| E merkure, 28.05.2014, 08:09 PM |
NË 22 VJETORIN E PAVDEKËSISË
SË DËSHMORIT TAHIR L. BERISHA
NGA SELMAN ETEMI
Viti 1992, kur ishim mësuar të shijonim (gati) vetëm erën e barotit serb – sllavo - sundues. Jo që nuk kishte trima e atdhetarë të gatshëm të flijohen për çlirim nga pushtuesi. Por (dhe) ishte kohë, që mëdyshja por dhe hamendja e një pjese jo të vogël, se edhe nën hijën e gurit sikur gjënin “flladitjen”. Pjesa tjetër përjetonte të zitë e ullirit. Rrahje, malltretime e dhunë, burgosje, bastisje, plagosje, vrasje; mbyllje shkollash, helmime, kthim të ushtarëve në arkivole; në të kundërten e kësaj, populli shqiptar demostronte kundështinë ndaj gjithë kësaj. Të thuash, pjesa më e shtypur por më rezistuesja, ishte Arsimi shqip i çdo niveli. Jo vetëm që u ruajtën, por u forcuan themelet e Shtetit të Kosovës. Por, dhe vitet e 90-ta ishin kthesa e vet popullit të tërë, që Vendi kërkon të zotin e vet.
Të gjitha
këto, të ngulitura në shpirt, në mendje e zemër, i kishte që më kohë Tahir Lush
Berisha. Si student, por dhe më vonë si arsimtar, çdoherë me vepra konkrete
kundërshtonte sundimin e huaj në Tokën Dardane.
I brumosur me ndjenjen patriotike, kulturën e historinë kombëtare por
dhe trimërinë, nga vet Familja, e sidomos nga babai Lushi, u bë ushtar
(pothuaj) i parë i UÇK-ës.
Pikërisht atëherë kur pushtuesi mendonte se, shqiptarët nga shtypja e terrori u bënë “të urtë”, pushka e Tahirit i bindi me të kundërten. Ishte 26 Maji i vitit 1992, kur Dëshmori i Kombit Tahir Berisha i tregoi armikut, se Dardania dhe Populli i saj shqiptar ka luftëtarë të zotë dhe po i dalin në mbrojtje. Në këtë luftë të armatosur, e, që për Tahirin nuk ishte e para, sepse edhe dy vite më parë qe plagosur në ballafaqim të armatosur me policët serbë, këtë herë një e la të vdekur dhe tjetrin të plagosur rëndë. Leshanit të Haxhi Zekës iu shtu edhe ky Hero i Kombit, që me veprën e vet heroike i dha zemër por dhe një siguri vet popullit, se Atdheu i paska çlirimtarët e vet. Ndjenja e sigurisë u mboll gjithandej, e sidomos tek mijëra nxënës e studentë, se, arsimtarët e tyre, pos me dituri, edhe me pushkë do ti mbrojnë ata dhe Kosovën në përgjithësi. Kurse armikut i futi frikën në palcë. Punëtorët e nxënësit serbë, bashkë me drojtorin e tyre të dhunshëm e lëshuan shkollën “Azem Bejta” në Grabanicë. Shumë më të rralla na ishin vizitata e policisë serbe në këtë shkollë. Gjaku i arsimtarit Tahir, u bë ngjyrë shkruese e vet historisë kombëtare nga nxënësit e vet, të cilët i la që ta vazhdojnë rrugëtimin e mësimzënjës pa Të, por më të sugurtë në vazhdim. U bë vet vlera e Kombit. E ndërroi gjën më të shtrejtë – Jetën, me Lirinë që ne po e gëzojmë sot.
-Lavdi të qoft Tahir Berisha!
-Nderim sakrificës Tuaj!
-Të
falënderojmë për diturinë dhe edukatën e mbjellë tek breza nxënësish!
-I falëmi nderit Tuaj, që të patëm forcë në mbrojtjen e Shkollës Shqipe kudo në Kosovë!
-Të mbesim mirënjohës përjetë, për bujarinë, miqësinë, besnikërinë e sinqeritetit që pate!
-E, patjetër, të falënderojmë për gjithë atë punë të mirëfilltë kombëtare që bërë me nxënës në shk. “Azem Bejta”, e, që i trishtonte nx. e pun. serbë e malazez!
-Ti ishe Ai që, 11 ditë para se të bëhesh Dëshmor Kombit, deshte të vrasësh policët serbë mu në oborrin e shkollës,
-Ty të patëm më të guximshmin, dhe, në ditën e intervenimit policor në shkollë, bëre fotografi, të cilat i ruaj edhe sot,
-Asnjëherë nuk ishe pa revolverin që e mbaje nën krah, dhe thoje: ...kjo shkollë don zotë, se armikun e ka brënda...
Të patëm të tillë siç e kërkoi Kombi.
Lavdi e përjetshme sakrificës dhe gjakut Tënd, o Dëshmor Tahir Berisha!
Falënderim e respekt edhe Familjes së Tahir Muratve (Berisha) nga Leshani i Pejës, për këtë Luftëtar dhe Dëshmor Lirie që i dhuroi Kombit!
LAVDI!