| E marte, 10.06.2014, 08:30 PM |
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA, janë bashkuar dhe kanë vendosur që vendit ti japin një qeveri të kthimit të shpresës.
Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të punës, luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Qeveria do të punojë me ngulm për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
Ne, bashkarishtë kemi vendosur që unë, Ramush Haradinaj, të jem i nominuari i përbashkët për Kryeministër. Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës e poashtu edhe Presidenti në harmoni me Kushtetutën.
Nisma do të përfaqësohet me një Zëvendëskryeministër.
Të gjitha përgjegjësitë tjera politike dhe institucionale do të ndahen proporcionalisht sipas fuqisë politike në Kuvend.
Zotohemi ti vazhdojmë konsultat me pjesën tjetër të spektrit opozitar dhe partitë e komuniteteve.
Sinqerisht,
RH