| E hene, 30.06.2014, 07:44 PM |
ELEGJOJ PËR NJERIUN E MIRË
Marash
Marash
për të
ardhur në ditën e fundit në
sepse çdo kush që vjen edhe ikën.
Marash
nuk e di binim a nuk binim kushurinj
edhe unë e kisha gjyshen nga Shkreli.
Marash
kishe dhe punë të mëdha
trimërinë, dashurinë dhe dhëmbjen.
Marash
Prenk Calin kishe komandat
e burgjeve të diktaturës ua pe tmerrin.
Marash Maliti, udhën e jetës e pate të gjatë
urtësinë po aq të madhe, si mal
dhe dashurinë për artin të pakufi.
Tani ti shkon në amëshimin e pasosun
i qetë se na la pas çfarë deshe
dhe atë që deshe mbi gjithçka: Shqipërinë.
Kolec Traboini
30 qershor 2014
_______
MARASH
1921-2014
I lindur
m 1921 në Dedaj të Shkrelit, në një familje e njohur për “vojvodë” dhe mjaft e
përmëndur për burra të urtë dhe atdhetarë. Marashi, shkollimin e fillores dhe
të mesmes i bëri në qytetin e Shkodrës, si jetim në Jetimoren e konviktit
“Malet tona”. Ndërkohë shkon në Itali dhe kryen specializimin, në degën e
Pyjeve. Në prag të kapitullimit të nazifashizmit në Shqipëri, bashkohet me
katër oficerë madhorë të Malësisë Madhe, në formacionin “Beslidhja e Malësisë së Madhe” e me
vullnetarët e kësaj treve kishte për qëllim mbrojtjen e krahinës pa u
inkuadruar në asnjë grupim politik. Mbas kësaj, në vijim të beslidhjes, kur u
krijua për të njëjtin qëllim “Batalioni Shkreli” me komandant major Dom Nikollë
Gazulli, Marashi ishte kapiten i klasit parë në këtë battalion. Mbas ardhjes së
komunizmit në Shqipëri, ky bashkë me Llesh Marashin etj., ka qënë njëri nga
nismëtarët e kryengritjes së Malësisë Madhe, që i sollën atij edhe burgim
politike. Me anë të një amnistije
Librat e botuar janë “Gjaku i falun”, dramë dhe “Ngjarje historike dhe figura të shquara Shqiptare” publicistikë.