Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fatmir Lamaj: Të ecësh pa u ndalur

| E hene, 07.07.2014, 06:31 PM |


Të ecësh pa u ndalur.

Nga Fatmir Lamaj

Para disa ditesh me qendron nje makine tek kembet e prej andej zbret nje djal i ri, shume i ri, duke me pershendetur me thote:  “Xhaxhi Miri u shpalla serisht kampion”. Pasi me tregoi kupen dhe fletvleresimet per ndeshjet e kryera, e perqafova dhe i urova suksese te tjera. Ky boksier i ri, kampion absolute i peshes se tij quhet Mario Sokoli, boksier i ekipit “Enea” me president-trajner zotin Ilir Shameti dhe Ismet Vorfi, 3 here kampion i shqiperise qe ne moshen 13 vjecare e ne vazhdim. Ne vleresimet e te gjithe teknikeve dhe njohesve te boksit eshte ngritur ne piedestalin e se ardhmes se boksit shqipetar edhe me tutje, ne rang europian ndoshta edhe boteror. Ne aktivitetin e fundit te boksit qe u zhvillua ne qytetin e Lezhes u shpall boksieri me i mire i te gjitha peshave te moshes 15-16 vjecare. Mario eshte 1m e 86 cm i gjate dhe bokson ne peshen 70-75 Kg. Lexues te nderuar, ju bera nje prezantim per talentin e jashtezakonshem Mario Sokoli per te terhequr vemendjen e kujtdo ndaj ketij fenomeni qe neser ne ringjet europiane kur te ngrihet flamuri shqipetar mbas cdo fitoreje te tij, kushdo nga ne le te ndihet krenar dhe ata qe i kane mundesite per ta ndihmuar kete talente te rralle, te kontribuojne modestisht ne ecjen e tij te pandalshme ne rrugen e suksesit i cili na nderon te gjitheve. Gjendja e mjerueshme e sportit shqipetar eshte produkt i politikave te gabuara deri me sot,si dhe nje mosfunksionim normal i raporteve sport-biznes. Kemi raste shume evidente kur sporte te caktuara jane mbeshtetur me guxim dhe sinqeritet nga biznesmen te caktuar, ata kane arritur suksese te dukshme, rasti i Kukesit dhe i Korces ne futboll. Sporti shqipetar pothuajse i braktisur nga shteti deri me sot te mbijetoj ose per te arritur ne nivele konkurueshmerie ne rang europian, i duhet patjeter dhe nje mbeshtetje filantrposite prej biznesit i cili investimin vetfillestar mund ta marri gradualisht nepermjet sukseseve te ekipeve te sporteve te ndryshme apo individeve te vecante. Ketu u behet thirrje paperjashtim te gjithe biznesmeneve shiqipetare qe pasurine e tyre e ngriten me mund dhe djerse. Sot te vjen neveri dhe ndjen peshtirosje kur shikon sesa pak investohet nga biznesmen te ndryshem ne ndihme te komuniteteve per hallet qe ato kane. Deri ne 44’ ne Shqiperi  cdo kishe e xhami, shkolle, rruge fshati cezem e strehe vorfnore ngrihesh nga ata pak tregetar e ata pak te pasur qe kishte Shqiperia e atehershme. Sot degjojme rralle ose shume rralle qe ndonje biznesmen mund te ndertoje nje objekt social-kulturor ne ndihme te komuniteteve. Kur shikoj Marion me kujtohet heroi I tregimit “Meksikani” i Xhek Londonit i cili luftonte ne ring per jete a vdekje per nje kauz qe ai e quante te drejte, per “Revolucionin”. Ndersa ne bisede me Marion lumturohesh dhe ndihesh krenar kur ai thote se une ne ring do te lufoj gjithmone per flamurin shqipetar. Marios Zoti i ka falur edhe nje pamje engjellore, por kur e shikon ne ring qe hedh ne knockout me grushtin e tij te hekurt ndihesh i befasuar ne vetvete duke iu referuar kujtimeve dhe pershtypjeve qe na kane lene imazhet bisherore te shume boksiereve me emer ne ringun nderkombetar. Mario shkon ne kembe tek palestra ku stervitet dhe kthehet prap ne kembe prej andej, nje distance afersisht prej 1 ore, dhe kur une i them me shaka: “ O Mario ! Harxhoje pak babin te te coj me makine.” Ai ma kthen me te qeshur: “ Pse pak ka bere dhe po ben babi per mua ?! … Po Mario, babi jot Fatjoni ka bere edhe po ben shume per ty, por ai me rrogen e vet nuk mund te beje dot me shume per te ardhmen tende, sepse ai nuk mund te te coj ty ne aktivitetet jashte vedit per te afirmuar mjaftueshem vlerat e shumta e te rralla si boksier me nje te ardhme te sigurte. I nderuar lexues, me keto rrjeshta te shkruara dua te trondis pak ne dremitjen e tyre disa nga zyrtaret dhe biznesmeneve shqipetare per mos ti lene te shuhen ne harrese nga pamundsia ekonomike talente te rrala te sportit shqipetar te cilet nderojne jo vetem ata edhe familjet e tyre, por edhe gjithe kombin shqipetar. Ne kemi nxjerr boksier me fame boterore si Luan Krasniqi, dhe do te ishte nje nder shume i vleresuar per Federaten Shqipetare te Boksit per te organizuar cdo vit nje aktivitet per nder te tij “ Kupa Luan krasniqi ”, ku aty te thirreshin edhe boksier nga vende te ndryshme per te promovuar talentet e rinj te boksit. Le te jete ky nje sygjerim modest ne kujtese te Federates Shqipetare te Boksit. Si perfundim do te deklaroja pa frik dhe bindshem se cdo ndihme per Mario Sokolin nuk do ta konsideroja thjesht nje gjeste bujarie apo filantropie, por si nje investim te sigurte per nje talent unikal qe do te dije tja shperbleje kujtdo me suksesin e tij, cdo mund apo sakrifice e bere per ate e per te ardhmen e tij te shkelquer si boksieri me i mire sot per sot shqipetar per moshen e tij.