| E marte, 24.06.2014, 07:38 PM |
Kujtesë historike për dëshmorin e
Shqipërisë Etnike
(Shoqata Shqiptare Jetullah Islami në mënyrë madhështore kremtoji 15 vjetorin e rënjes heroike të profesor Jetullah Islami)
Nga Nue Oroshi
Sa kalojnë vitet gjithmonë vepratë heroike vijnë duke rën në vendinë e vetë. Të vërtetat historike munden, të mbulohen për një kohë të shkurtër porë jo përgjithmon. Kështuqë asesi nukë mundetë të mbulohet përgjithmonë fakti se profesorë Jetullah Islami ishte themeluesi kryesore i Ushtris Qlirimtare të Kosovës në Llap e Gollak qyshë nga viti 1991. Pra ishte ndër të parët, që në ato treva dardane i ktheu pushkën serbit duke i thën se këtu ësht shqiptari.
Meqë heronjët janë pjesë e shpirtitë tonë arbëror, atëher ata nuk do ti harrojm kurrën e kurrës. Kështuqë duke e kujtuarë emrinë e këti heroi të Shqipëris Etnike, shoqata shqiptare Jetullah Islami e cila udhëhiqet tashë, e dhjet vite nga miqtë dhe shokët më të ngushtë të profesor Jetullah Islamit mbajti në mënyrë madhështore një akademi përkujtimore me rastinë e 15 vjetoritë të rënjes heroike të profesorë Jetullah Islamit. Akademin e hapi veprimtari dhe studiuesi i palodhur Avni Bilalli i cili edhe e udhëhoqi kët akademi përkujtimore, i cili pasiqë përshendeti të pranishmitë bëri një falënderim të veqant për luftëtarin e Kosharës legjendare që ishte aty prezentë z Fazli Halimi, si dhe e lexoji telegramin përshëndetës derguar kësaji akademie nga Kryetari i Bashkimit te Intelektualëve Shqiptarë në Zvicërr z Abas Fejzuallahu. Interpretimin e himnit kombtarë e këndoi këngëtari i shkëlqyer Fadil Jashari. Duke vazhduarë me prezentimin e poezisë kushtuarë dëshmorit të kombitë profesor Jetullah Islami , shkruar nga veterani i arsimit zotëri Osman Preteni, të cilën e lexoji gjimnazistja e re Edita Bilalli.
Më pasë motratë Edita dhe Nita Bilalli dy anëtarët e grupit Shqiponjat u paraqitën me vallën e bukur shqiptare Shota, të përcjellura me muzikë të maestro Fadil Jashari. Me nje fjalë rasti u paraqit historiani Nue Oroshi i cili dha disa shenime të shkurtëra biografike për dëshmorin e kombit Jetullah Islami ku tha: Jetullah Islami u lind më 14.06.1950 në fshatin Dyz të Komunës së Besianës (Pudujevës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Mitrovicë, ndërsa studimet univerzitare i kreu në Univerzitetin e Kosovës në Prishtinë, në drejtimin e historisë, kurse ato posdiplomike në drejtimin e kohës së re. Punoi si arsimtar. Pas vitit 1981 për shkak të veprimtarisë patriotike e largojnë nga procesi edukativ e arsimor, detyrë e cila i mohohet deri në fillimin e viteve të nëntëdhjeta kur edhe bëhet Pavarësimi i Arsimit shqip në Kosovë. Më pas e kreu detyrën e Drejtorit të Shkollës fillore në fshatin e tij të lindjes, në Dyz të Besianës.
Pas shpërthimit të demostratave të vitit 1981, Jetullahu për shkak të organizimit të këtyre demostratave dënohet me disa muaj burgim, por falë qëndresës së shokëve dhe të tij përsonale, e duke mos e zbuluar njëri tjetrin, ata shpëtojnë vetëm me disa muaj burgim për mungesë të fakteve.
