| E merkure, 11.06.2014, 07:37 PM |
Adem Zaplluzha
“TË LUTREM TËRHIQI KËMBËT ZVARRË”
POEZI KUSHTUAR MIKUT IM ZEQIR LUSHAJ
ME RASTIN E KTHIMIT NË ATDHE
“Të lutem tërhiqi këmbët zvarrë”
Kështu i tha këto fjalë
Mikut tim
Një poet në mërgim
Si një gjëmë që derdhet
Valë-valë
Shpirti gjëmimtarë
Për çdo ditë e më shumë
Si eshka po kallet druri plak
Lisat përtypin mallin e atdheut
E pikëllimi si një qiri
Shuhet nga pak
Shuhet për lotin
E paçmuar i mëmëdheut
Të lutem hyr si një legjendë
Në zgërbonjën e lisit të Grisë
Aty si në asnjë vend
Do i gjesh
Gëzimet dhe dëshpërimet e rinisë
Do vijnë edhe lejlek të tjerë
Do ndalen mbi çatitë
Që presin me lot
Të lumtë o burrë
Për këtë hap të guximshëm
Që sot më binde
Ti kurrë s’paske jetuar kot