Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Lushaj: “Kryeqyteti” i Lurës

| E diele, 01.06.2014, 05:17 PM |


Ramiz Lushaj

 

“KRYEQYTETI” I LURËS

 

Malet e luginat alpine i ngjasojnë njana-tjetrës

Lura në etno-histori i përnget vetëm vetëvetes.

Miq e udhëtarë i presin sikur të ishin mbretër

Po për mbret ata njofin t’vetin e askënd tjetër.

 

Lura – Illuri, emer i lashte, burimor nga iliret

Mendja lurase ndritë në Alpe e nëpër vitet.

Aty gjen Platon, Aristotel, Ciceron, Sokratët...

Lulojnë e thinjen në Amfiteatrin e Fjalës.

 

Lura -herë Mal, herë Dheu, herë Bajrak.

Njerëz e male i rrijnë kryelartë.

Lurasit në vetëqeverisje janë aristokratë.

Pleqtë si Parlament, Dhetarët si Senat.

 

Lura nën një kulm kulle pati edhe dy fe...

Në zemrën e vet gjithmonë vetëm një Atdhe

Nuk i them kujt se është më i bukuri në botë

Po Lura është ndër vendet më të rralla mbi tokë.

 

Si “Amerikë e Vogël” kjo Lura me vrri e bjeshkë

T’ardhunit nga gjithato vise aty hodhën rrënjë e degë.

Çdo fis i Lurës hyjnore e ka “Itakën” e vet.

Ata, në shekuj, e banë kit’ Lurë “Kryeqytet”.

 

Shqipëri Etnike, 29 maj 2014