| E premte, 27.06.2014, 06:00 PM |
Vahit Nasufi
PARTITË POLITIKE
Dy - tri fjalë për partitë politike -
Jo lëvdata, por, fjalë kritike!
Për karrigën kryeministrore -
Ndër shqiptarë - beteja prore!
Kur njërën parti, populli e zgjedh -
Tjetra thotë - votat i kanë vjedhë!
Për kreun e partisë, që ka fituar -
Rivali tij thotë - ka manipuluar!.
Shembull kemi n`troje t`Shqipërisë -
Ku i duhet rritja e demokracisë!
E infrastrukturës dhe ekonomisë ,
Rënia e numrit, të papunësisë!
Me partitë e mëdha kosovare -
Situata s`ndryshon fare!
Edhe n`Maqedoni e njëjta ndodhë -
Duke votuar poulli është lodhë!
Ndër fushata gjithçka premtojnë -
Vetëm votat sa t`i fitojnë!
Herë njëra parti, e herë tjetra -
Prej fjalëve s`kalojnë n`vepra!...
Nëse ne, do t`qeverisim -
Pensionet do t`ua rrisim!
Premtojnë shumë dhe për biznesin -
Tatimet -thonë - do t`ua zbresim!
Do t`përmisohet infrastruktura,
Do t`ndërtojmë rrugë dhe ura,
Do t`hapim dhe shumë tunele,
Do t`ndërtojmë fabrika e hotele!...
Kem projekte për shumë shkolla,
Për arsimtarët më shumë të holla!
Do t`i keni falë mjekimet,
Për ilaçe do t`zbresim çmimet!...
Do t`zhvillojmë ekonominë,
Do ta zvoglojmë papunsinë!...
Nëse neve na votoni -
Do t`merr fund korrupsioni!
Kur mban mbëledhje mazhoranca -
Nga opozita braktiset seanca!
Edhe kur janë në Kuvend -
Nëna e motra duke i përmendë!
Nga parlamenti duke dalë -
Njëri - tjetrin e fyejnë me fjalë!
N`vend të gjuhës politike -
Midis tyre rrahje fizike!
Opozitarët prej xhelozisë -
Shtrihen para kryeministrisë,
Kinse bëjnë grevë të urisë,
Për largimi te Qeverisë!...
Aty shtrihen shumë deputet -
Kushte t`mira si n`bregdet!
Si n`hotel hanë e pinë -
ç`është urija, as nuk e dinë!
Kur shohin zhvillim t`shoqërisë -
Sherr i madh ndaj Qeverisë,
Prej natyrës ndodhin vërshimet -
Opozita flet për hetimet!...
Kur bëhen ndeshje n`akset rrugore -
Qeveria - thonë - është fajtore!
Kur ekzekutohet ndonjë njeri -
E pa aftë - thonë - kjo Qeveri!
Për protesta popullin e nxisin -
Të largojnë Kryeministrin!
Bien n`sy të ndërkombëtarve -
Sidomos krerët e opozitarve!
Bëjnë protesta kinse paqësore -
Dëme pronës private dhe shtetërore!
Ndër protestuesit shumë të lënduar,
Dikujt jeta aty i ka mbaruar!
Dëgjoni zotërinjë të nderuar,
Ju ministra të emëruar,
Populli juve u ka votuar -
Premtimet tuaja për t`i zbatuar!
Kjo vëllavrasje pa nevojë -
A thua vallë, ku do t`na çojë?
Kem një gjuhë, gjak dhe flamur -
Lusim Zotin t`mos ndodhë kurrë!