Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Parimi i Gjeçovit - edukimi i brezave

| E enjte, 10.07.2014, 08:05 PM |


Me rastin e 140 vjetorit të lindjes së At Shtjefën Gjeçovit

Parimi revolucionar i Gjeçovit edukimi i brezave

Nga Gjon KEKA

Personaliteti i At Shtjefën Gjeçovit ka tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve brenda hapësirës së tij, por edhe më gjerë, të shumë studiuesve të huaj dhe kjo përsëri më shumë për veten e tyre, për ta njohur më mirë dhe në thelb vlerën jo vetëm të këtij njeriu të madh të kombit shqiptar, por edhe veprat e tij të pavdekshme.Kam lexuar në shumë literatura të huaja mbi Europën Juglindore ku emri i personalitetit të At Shtejfën Gjeçovi është i pashmangshëm sidomos në aspektin e kulturës, fesë dhe letërsisë e parasëgjithash të nxjerrjes së Kanunit të Lekë Dukagjinit, i cili tanimë është përkthyer në disa gjuhë të botës.

Dhe, në fakt ky personalitet është një fenomen në historinë e popullit shqiptar i cili nuk është vetëm për shqiptarët, por është edhe më tepër, ai dhe veprat e tij kanë një rëndësisë të madhe historike që tejkalon botën shqiptare dhe kufijt e tij gjeografik.

Gjeçovi nuk ishte vetëm një shkatërrues i planeve të armiqëve të kombit shqiptarë dhe i luftës kundër injorancës, por ai ishte edhe autor kryesor i nisjes së reformave të mëdha në arsim, edukim, kulturë, politik etj, e që më vonë ndoqën dhe punuan për këto reforma disa dishepujt e tij të letërsisë dhe kulturës së kombit.Pikërisht nga mendja e tij, nga gjiri i tij lindi revolucioni i madh i letërsisë shqiptare moderne, ai ishte pasqyra e vërtetë e mësimit të kulturës, poezisë, folklorit dhe historisë së popullit tonë.Ai nuk ishte vetëm një shërbëtor i Kishës dhe fesë, por ai ishte edhe një atdhetar e patriot i madh dhe i vërtetëi cili me dritën e urtësisë dhe njohurisë së tij kërkonte të ndriçonte historinë e kombit shqiptar.

Veprat e tij gjurmlënëse tregojn se ai ishte i palodhshëm në kërkimet që bënte për ndriçimin e historisë sonë, si në fushën e etnografisë, arkeologjisë dhe të kulturës dhe letërisë në përgjithësi të popullit shqiptar europian.

Nga ajo që u tha mund të shihet lehtë se doktrina e Gjeçovizmit thjesht nuk mund të jetë vetëm një çështje teologjike brenda të shërbyerit të tij në Kishë dhe fe, ai nxorri vetën edhe jashtë petkave të dobishme fetare të tij, pra akoma më shumë ai ishte i gjallë si veprimtar i madhë në çështjen politike, kombëtare, kulturore dhe të historisë në përgjithësi.Por ajo që kam arritur të kuptoj, mendoj se vetëm trajtimi i subjektit të të dy qasjeve të doktrinës së Gjeçovit dhe veprave të tij do të na sigurojë një pasuri për t'i njohur kushtet e shekullit në të cilin ai jetoj dhe veproj, por edhe të agimit të revolucionit të edukimit shqiptar -në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, gjendjen kishtare të kohës dhe atë politike në mënyrë më të detajuar madje në gjenezën e tyre. Kështu parimi revolucionar i Gjeçovit ishte edukimi i brezave në gjuhën shqipe dhe hapja e shkollave në çdo fshat.Nuk ka luftëtar më të mëdhenjë dhe atdhetar e patriot se sa ai që bënë dëbimiin e injorancës dhe lindjen e dritës së diturës, Gjeçovi ishte luftëtar i palodhshëm kundër injorancës.Ky ishte mendimi i Gjeçovit në bazë të veprave të tij, një pamje që ai na e dha gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij, këmbëngulja në edukimin dhe arsimimin e brezave, kjo ishte arma e tij për ta ndriçuar popullin me dituri dhe zhvillim.Prandaj me pak fjalë misioni i Gjeçovit ishte i qartë lidhja e brendshme e tij më rrënjet e së kaluarës së historisë dhe përcaktimi i tij për edukim dhe të mirën e atdheut të tij. Ndërsa janë pikërisht shkrimet dhe jeta e të cilit shprehin të njëjtën sasi të patriotizmit të zjarrtë. At Shtjefën Gjeçovi si një shkrimtar i rëndësishëm, atdhetar dhe shërbëtor i Zotit dhe Kishës u bë një nga llambat e kombit që ndriçoj anën më të mirë dhe të nevojshme kombit dhe kulturës në përgjithësi.

Ai i shërbeu kombit më tërë qenjen, dhe luftonte të keqen e kombit më dritën e diturës, por ai nuk qëndroj duarkryq madje edhe vetë mori pjesë në luftën ndaj pushtueseve. Ndërkaq kjo është në fund të fundit që duhet të kujtojmë tani për të kuptuar edhe këtë se ky stabilitet i brishtë që sot ekziston është i lidhur edhe me humbjen e pjesëve të bukura të trojeve shqiptare dhe renien e tyre ne duar te armiqeve barbar, madje keta barbar depërtuan edhe në zemër të Shqiperise .Prandaj shihet qartë si në kohën e At Shtjefën Gjeçovit se ka me shekuj qe ai(kombi yne) lufton te keqen brenda tij, edhe pse ajo gjithnje ka qene nje e keqe e pjelle nga ana e erret e planeve te armiqeve dhe atyre qe kane lene faren e tyre aty, por une gjithmone kam patur arsyen dhe kam edhe sot kur po përkujtojm 140 vjetorin e lindjes së At Shtjefën Gjeçovit qe te shpresoj ne zemren e ketij kombi te madh per nga vlerat dhe lashtesia themeltare ne kete kontinent, pastaj ne ecurine e tij qe duhet te beje drejt zhvillimit dhe vizionit drejt te ardhmes se mire dhe te sigurt, të rikthimit në familjen e tij europiane.

Megjithkete At Shtejfën Gjeçovi nuk vrapoj pas famës, por fama e ndjeku atë pas dhe ja i famshmi Gjeçovi lindi për t'i dhënë kombi edhe një llamb ndirçuese për të mos e lënë atë asnjëherë në errësirën e injorancës.