Në vitin 1991, me rastin e formimit të bërthamave të para ushtarake të Kosovës, Jetullah Islami zgjedhet udhëheqës i formacioneve ushtarake në Podujevë për ta mbrojtur Kosovën. Për herë të parë po e bëj publik një fakt, të një qëndrese dhe organizimi ushtarak që kishte bër profesor Jetullah Islami në vitin 1991, dhe, që personalisht vetë ma dëshmoi në nëntor të vitit 1997, në Kiel të Gjermanisë. Me rastin e disa bastisjeve që kishin ndodhur dhe që vazhdonin të ndodhnin në fshatrat Dyz dhe Bellopojë, dëshmori i Kombit Jetullah Islami nuk pranoi nënqmimin që iu bëhej shqiptarëve në këtë kohë, por organizoi në armë këto fshatra dhe iu dolën në pritë policisë serbosllave. Pas një qëndrese të fortë, forcat policore serbe u thyen në mes të fshatrave Dyz dhe Bellopojë.
Policia serbe i bie në gjurmë se kush ishte ideatori dhe organizatori i kësaj qëndrese. Ku pas rënjes nëpër burgje të një pjese të veprimtarëve kombëtarë, e që krijuan formacionet e para ushtarake për mbrojtjen e Kosovës, si dhe arratisjes së një pjese të tyre për në Shqipëri, qëndrimi legal i rrezikohet, prandaj ai kalon në ilegalitet.Jetullahu në vitin 1994, me sugjerimin e shokëve, miqëve dhe bashkëveprimtarëve më të afërm që kishte, kalon në Shqipëri, dhe pas një vit qëndrimi në Shqipëri, në vitin 1995, vjen në Gjermani, dhe vendoset në Kiel të po këtij shteti.
Me
formimin e nëndegës së LDK-së në Shlesvig Holshtajn, profesor Jetullah Islami
zgjidhet anëtar i kryesisë së kësaj nëndege, si dhe Delegat i Degës së LDK-së
në Gjermani. Dhe nga këtu, së bashku me shokët dhe miqtë e tij, bën organizime
të shumta kombëtare, e që vlenë të veçojmë organizimin e tri demostratave të
mëdha të mbajtura në
Gjithashtu
duke e parë nevojën e edukimit të brezave të rinjë, edhe jashtë Kosovës ai
punoi për disa vite mësues i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në
Mësuesi Osman Preteni u paraqit me poezin kushtuar mësusit dëshmor Xhevat Isufi, ndërsa veprimtari i dalluarë Avni Billalli deklamoji vargje nga poema e poetit Jakup Ceraja kushtuarë Ushtarit të lirisë Ramadan Qerkin Peci, i cili ra heroikishtë pikërishtë në të njëjtën ditë që ra edhe profesor Jetullah Islami.
Pasiqë shoqata kishte dhjet vjetorin e themelimit shkurtimisht u prezentua një historik i Shoqatës Jetullah Islami. Ku u tha se tani e 10 vite me parë pikërishtë me 2 Qershor që ishte 5 vjetori i rënjes së profesor Jetullah Islami dy veprimtarët kombtarë Avni Bilalli dhe Nue Oroshi vendosën që ta marrin iniciativën për themelimin e Shoqatës Jetullah Islami. Kryetari i parë i kësaji shoqate u zgjodhë i ndjeri veprimtari i shquar Xhafer Nuha.
Për dhjet vjetë të veprimtarisë së saji kjo shoqat kombtare mbajti rreth 60 manifestime kulturore, akademi përkujtiomore, prezentim të kulturës shqiptare, si dhe prezentoji komunitetinë shqiptarë ne mbarë Shlesvig Holsteinin ku për qdo vit ishte e ftuarë e kryetarit të Qeveris së Republikës së Shlesvig Holsteinit që organizoheji për përfaqësuesit konzullorë të botës. Dhe shumë aktivitete tjera ku veqojm faktin se vetëm shtypi gjerman kishte shkruar 10 artikuji për aktivitetin e kësaji shoqate.
Por kjo u
arritë falë shum veprimtarëve miqëve dhe shokëve te dëshmorit te kombit
profesor Jetullah Islami.Më pasë këngëtarët e mirnjohur Fadil Jashari dhe Bekim
Berisha u paraqitën para të pranishmëve me këng e valle të traditës popullore
shqiptare.Duke u përshendeturë me të pranishmitë dhe njëkosishtë duke i falënderuar
për pjesmarrjën në mendje mu kujtuan se sikur të ishte Jetullahu aty do ti
thoja pa ngurruar. Ata që luftuan kundër teje sa ishe në