Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elona Doda: Të rinjtë për një shoqëri pa korrupsion

| E hene, 23.06.2014, 08:04 PM |


Të rinjtë  për një shoqëri pa korrupsion

Nga Elona Doda

Forcimi i demokracisë në vend është një ndër sfidat më të mëdha të shoqërisë për të cilën është e nevojshme të punohet  më shumë. Edhe në vendin tonë ashtu siç është e zakonshm në të gjitha demokracitë e reja,  ndeshemi me probleme të cilat pengojnë që sistemi demokratik të funksionojë në mënyrën e duhur ,  probleme siç janë korrupsioni dhe  mungesa në veprimin e shtetit të së drejtës. Demokraci nuk do të thotë vetëm ‘’ the rule of the people by the people’’ si dhe  mbrojtje e lirive dhe të drejtave të njeriut  por gjithashtu do të thotë të ekzistojë pergjegjësia qytetare dhe qytetarët të tregohen aktivë e të luajnë rolin e tyre si faktorë politik.

Demokratizimi  në përgjithësi është një proces i cili kalon në katër faza kryesore:

1. Rënia e regjimeve autoritare, në rastin tonë rënia e regjimit komunist në fillimin e viteve 90-të;

2. Tranzicioni;

3. Konsolidimi;

4. Maturimi i rendit politik;

Në fazën e konsolidimit të demokracisë, fazë në të cilën përshkruhet gjëndja aktuale e demokracisë në vendin tonë, procesi i demokratizimit evoluon nga stadi elektoral në stadin normativ. Kjo do të thotë se pavarësisht se rendi elektoral është i vetmi rend politik i perceptuar (Linz and Stephan 1996)  dhe zgjedhjet e lira dhe të drejta janë çështje fakti, ekzistojnë shumë faktorë që kufizojnë në realitet liritë dhe të drejtat që një sistem plotësisht demokratik, në përgjithësi i garanton. Shumë demokraci në botë në mes të tyre edhe kjo e vendit tonë,  duket që kanë ngelur në këtë fazë (Zakaria 1997).

Një ndër faktorët kryesorë që duket se kufizon këto liri dhe të drejta është korrupsioni politik. Në fazën e konsolidimit të rendit demokratik, një numër i caktuar elitash politike përqendrojnë pushtetin në duart e tyre duke mbrojtuar interesat personalë nëpermjet praktikave të korrupsionit. Për shkak të sjelljeve të perqendruar rreth interesave personalë, shteti mbahet në një gjendje të atillë  që pengon aksesin në pushtet të grupeve që me të drejtë ju takon  dhe  nga ana tjetër nuk ofron drejtësi dhe liri për të gjithë, të drejta këto që një demokraci e plotë i përmbush. E thënë me fjalë të tjera korrupsioni është ai element i cili praktikisht, ‘’ izolon’’ së funksionuari atë sistem qeverisës që njihet si shteti i së drejtës duke sjellë si pasojë realitetin e një demokracie jo plotësisht funksionale e cila derivon nga ‘’ the rule of the people by the people’’.

Korrupsioni në vendin tonë  rezulton të perceptohet të jetë shumë i përhapur si ne sektorin publik ashtu dhe në atë privat, kjo perhapje reflektohet në shumë raporte të organizmave ndërkombëtarë të bërë me këtë qëllim, ashtu si dhe në indikatoret qeveritarë. Një  ndër fushat në të cilat korrupsioni është njëkohësisht më prezent dhe në të njëjtën kohë ndoshta më i dëmshëm, është fusha e drejtësisë. Kjo për arsye se pushteti gjyqësor në sistemin qeverisës të shtetit të se drejtës, përbën atë që quhet albitër dhe mosfunksionimi i të cilit bën që ligji të mbetet në duart e ‘’më të fortit’’. Si pasqyrë e gjithë gjendjeje  shteti ynë ‘’ akuzohet’’ se ka instaluar atë që quhet ‘’kulturë e pandeshkueshmërisë’’, bazë për të cilën është premisa e perceptimit të lartë të korrupsionit politik në raport me numrin e vendimeve gjyqësore me dispozitiv dënimin për korrupsion aktiv dhe pasiv, si dhe me statusin e të dënuarve të cilët nuk rezultojnë në poste të larta  në hierarkinë e pushtetit.

Ashtu siç u shprehëm më lart korrupsioni është një dukuri në bazë të së cilës qëndrojnë interesat personalë të pasqyruara më së shumti në elementë ekonomikë, duke u nisur nga kjo premisë është logjike të mendosh që një shtet që nuk funksionon në bazë të parimit të shtetit të së drejtës priret të ketë një ekonomi jo efiçente dhe sipas çdo studimi një ekonomi jo eficente   ose një ekonomi në krizë impaktin më të rëndë e ka mbi të rinjtë. Kjo situatë vërehet  praktikisht me krizën në eurozonë dhe përqindjen e lartë të papunësisë së të rinjvë.

Po si është raporti i të rinjve me korrupsionin? Sa të ndërgjegjshëm janë ata mbi impaktin e këtij fenomeni mbi të ardhmet e tyre?

Sipas ‘’Transparency International’’  ekziston një tendencë globale që të rinjtë të jenë më të ekspozuar ndaj ryshfetit, duke u nisur nga pozicionet e tyre si studentë, të rinj punësuar, konsumatorë dhe qytetarë si dhe nga dëshira vitale e tyre për të bërë hapa të mëdhenj në një kohë rë shkurtër.

Në shoqërinë tonë, korrupsioni shpesh konsiderohet si një ‘’ modus vivendi’’  ose “një mënyrë për të jetuar” dhe nga ana tjetër të gjitha impaktet negative të korrupsionit tentojnë të kenë një përqendrim më të madh mbi të rinjtë, si per shembull:  impakti mbi ekonominë, impakti mbi punësimin e tyre etj.

Të rinjtë janë ata që më së shumti dëshirojnë një shoqëri me “rregulla të barabarta loje’’, si mënyrë për t’i provuar asaj gjithë kreativitetin, aftësitë, motivimin e tyre për të përmirësuar gjithë indikatorët mbi bazën e të cilëve një shoqëri funksionon.

Nga ana tjetër shoqëria, ka pritshmëri të mëdha nga të rinjtë pasi ata nuk kanë një statut quo për të ruajtur dhe nuk kanë një të përdithshme për të cilën ata janë përgjegjës, pra në këtë kontekst roli i tyrë është thelbësor.

Së fundmi do të thoshim se është e rëndësishme të trajtohet nga të rinjtë dhe të reflektohet mbi të në këto drejtime:

1. Korrupsioni është së pari shkelje  ligji dhe gjithkush është i ndërgjegjshëm për këtë aspekt të tij por jo vetëm kaq, ai është gjithashtu sjellje shoqërisht e dënueshme në kontekstin moral. Pra përveç trajtimit normativ dhe zbatimit të ligjit, është e nevojshme të nxitet një reflektimin në radh?t e të rinjve mbi të ashtuquajturën ‘’ kulturë korrupsioni’’.

2. Korrupsioni, demokracia dhe impaktet e tyre në ekonomi. Vendi jonë përballet sot me një shifër të lartë papunësie në radhët e të rinjve, gjendje kjo që vjen si pasojë mungesës se investimeve në vend, për shkaqe ndërmjet të tjerave edhe të praktikave të korrupsionit në vendin tonë.

3. Korrupsioni dhe impakti i tij në integritetin profesional: pra,  sa e rëndësishme është pavarësia dhe integriteti profesional