| E hene, 14.07.2014, 07:46 PM |
AGIM GASHI
O SHKODRAN, SHKODRAN MUSTAFI
O Shkodran, Shkodran Mustafi
Me dy zemra t´botës je,
Në Krah të djathtë Angelen mike
E në duar Trofeun ke.
Ky Trofe i kësaj bote
Që një shqiptar për herë të parë,
Mban në dorë bashkë me Kancelaren
Sot me Ty jemi krenar.
Nga Maracana e Brazilit
Një flamur me duar ndertove,
Jemi shqiptar kudo që t´jemi
Kësaj bote i tregove.
Urime Ty dhe Gjermanisë
Zemrat e shqipes ju dergojnë,
Këtë atdhe të dytë t´shqiptarëve
Do ta ruajmë edhe nderojmë.
14.07.2014
Düren