| E marte, 24.06.2014, 05:59 PM |
Xhavit Gasa
METAFORË
Gjithë jetën e mbajmë në shënjestër,
hap pas hapi pa pushim e gjurmojmë,
në çdo vend i ngrehim dhe leqe,
asnjë herë nuk po e kapim metaforën...
Njeri-tjetrin gjithmonë komplimentojmë,
për metaforat që shkruajmë në letër,
dhe të gjithë përsëri pa pushim vrapojmë,
s'po e kapim metaforën, atë të vërtetën....
A është një metaforë,
gjithë bota ku jetojmë???
SHPËRFYTYRIM
U shpërfytyrua qielli,
retë e zeza ligjin bënë,
u zbehën rrezet e diellit,
netët mbetën pa yje e hënë....
U shpërfytyrua krejt natyra,
arinjtë kishin frikë nga dhelpra,
një e nga një u rrëzuan lisat,
në vënd tyre mbijnë driza e ferra....
Eh, mos prisni asnjëherë,
as mos shpresoni kot,
ata që shpërfytyrimin bënë dje,
do të mbyllin ato plagë sot....
KUJDES
Në mes lulesh,
nëpër pemë,
dhe grerëzat,
foletë i ngrenë....
Kujdes,
mos u dehni,
nga e luleve,
në pemë o njerëz...
Grerëzat,
nuk e veshin,
dot asnjë herë,
xhaketën e bletës...
FJALA DHE KËNGA
Bletës dua t'i ngjaj,
të mbledh fjalët si nektar
Dua të bëhem qukapik,
t'ju pastroj fjaleve çdo të ligë..
Me bilbilin të lidh miqësi,
vargjet t'i bëjë melodi...
Fjala dhe kënga,
çelës që hapin zemrat!!!!!