| E marte, 15.07.2014, 07:34 PM |
Majlinda Shala
EMRI YT
(Agim Ramadanit)
Ti qëndrove si trim
Brigadën 138 e udhëhoqe
Luftove pa u ndalur
luftove me përkushtim
E deshe Kosovën
Të lirë – pa okupim…
Uniformën e mbajte
në çdo fushëbetejë
Në Kosharën legjendare
emri yt mbeti
hero i vërtetë
Lum Kosova që të pati ty
Lum familja që të rriti ty
Lum kombi që të pati ty trim
Luftëtar i laltë në ushtri
Emri yt u ngrit në përmendore
Për atdhe ti rave dëshmor
Lavdia të qoftë përherë krenare
O trimi i Kosharës legjendare.
MBAHU KRENAR QË JE SHQIPTAR
1.
Mbahu krenar që je shqiptar
Që je trim që je luftëtar
Mbahu besnik e fisnik
Me ndëgjegje të veprosh
Gjithnjë Kosovën përpara ta çosh!
Kosova është e lirë
Për të duhet punuar
Për krenarinë e saj
Gjithmonë duhet luftuar!
2.
Jemi shqiptarë dhe do të mbesim
Lirinë e Kosovës me festa
Të ndryshme do ta presim
Për Kosovën do të festojmë
Dinjitetin e saj –
Përpara do ta çojmë
Ta çojmë përpara duke punuar
Amanetin e dëshmorëve
Kurrë s’duhet harruar!
S’do ta harrojmë atë gjak
Se jemi shqiptarë
Do mburremi gjithmonë
Do të jemi krenarë…
DIALOG I TRISHTË
(Dy vajza shqiptare bisedojnë në kohën e luftës)
- Prej nga vjen moj moshatare?
- Vij nga lufta kosovare
- Çka ka ndodhur andej kufirit
Që s’po i ndalet flaka e tymi?
- Ç’është ky libër
që s’e lëshon nga dora?
- Ky është libër
që më mbeti nga shkolla…
- Po në shkollë a je duke shkuar?
- Jo, shkollën time e kanë shkatrruar!
- Shuj moj motër ta fshij lotin
Se gjakpirësat s’e njohin as Zotin
Ta nxijnë hënën ta nxijnë diellin…
Edhe n’magje ta marrin miellin!
- Po prindërit e tu ku janë?
- Prindërit e mi me mua s’janë
Që të dy masakruar m’i kanë
Atje diku i kanë varrosur
Zemrën time e kanë plagosur!
Ç’ËSHTË BOTA
Bota është plot kuptim
Bota është plot ndriçim
Bota është plot blerim
Bota është plot gjelbërim
Bota është plot respekt e dëgjim
Bota është -plot me dije
Bota është plot jetë
Bota është plot gëzim
Bota është plot shkollim
Bota është plot zbulim
Bota ecet para për çdo ditë
Bota zhvillohet në çdo vit
Bota është gjithnjë n’rrugëtim
Bota është e hapur për të gjithë
Bota është edhe vlerë historike
Bota është planifikim
Bota është edhe realizim
Bota është edhe shikim
Bota është edhe shkrim
Bota është edhe nder
Bota është edhe bekim
Bota është edhe aventurë
Bota është edhe libër
Që mund të lexohet për çdo ditë
Bota është edhe shpresë
Kjo është aq e madhe
Asnjëherë nuk ka fund
Dhe është e çmuar shumë!