| E premte, 27.06.2014, 05:48 PM |
NEHAT JAHIU
UNË JAM NJË LIS
Unë jam një lis- lis me degë e rrënjë
që më ka lindur e imja nënë,
rritur e përkundur në djepa
në atdheun tim mbjellur me eshtra.
Sa herë që i lidha plagët e mia në ballë
e ruajta veten për ta mbajtur gjallë,
aty ku baba kishte bërë ugar në arë
në pranverë e vjeshtë unë mbolla farë.
Unë jam një lis i madh me komb e fis
që në çdo varr kemi nga një plis,
sa herë që më plagosën pas shpine
unë i futa thell rrënjët në Orizishte.
Unë jam një lis që më pren në dega
por, me trung e rrënjë në Orizare mbeta,
sa herë trupin që ma shkurtuan
shpirtin edhe më shumë ma forcuan.
Aty unë vura themelet gurë mbi gurë
ku valvitej shkaba në flamur,
në ato male e fusha e në ato varre
aty në të timen vendlindje në Orizare.
Unë jam një lis që nuk njoh kurr e stuhi
rrënjët i kam tek vargu im në poezi,
jam një lis me rrënjë të thellla
kot e ka të mi shkuklë kjo kushledra.
Rritur jam në këto male në këto bjeshka
këtu ku emrin e të parëve të mi e gjeta,
aty tek vargu im-vargu i poezisë
tek faqet e shkruara të të lashtës historisë.
Unë jam një liis me degë e me rrënjë
fjalën time gjithnjë e kam thënë,
pisave çdoherë ua kam thënë në sy
se
jeni