Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Anton Papleka: L'eternel retour

| E hene, 30.06.2014, 05:46 PM |


L'ETERNEL RETOUR

Nga ANTON PAPLEKA

Në vitin 39 para Krishtit

Oratori romak Asinius Pollion

Nënshtroi parthinët, një popull të Ilirisë

Pas kthimit të tij në Romë

Për të u organizua një triumf

Më vonë, ai vazhdoi të merrej me ushtrime oratorie

Siç thotë Seneka ( Plaku )...

Në vitin 1939 pas Krishtit

Një pinjoll tjetër i Ujkonjës, me emrin Konti Ciano

Në trupin e të cilit ndoshta kishte shtegtuar

Shpirti i oratorit romak Asinius Pollion

Përgatiti nënshtrimin e të njëjtit popull

Me ndryshimin e vetëm se tashti parthinët

Quheshin albanezë ose shqiptarë

Ashtu si stërgjyshi i tij i largët

Oratori romak Asinius Pollion

Edhe Konti Ciano ka pasur prirje letrare

Madje ka shkruar një libër të trashë…

Duke lexuar Senekën ( Plakun )

I cili i ka kushtuar një kapitull të tërë

Oratorit romak Asinius Pollion

U befasova nga ngjashmëria e këtyre dy datave

39 para Krishtit,1939 pas Krishtit

Në të cilat ka ndodhur e njëjta ngjarje

Ku kanë marrë pjesë të njëjtët protagonistë...

Përsëritja e të njëjtës ngjarje në dy data të ndryshme

Më solli në mendje të frikshmin L’ Eternel Retour!

-Marrë nga VOAL,ch, nga Z. Lushaj, fundqershori 2014-