| E hene, 14.07.2014, 07:55 PM |
Letër e hapur deri te Fati
Iseni
PSE NUK VDESIN SHQIPTARËT
Nga Dr. sc. Ilmi Veliu
Duke
përcjellur televizionin e Shkupit në shqip, u stepa dhe mbeta pa frymë kur ndëgjova te dhenat nga
njëfar profesori universitarë-Fati Iseni, se sipas hulumtimeve të bëra nga ai,
kishte rezultuar se ,,kombi maqedonas,, na qenka në rrezik të madh që të
zhduket, sepse nuk janë të aftë të
lindin fëmijë; dhe se Maqedonia eshtë në rrezik të behet paster shqiptare,
sepse, sipas zbulimeve që kishte berë ai, këta shqiptarët në Maqedoni më pak
vdesin dhe më shum lindin. Zbulim i madh dhe
epokal ky i profesorit të nderuar
se: ,,Shqiptarët nuk vdesin,,. Çfar shpirtëkazmash qenkan këta shqiptarët. Këtë fenomen nuk
Nuk arrita të kuptoj se ky hulumtim dhe prezentim në TV i Fati Isenit ishte ndonjë tezë doktorature e tij e mrojtur në universitetin e famshëm shqiptarë në Tetovë, të udhëhequr nga pelivanat e boksierët, apo ndonjë proekt i porositur nga Akademia Maqedone.
Nga fjalët që tha Fati Iseni në TV kuptova se ai kishte hulumtuar e hargjuar shumë kohë për këtë problem kaq të madh të maqedonëve sepse ai tregoi në detale se sa femijë shqiptarë kishin lindur, në cilat qytete dhe sa pleqë maqedonas kishin vdekjur; dhe tani ata maqedonas që kishin vdekur nuk kishte se kush ti zavendësonte.
Fati i nderuar, ti qenke i pa fat dhe i pa informuar mirë sepse femitë shqiptarë që ti i prezenton si të lindur në Maqedoni, janë të lindur në Diasporë dhe të regjistruar edhe në Maqedoni, dhe ty të ka dalur ,,hesapi,, dhe teoria jo e sakët, se shqiptarët shtohen më shumë se maqedonët dhe se sëshpejti Maqedonia do te jete pastër shqiptare.
Ti i
dashur nuk din dhe nuk i ke te dhenat se sa shqiptarë martohen ,,për letra,, dhe shpërngulen jashta vendit.
Ti nuk ke të dhena, ose ke por nuk i prezenton ata se Manastiri ,Prilepi, Prespa, qëmoti
Fati i
nderuar, nipi im ka kryer klasën e parë fillore dhe në klasën e tij ka vetëm
tre nxënës. Shkollat tona që dikur
Pastaj ti nuk i ke edhe të dhënat tjera ku mund të shohish se në të gjitha fshatart maqedonase qe kishin mbetur shkret, anë e mbanë Maqedonisë, kanë ardhur dhe janë martuar gra nga Shqipëri për pleqtë e mbetur të moshës mbi 50 vjeçare dhe kanë filluar të lindin numër të madh fëmishë, për të cilën gjë marrin edhe pensione të parakohëshme.
Është me vlerë puna jote hulumtuese dhe prezentimi i rezultateve të ketij hulumtimi në publikun maqedonas i cili hulumtim do ti zgjoi nga gjumi edhe më shumë partitë dhe qeverinë maqedonase po edhe vetë pleqtë maqedonas që të vazhdojnë të martohen me shqiptare dhe nëse nipërit e lindur pastaj do ta ndiejnë vehten shqiptarë dhe të kërkojnë të flasin gjuhën e nënës, faji do të jetë i joti, profesor i nderuar.