Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Sefaj: Poeti që s'u pajtua me komunizmin

| E marte, 08.07.2014, 07:54 PM |


POETI QË S’U PAJTUA ME SISTEMIN TOTALITAR

Nga MA. Ilir Sefaj

Rruga poetike e Visar Zhitit është ndër më komplekset në letërsinë e sotme shqipe, megjithëse, nuk janë të paktë krijuesit që patën fat të njëjtë a të ngjashëm. Shkrimtarët shqiptarë në Shqipërinë totalitare për gati gjysmë shekulli dhe ata që krijuan në Kosovën e okupuar, por edhe në viset e tjera shqiptare nën okupim, sikur ishin fat-njëjtë. Muza e tyre poetike nuk guxoi të jetë më dorëlirë në frymëzimet e saja.

Vite të tëra burg për poezinë! Ky ishte “krimi” i poetit, haraçin e të cilit duhej ta paguante medoemos në kohën e diktaturës komuniste. Absurd i llojit të vet! Pikërisht me akuzën për poezi “antiparti” do të ballafaqohej edhe poeti atëbotë i ri, Visar Zhiti, i cili ende pa shijuar frytet e para të frymëzimeve të tij, u arrestua dhe u dënua me burg, duke qëndruar në burgun famëkeq të Spaçit, plot shtatë vjet.

Edhe pse u ballafaqua për afro një dekadë me vuajtjet që sjell të qëndruarit në burg, për studiuesin A. Vinca,: “Visar Zhiti, (është) një poet viktimë e surrealizmit politik të sistemit totalitar! E megjithatë, poezia e tij nuk është poezi e urrejtjes, por e dashurisë...Sepse,

...jeta (...) s’mjafton për dashurinë...

e tmerrshme të gjesh kohë

për urrejtjen.” [1]

Njeriu që nuk i duronte dot “njerëzit te këmbët e tija” detyrohet që afro një dekadë të vuajë në burgje e qeli. Kjo masë ndëshkimi, iu shqiptua poetit 27-vjeçar vetëm e vetëm se në poezinë Lustraxhinjtë, Sfinksi, Dielli i dytë etj, llupa e sistemit komunist, apo sita politike partiake, kishte vërejtur tendencën e Zhitit që rrënjët dhe “idealet e larta të Partisë” t’i lëkundte, dhe kjo mënyrë e të shprehurit, sipas ”ekspertizës” binte direkt ndesh me parimet e socializmit dhe të realizmit socialist.

“Ekspertiza” që iu bë poezisë Sfinksi të Visar Zhitit, nga “miqtë” e tij poetë, u konsiderua si alegori për Partinë dhe udhëheqjen e saj:

I tmerrshmi sfinks me krifa muzgu

qëndron i zymtë mbi shkretëtirë.

Madhështia  e tij e rëndë prej guri

e bëri, ah, të palëvizshëm! [2]

Ky sfinks i cili nuk i kishte të qarta mendimet, ndjenjat e qëllimet, sipas “ekspertizës” së asaj kohe aludonte në diktatorin komunist, dhe sigurisht se për këtë “guxim” të tij, poeti Visar Zhiti do të duhej ta merrte dënimin e merituar!

Se cili ishte qëndrimi i poetit të ri ndaj sistemit monist, që degradonte njerëzit, pa as edhe një arsye, dëshmojnë vargjet e më poshtme:

Jo, jo,

nuk i lyej kurrë këpucët

te lustraxhinjtë!

S’i dua njerëzit te këmbët e mia. [3]

Është kjo “liri” e të shprehurit (me të cilën nuk mund të pajtohej sistemi monist), që poetit tonë jo vetëm që ia ndaloi të drejtën e botimit, por e detyroi të ballafaqohej me “gjyqin e popullit”, si quhej, ngase përmes një gjuhe të figurshme “metaforike” ironizonte lavdinë e pushtetit dhe sjelljen e servilëve dhe të Miçove të tij.

Ani pse më parë se gjithçka tjetër, kjo poezi e vë në pah humanitetin, dhe shpirtbardhësinë e poetit, dashurinë e tij të pambarimtë për njeriun, dikush guxoi që vargjeve të sipërcituara t’u jepte ngjyrime politike për t’ia ndërprerë kështu në gjysmë frymëzimet djaloshare poetit Visar Zhiti.

Thuhet se “vargjet i pjell revolta”. Pikërisht kjo ngjet edhe me poetin Zhiti ngase poezitë e tij të shkruara në burg, shumë prej të cilave janë perla të vërteta, shprehin revoltë ndaj regjimit absurd, që kufizonte në çdo hap liritë e njeriut.

Studiuesi kanadez, Robert Elsie, duke folur për jetën dhe krijimtarinë e Visar  Zhiti, shkruan: “Visar Zhiti është autori shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit janë ndoshta pasqyrimi më i mirë i historisë së kombit. Ai ishte një prej njerëzve të shumtë që u përndoqën mizorisht pa ndonjë arsye të qenë. Por ai mbijetoi, fizikisht dhe nga ana intelektuale e emocionale dhe sot është një prej poetëve më të njohur në Shqipëri”.

Poezi që sjell shkëndija drite nga errësira!

Poeti Visar Zhiti e kaloi një pjesë të jetës së tij, mbase vitet më të bukura të rinisë në burg. Megjithatë, sikurse me të drejtë është konstatuar, vepra e tij poetike më parë se gjithçka tjetër është një thirrje për jetën, dashurinë, humanitetin të njerëzishmen.

Bota e pasur shpirtërore e poetit nuk mund të burgoset, këtë e dëshmon fakti se edhe brenda qelive të burgut poeti arrin të “bisedojë” me botën e “lirë”, ai ngazëllehet qoftë edhe nga një trokëllimë kali. Kjo kafshë e bukur i është afruar frëngjisë së qelisë për t’ia dëgjuar hallin poetit:

Kam patur dhe unë dëshira të blerta

të njoma si bari.

Ca m’i kanë shkelur,

ca i kam mbajtur.

Ty po t’i hedh –

haji!

Dhe me buzët e thara

mërmërita ngadalë

siç mërmëritet nëpër dashuria:

[1] Agim Vinca, Alernativa letrare shqiptare, “Shkupi”, Shkup 2005, f. 88.

 

[2] Visar Zhiti, Mbjellja e vetëtimave, “Flaka e vëlazërimit”, Shkup 1994, f. 24.

[3] Visar Zhiti, Kujtesa e ajrit,  Shtëpia botuese e Lidhjes së shkrimtarëve, Tiranë 1993, f. 24.

[4] Visar Zhiti, Kujtesa e ajrit,  f. 48.

[5] Visar Zhiti, Hedh një kafkë të këmbët tuaja, “Naim Frashëri”, Tiranë 1994, f. 38.

[6] Agim Vinca, Kënga e hapur, “Brezi ‘81”, Prishtinë 2005, f. 204.

[7] Anton Nikë Berisha, parathënia e librit Kohë e vrarë në sy,  “Rilindja”, Prishtinë 1997, f. 7.

[8] Visar Zhiti, Kujtesa e ajrit, f. 58.

[9] Visar Zhiti, Hedh një kafkë të këmbët tuaja, f. 141.

[10] Visar Zhiti, Kujtesa e ajrit, në pasthënie!

[11] Visar Zhiti, Hedh një kafkë të këmbët tuaja, f. 90.

[12] Visar Zhiti, Mbjellja e vetëtimave, f. 47.

[13] Visar Zhiti, Kohë e vrarë në sy,f. 106.

[14]  Po aty, f. 204.