| E enjte, 26.06.2014, 06:43 PM |
Rrustem Geci
LULET E DRINIT
Dielli, ky mbjellës i përjetshëm
bashkë me shiun, borën, erërat
Janë krijuesit e jetës së gjallë
janë muzat e tharmit poetik
Era që xhamat jashtë i torturon
dhe me shi nga pak i spërkatë
qielli nuk është dhe aq paqësor
kënga e duarve duhet të fillojë
Neve që hallet na kanë thyer
dhe endemi të papunë për punë
Bashkia s´qan kokën, Bashkia
s´flet; ajo s´do ta dijë për ne
O t´i që jeton nga plehërat, dhe
nga skrapët e kazanave , nga
shishet dhe kanaçet e hedhura
a e di s´i bëhet dora jote grusht!..
Rrustem Geci, poezi nga libri, "Trojeve të mia"