Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kimete Berisha: Edi Rama, kryebudallai i historisë

| E diele, 01.06.2014, 05:38 PM |


Edi Rama doli armiku më budalla i shqiptarëve në historinë tonë kombëtare.

Nga Kimete Berisha

Irineji, kryepeshkopi antishqiptar serb, sot midis Tirane, me gojën e tij të përgjakur nuk e shenjtëroi katedralen ortodokse të Tiranës, por e 'varrosi' të gjallë Edi Ramën.

Kryeministri ortodoks nuk e fsheh serbofilinë e tij, por dashurinë e tij patologjike për serbët e shfaq publikisht, lejon të valojë flamuri serb midis Tirane, ku armiku serb i shqiptarëve të Kosovës, Irinej, u tregon shqiptarëve të 'zinj' të Shqipërisë se 'Kosova është Serbi'.

Ka edhe shqiptarë që protestojnë kundër serbizimit të Shqipërisë nga Kryeministri i tyre, por ata që thonë 'Kosova është Shqipëri', policia e Edi Ramës i arrestoi, e i la të lirë të bërtasin serbët që thanë 'Kosova është Serbi'.

Edi Rama nuk ka shërim, se nuk vuan nga skizofrenia, me të cilën e ka diagnostifikuar Sali Berisha.

Të ishte skizofren, do ta mbante fshehur animin e tij nga Serbia; nuk do të merrte pjesë në një organizim, ku Irineji e shenjtëron katedralen e Tiranës me dorën dhe me gojën me të cilën ka bekuar ushtarë, policë e paramilitarë serbë kur niseshin në Kosovë për të vrarë shqiptarë.

Irinejit, ia puthën shqiptarët e 'zinj', atë dorën me të cilën e bekoi Millosheviçin, dhe asnjëherë Kisha serbe nuk kërkoi falje as nuk u distancua nga krimet e Sllobodan Milosheviçit kundër shqiptarëve.

Të ishte skizofren, me ilaçe do të mund mbahej nën kontroll sëmundja e shpirtit të tij.

Po, Ai qenka një budalla.

Budallai nuk ka shërim.

Mos e lini brenda në Kosovë. Dëbojeni!

facebook.com/kimete.berisha