| E merkure, 18.06.2014, 07:40 PM |
NË PËRMET, KU HISTORIA DHE POEZIA
SHKRIHEN NË NJË REALITET TË VETËM
Nga Hyqmet Hasko
Rreth
orës 13, fungoni me 20 poetë dhe poete u
Sebep si gjithmonë në raste të tilla bëhet poezia dhe dhëndurët janë poetët…
Përmeti është qytet me tradita të një mikpritje të rrallë njerëzore. Kur mbërrin në Përmet, të duket se ajo fryma gati hyjnore e mikut, për të cilën flet me aq pasion mjeshtri ynë i madh Ismail Kadare, këtu bëhet realitet. Një realitet i prekshëm dhe emocionues.
Është qyteti i luleve dhe i njëmijë e një bukurive. Në këtë qytet na ka ftuar miku ynë me zemër të madhe Riza Çato, poeti me artin e tij brilant poetik kërkon ti japë më shumë dashuri e shpirt qytetit të tij, të vendos një gur në themelet e tij. Malli e ka shtyrë drejt tij, si drejt tokës së premtuar. Pasi I ka blatuar vargjet e shpirtit të ndjerë, tani shkon drejt tij bashkë me shokë e miq poetë për të ndarë me të dhimbjet dhe përmalljet e pashuara.
Përmeti është një qytet i vogël, por i madh për nga vlerat që mbart në shpatullat e tij. I madh për nga numri i figurave e personaliteteve që i japin dritë dhe rrezonancë në kohë e hapësirë…
Rizai po na mbledh në qytetin e tij të lindjes dhe misioni i tij është i shumëfishtë, së pari ai kërkon që tek secili nga ne të tregojë se qyteti i tij është rritur e pasuruar dhe me vlera të tjera të zhvillimit demokratik, se natyra e mrekullueshme që Zoti i ka falë kësaj treve është pasuruar dhe me elemente të zhvillit urbanistik, të turizmit përrallor, që mbart në vevete një magji të pazbuluar e që pret të shfletohet si fletët e një libri të pahapur nga mijëra turistë vendas e të huaj. Jo vetëm trilli i beftë i peizazhit natyror, nga më të bukurit në Ballkan, por dhe vektori historik, aq joshës dhe befasues për një qytet kaq të vogël, e bëjnë Përmetin një oaz kureshtje e kërkimi për të gjithë, qofshin vendas dhe ende më shumë të huaj…
Në këtë takim ishin ftuar poetë dhe poete me vlera të rralla krijuese, në të gjitha zhanret e artit tonë kombetar, si Vllosava Musta, fabulisti i shquar Ferit Lamaj, botuesi i faqes letrare “Pena Shqiptare” në gazetën “Telegraf”, ,,Kujtim Borici, poeti dhe studiuesi Riza Braholli, poeti dhe gazetari Agim Xheka, poetët e talentuar Genta Avdia, Qazim Muska, Afred Mulloholli, Artan Almeta, Bardha Allmeta, Fatime Kulli, studiuese dhe poete mjaft e njohur si dhe shumë miq të tjerë të poetit. Ishin gjithashtu të pranishëm Robert Lars, Merita Shehu, Alma Kacani, Kastriot Kambo,që me shumë dashamirësi pranuan ftesën për të marrë pjesë në këtë promovim që për nga organizimi ia kalonte promovimeve të tjera që bëhen kudo në hapësirat e botës mbarëshqiptare. Në Durrës na prisnin poetët e shquar Agim Bajrami dhe Vladimir Muça.
Vazhduam rrugën dhe përpara na u shpalos bukura e qytetve tona që kanë marrë një zhvillim mjaft të vrullshëm në këto kohë të demokracisë.
Sapo kaluam
Dushkun, i thashë shoferit të ulte pak shpejtësinë.
Sapo
kaluam urën e hekurt të Lektit, përpara nesh u hap një panoramë e
mrekullueshme, një peizazh mahanitës që të lë pa mend për bukurinë që ka. Sap u
futëm në grykën e Mezhgoranit, Agim Bajrami dhe Afred Mullaholli filluan të
këndojnë këngën e Mentor Xhemalit “Një zë po
Në orën
17 arritëm në kompleksin Turistik GRYKA
E KËLCYRËS, rrëzë Malit të Qesinekut dhe përballë qëndron krenar
Rizai, me bashkëshorten e tij buzëqeshnin të ngazëllyer për hutimin miqesor dhe ndjesor, për faktin se miqtë e tij e pësuan nga bukuria e këtij vendi vërtet të mrekullueshëm. Rizai nuk pushonte së shpjeguari deri në detaje karakteristikat e këtij vendi; atij shpesh i shpëtonte dhe ndonjë lot mallimi, lot që bashkohej me ujin e kistaltë të Trebeshinës dhe derdhej në lumin Vjosë, për t’i kumtuar këtij lumi shpirtin njerëzor të një poeti.
