| E hene, 14.07.2014, 06:05 PM |
DAJË TË DUAM SHUMË
E shoh zjarrin nga Kalaja
S’ka njeri flakën ta shuaj
Atë flakë e ndezi Daja
Atje larg në dhe të huaj.
Veterani Viron Kona
I pari na dha sinjalin:
“Është një trim nga trojet tona
Që i pari e ndezi zjarrin.”
Lëshon dritë rreth e përqark globit
Gëzimin s' mundem ta përshkruaj
Krenari dhe nderë i kombit
Është o Dajë, pena juaj!
Shqipërisë i hape rrugën
Të kaloje në çdo shtet
Fjalës shqip i vure vulën
Vepra juaj në bibliotekë.
Na plotësove një dëshirë
Këte s’e them vetëm unë
Daja ynë është shum’i mirë
Ndaj të gjithë e duam shumë.
Mehmet Deliu, Halim Laçi
(Fushë-Krujë, 12.07.2014)