngrisin ,shtrojn dhe debatojn së paku çdo vjetë  .
Legjislatura e pestë e Parlamentit
Përfundimisht
, të hapë zyrën ndërlidhëse në  Prishtinë
për Medvegjë,Bujanoc e Preshevë si dhe për 
të dëbuarit , zhvendosurit dhe 
shpërngulurit që janë të ardhur 
nga këto tri komuna . Po ashtu përveqë parlamentit edhe Presidenca , Kryeministria
dhe  Kryeparlamentarit të mbajn kontakte
të rregullta më këto tri komuna , por edhe kudo 
e çdo , nivel e rang të  cekin dhe
zënë ngoje çështjen e pazgjidhur të ksaj krahine  . Ne , propozojm  që një 
Komision  parlamentar të formohet
enksa për këto tri komuna .  Kurse
Ministria e Brendshme për shkak të shumë vështirësive që të pajisen me
dokumente  të Kosovës të evidintoj numrin
e banorëvë që nuk posedojn asnjë nënshtetësi, njërën apo dy nënshtetësit është
fjala për të Kosovës dhe Serbisë . 
Parlamenti të mbroj të drejtat individuale dhe kolektive të këtyre tri
komunave duke denuar  diskriminimin që ju
bëhet  shqiptarëve nga Beogradi kurse në
Kosovë pakica Serbe është tepër e favorizuar 
dhe e mbrojtur me ligje .   Kjo
legjislatur të mbroj dhe mbështes edhe me projekte konkrete këto tri komuna e veçmas  duke caktuar këtë komision parlamentar që do
të mirret exluzivisht me këtë aspekt do të pregaditë  pika të caktuara të rendit të punës dhe të
diskutoj edhe për diskriminimin që ju bëhet banorëve që ende jetojnë  në këtë krahinë Shqiptare . Prishtina zyrtare
së bashku me Tiranën, ju  duhet të ken
një koordinim të punëve e bashkëpunimit institucional me këto tri komuna , por
edhe  dy Akademitë tona të marrin rolin e
tyre shkencor duke ju ndihmuar dy parlamenteve dhe Qeverive që çdo herë të kenë
qëndrime ,plane të  harmonizuara duke
vepruar sipas një strategjie të caktuar për realizim në periudha të
caktuara  të kohës të mbështetjes për
bashkë-kombasit në tri komunat .
Autori
është publicist i pavarur  dhe ka
përfunduar studimet post diplomike në Master .