| E enjte, 10.07.2014, 07:55 PM |
Ali Ahmeti, a je shqiptar, a ç’ka
dreqin je ??
Nga Aleksandër Rrema
Ngjarjet
e fundit në Maqedoni, dhuna që po ushtrohet barbarisht ndaj shqiptarëve atje,
nuk ka sesi të mos jetë përtej c’njerëzores, përtej kufijëve të të drejtave të
njeriut. E si mund të cilësohen shqiptarët si të dhunshëm, kur ata jetojnë dhe
punojnë në të drejtën e tyre legjitime ? E si mund të quhet rasti “Monstra”,
kur këta “6-shqiptarë” që sot po vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm, janë
po ata shqiptarë që punonin punë të ndershme, ishin të nderuar në komunitetin
ku bashkëjetonin, ku respektonin fenë e të tjerëve, qofshin ata maqedonas apo
jo ? E si mund të jenë ata kriminilë?? Jo jo zotërinjë gaboheni dhe gaboheni
rrëndë, ata janë krenaria jonë, janë nderi ynë, janë asetet tona. Nëse kërkoni
drejtësi, atëherë ata shqiptarë, duhet të lirohen mënjeherë, sepse vetëm kështu
vendoset drejtësia. Drejtësi nuk është burgosja për ta, por dhënia e të drejtës
së lirisë dhe të pafajsisë. Ata janë të pafajshëm dhe jo fajtorë të një
politike të kalbur dhe monstruoze. Në kësisoj rastesh, theksoj se politikat
antikombëtare të disa pseudo politikanëve në Maqedoni si Ali Ahmeti me gjithë
kastën e tij, uzurpojnë cdo të drejtë legjitime të shqiptarëve si e si për të
mbajtur pushtetin e tyre patetik. Nuk ka vend në këtë vend për tradhëtarë të
tillë, që shesin vlerat Kombëtare, shesin gjakun e tyre, shesin familjet e
tyre, shesin cdo të drejtë për një copë karrige. Ali beu, vallë, nëse do të të
kishte sulmuar Gruevski familjen tënde duke të t’a burgosur në këtë mënyrë,
cfarë dreqin do bëje ? Jam shumë kurioz t’a di se c’reagim do kishe dhënë ti
dhe surrati yt prej një politikani dështak! Turp për luftën që ke mbartur mbi
shpatulla, turp për ty dhe për të gjithë ata që të mbështetën të bëheshe lider
politik! Nuk ka sesi të dalësh i larë nga kjo situatë…jo jo, ti je përgjegjësi
për këtë proces, sepse vetëm ti po i kref bishtin një qeverie fashiste me
identitet dhunues. Dhe Sllobodani, po të ishte gjallë do ju kishte përgëzuar
për këtë që bëtë, do ju thoshte bravo ju lumtë se kështu e duan shqiptarët!
Është koha ku Sllobodanët si puna jote dhe terrori policor i ushtruar mbi shqiptarët në Maqedoni duhet të marrin fund!!