Në orën 18-30 filluam të diskutonim për librin e ri “KRIHEM NË SYTË E TU” të poetit Riza Çato.
Referimin kryesor e mbajti Lumo Kolleshi dhe Agim Bajrami, secili me kendveshtrimin e tij percollën mesazhin dhe emocionin që mbart ky libër poetik.
Lumo Kolleshi theksoi anën filozofike dhe jetësore që përcjell ky vëllim poetik, duke pohuar se estetika dhe filozofia jetësore shkrihen në një në ansmablin e mjeteve shprehëse të fokusit poetic të Çatos. Kurse Agim bajram foli për kategorinë estetike të mallit, si kryemotiv në poezinë e Çatos, I cili I ka shërbyer autorit për të na dhënë një pasqyrë të rikonfiguruar të realitetit estetik me anë të vargjeve që dalin nga thelbi i shpirtit. Pra poeti Agim Bajrami u përqëndrua më shumë tek mesazhi i mallit për vendlindjen, që e motivon poetin në çdo poezi të tij. Ajo që e bëri tepër emocionante ambientin ishin poezitë e recituar me shumë mjeshtri nga i mirënjohuri Agim Xheka; ishin rreth 100 poezi të recituara dhe te montuara ne Vidio.
Të gjithë me radhë poetë dhe shkrimtarë përcollen opinionin për poetin Riza Çato, që u trajtua si një poet lirik me ndjeshmëri të hollë dhe teknikë të pasur të shkrimit poetik.
Përshëndetja
që Arben Duka bënte nëpërmjet një letre për poetin Riza Çato i dha një ndjesi
mjaft të bukur këtij takimi. Vlerësimi që A. Duka i bënte librit të Çatos ishte mjaft i lartë
dhe nderim shum i madh për këtë poet.
Përshëndetje bënë me radhë të gjithë poetët. Fabulisti Ferit Lamaj, me një fabul mjaft të bukur, enkas për këtë takim, e bëri sallën të entuziazmohej. Vllosava Musta, Fatime Kulli, Mimoza Cekiçi (Risto), e cila kishte ardhur enkas nga Greqia për këtë takim si dhe shumë poetë, miq e dashamirës të poetit, secili sipas mënyrës së vet, pasqyruan dhe ngritën vlerat e poetit Riza Çato. Me shumë respekt përshëndetën dhe poetë e shkrimtarë vendas, si Ligur Shyti, Adriatik Bundo, Etem Bundo, Shefki Oxholli, Jani Pano,etj.
Ky takim vazhdoi dhe më bukur në darkën që poeti shtroi për nder të miqve të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare.
Në këtë darkë u recituan përveç poezive të autorit Riza Cato dhe poezi të poetëve pjesëmrrës, ku secuili syresh recitoi nga një poezi të vetën, por përsëri barrën kryesore e mbajti Agim Xheka dhe Agim Bajrami që me shumë dëshirë dhe pa u lodhur recituan poezitë e kolegëve të tyre..
Darka vazhdoi gjatë, puthuajse deri në mëngjes, shoqëruar me këngë e valle…
Mëngjesi i ditës tjetër ishte dhe më i bukur, një mëngjes që rrezëllente nga shkëlqimi i një dielli që kërkonte të na fuste në shpirt pak ngrohtësi nga zjarrtësia e tij.
Nisja për t’u rikthyer u bë rreth orës 11. Furgoni drejtohet nga një djalë i ri, por shumë i zoti në zanatin e tij. Në të dalë të Fierit, poetja Fatime Kulli na bëri një kërkesë për të nderuar një nga kolosët e kulturës sonë kombëtare, i cili nuk jeton më, Kujtim Spahivoglin. Ai ishte bashkëshorti i poetes, mjeshtres së fjalës poetike, Vllosova Musta, të cilës një lot i shket në cep të syrit nga malli për njeriun e zemrës, tashmë të munguar në përjetësi…Një foto dhe disa fjalë përshëndetëse për Kujtim Spahivoglin, të shoqëruara dhe me disa pika loti, jo vetëm nga bashkëshotrtja e tij, por dhe nga të gjithë të pranishmit.
Një imazh mrekullor nga qyteti që të fal kaq shumë dashuri e përjetime në një kohë kaq të shkurtër, aq sa të duket se ke një jetë, disa breza histori që endesh këtyre anëve, në kërkim të bukurisë që fle thellë në ujërat e qeta të Vjoses, teksa rrjedh e rrjedh papushim, duke kumtuar fjalë malli e mesazhe shpirtërash të dashuruar me të bukurën pa kufi...në PËRMET, KU HISTORIA DHE POEZIA SHKRIHEN NË NJË REALITET TË VETËM…