| E merkure, 02.07.2014, 07:30 PM |
NË KUJTIM TË BARDHYL AJETIT
Nga Agim Gashi
Sot u bënë nëntë vite, kur vdiq gazetari dhe kolumnisti i gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajeti. Pas plagëve të marra më 3 qershor 2005, ku ishte qëlluar nga një veturë në lëvizje nga dora e zezë gjakatare e krimit. Bardhyl Ajeti ishte duke shkuar nga Prishtina në Gjilan, kur u sulmua papritur, prapa shpinës, në fshatin Bresalc me disa plumba shurdhues që dolën nga një Mercedes me xhama të zi. Ai ishte i përcjellur nga dora e zezë kriminale që vriste pa ndal në trojet tona.
Vrasja e gazetarëve ishte drejtëpërdrejtë ngulfatja e së vërtetës shqiptare që ndodhte në trojet tona.
Ata plumba që goditën trupin e tij, nuk i shkaktuan plagë vetëm trupit të Bardhyl Ajetit, të cilat pas disa jave ia morën jetën, por ishin plagë në trupin e atdheut, plagë në trupin e kombit dhe plagë në trupin e ardhmërisë. Çdo ditë vritej nga një copë atëdhe, çdo ditë vidhej nga një copë Shqipëri dhe çdo ditë vritej liria jonë.
I lindur më 1977, Bardhyl Ajeti ky djalosh 28 vjeçar e që ishte në kulmin e energjive pozitive të prodhimtarisë intelektuale, ekzekutohet nga dora e ndytë e cila ekzekutonte gra, fëmijë, burra e pleq.
U vra sepse Bardhyli ishte në mbrojtje të së vërtetës, në mbrojtje të pavarsisë e lirisë e cila u fitu me gjakun shqiptar.
Atentatin në Bardhyl Ajetin e ndjeu mbarë atdheu e mbarë kombi që jetonte dhe po jeton me ankthin e pandalshëm për ardhmëri.
Edhe unë këtë atentat e ndjeva me dhimbje të madhe andaj Elegjinë „Kur vritet gazetari“ ia kushtova Bardhylit dhe atyre që u vranë nga dora kriminale, dorë e cila ska asnjë dallim nga terrorizmi serb dhe ai islmik që po ekzekutojnë barbarisht njerzit e pafajshëm.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Bardhyl Ajetin!
25.06.14 Düren
___________
KUR VRITET GAZETARI VRITET DHE LIRIA
Nga AGIM GASHI
Kur vritet gazetari
Vritet dhe liria,
Qajnë shkronjat e Dhaskal Todhrit
Qajnë edhe fëmija.
Kur vritet gazetari
Nga arma e krimit,
Ndjen dhëmbje Karadaku
Dhe Rrafshi i Dukagjinit.
Kur vritet gazetari
Me grykën e pushkës,
Mbi qiellin e Kosovës
Ofashama e Ali Ukës.
Kur vritet gazetari
Nga arma e ulokut,
Mbi bjeshkët e Kosovës
Hija e Enver Malokut.
Kur vritet gazetari
Në midis t´Kosovës,
Dridhet Vicianumi
I Shefki Popovës.
Kur vritët gazetari
Nën hijen e natës,
Në varr ngrinë kujtimet
Kur vritet gazetari
Ndalet rruga e fatit,
Qahet n´tkatër anët
Drenica e Bekim Kastratit.
Shko Bardhyl Ajeti
Prehu në qetësi,
Tek shokët e penës
Që ratë për liri.
29 qershor 2005
Düren