| E marte, 27.05.2014, 07:33 PM |
Gostivarliu që e pa mbretin dhe mbretëreshën
Nga Baki Ymeri
Nga gostivarlinjtë e Bukureshtit, më i njohur ishte Halit Emini nga
Llakavica. Jetoi ndërmjet viteve 1865-1925. Është autor i një ditari me kujtime
të shkruara në të dy gjuhët: shqip e rumanisht. Ende nuk dihet se ç’u bë me
fatin e tij. E
ka përmendur këtë rast, edhe dr. Hasan Kaleshi, edhe
Sabri Selmani (1900-1995), ishte nga Llapushniku. Jetoi në Bukuresht, 95 vjet. U lind atë vit kur vdiq Naimi, më 1900. I admironte shkrimtarët rumunë dhe krijonte shqip këngë origjinale me motive përmallimi. Deri në çastet e fundit, për të përkujdesej një kushërirë e gruas: zonja Mia. Kurmi i tij prehet në varrezat e krishtera “Gjençea” të Bukureshtit, jo larg varrit të Çausheskut. Ka qenë një nga tregtarët më të suksesshëm të Bukureshtit. Ishte i drejtë, korekt, besnik dhe i ndershëm. Nëna e tij, Shelibari, kishte jetuar 105 vjet. Derisa ishte i shëndoshë dhe i pasur, shumëkush ia shkelte pragun e derës. Kur e kaploi pleqëria, sëmurjet dhe varfëria, ia kthyen shpinën. “O Baki! Ke ba sevap xhi ke arrdh tum shohësh. Jam plak. Plaki nok ka sajgi. Kërkush nuk ma çel derën. As vdekja nok vojn tum mare!”, klithte ky shqiptar i harrruar, në njërin nga njëqindmijë apartamentet e Rrugës “Kalea Rahovei”.
Shqiptari i Llapushnikut, që në kohën e mbretërisë ishte menaxher i restoranit Gara de Nord, kishte njohur përgjatë jetës së vet, dijetarin Nikolla Jorga dhe kryeministrin Duka, ky i fundit me prejardhje shqiptare. Duka vjente në restoranin tonë, ngase njihej me patronin. “Së trëic domnule Ministru!”( Të na rroni, toti Ministër!”, i thoshte patroni kur e shihte. “Çe faç mëj turkule!”(Ç’bën mor turk!), e pyeste shqiptarin e Llapushnikut, sa herë që e shihte në restoran. Sabriu e ka njohur atë kohë edhe Ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Nikulae Tituleskun, njërin nga diplomatët më të mëdhenj të Evropës, dashamir i madh i popullit shqiptar. “Mos e arritsha mëngjezin nëse të gënjej, na thoshte xhaxhi Sabri: Nikulae Titulesku dy herë më ka dhënë nga njëmijë leja. “Ishin goxha para ato”, na thot dhe shton:.
“Nikolla Jorga vjente në Sallonin Mbretëror, që
gjendej përballë postës telefonike. Salloni ishte i shtruar me qylima persanë.
E kam njohur edhe majorin Eftimiu, një vllah që kishte restorantin e stacionit
hekurudhor Gara de Nord. E kam parë poashtu, edhe Mbretin e Rumanisë,
“M’ka marrë malli me ni shqiptar t’ foli shqip”
Me këto fjalë na priti, kur e vizituam për herë të parë (me rastin e Krishtlindjeve: 25 dhjetor 1991). I mbante mend krimet e serbëve kundër shqiptarëve të Ravenit (1913). I kujtohej ajo që kish dëgjuar nga të tjerët: Serbët kishin hyrë kur korrej misri. I kishin detyruar fshatarët t’ë bëjnë gardh me kashta misri, dhe i kishin vrarë në arë, brenda gardhit të improvizuar. Gruaja e tij, Maria Këndoju, pesë vjet më e re, ishte nga Kostineshti i Jallomicës. Në vitin 1918, Ministria e Drejtësisë ia jep nënshtetsinë rumune. Në vitet 1920-27, punon si manifakturant, në komunën Grindu. Ndërmjet viteve 1927-31, është rrogtar i Fabrikës së çokolladave në rrugën Kalea Viktoriei. Pastaj (1931-1942), vepron si kasier dhe drejtor i restoranit Nikolae Poenaru, në Gara de Nord (stacioni hekurudhor) të Bukureshtit.
Në bazë të një dokumenti, që e gjetëm këto ditë, na jepet rasti t’i sqarojmë disa gjëra. Fjala është për periudhën e marsit të vitit 1941, kur patën ngjarë do trazira rrënqethëse, të legjionarëve fashistë, kundër të huajve, përkatësisht kundër hebrenjve: thyerje shtëpishë, djegje dyqanesh, sulme bestiale, madje edhe gjakderdhje. Është e qartë, thekson prof.univ. dr. Ilie Puia, se “në mbarim të vitit 1940 dhe fillim të vitit 1941, kanë ngjarë evenimente të përgjakshme, të krimit dhe ahmarrjes, në të cilat i vetmi argument i dialogut të legjionarëve me pushtetin dhe popullin, ka qenë pistoleta”. Atë që e bënë ksenofobët e tërbuar të Manastirit kundër shqiptarëve të pafajshëm para dy vitesh, legjionarët e Horia Simës e kishin bërë në Bukuresht, qysh para 60 vitesh. Sa për ilustrim, lidhur me pafajshmërinë e shqiptarit të Llapushnikut, po e japim për herë të parë, tekstin e një dokumenti autentik, të pronarit të restoranit Bukureshti-Nord, N. Poenaru:
“24 Mars 1941.
Zotërisë së Tij, Zotit Prefekt i Prefekturës së Policisë të Kryeqytetit.
Bukuresht. Zoti Prefekt, Funksionari im, Sabri Selmanoviçi, është i reklamuar
te Zotëria Juaj, gjoja se ka marrë pjesë në çrregullimet e rebelimit fatkeq. Me
respekt të veçantë, Jua bëj të ditur se ky funksionar është në shërbimin tim,
nga viti 1932, duke patur funksionin e kasierit – pra, të njeriut të besueshëm.
Në ditët e 21-25 Mars të vitit 1941, nga vetë inisiativa, ua kemi sevuar
tryezën falas 180 ushtarëve të trupës dhe oficerëve, në drekë e darkë, zoti
Sabri Selmanoviçi, duke qenë me prejardhje turke dhe nënshtetas rumun, ka qenë
i deleguar nga ana ime për ndarjen e ushqimit, zotëria e tij duke i dhënë
secilit ushtar bukën ndërsa kuzhinieri Lëzëresku, ua ka servuar çorbën në ditët
e sipërpërmendura, si në drekë po edhe në darkë. Zotëria e tij ushtron
shërbimet në orët vijuese: në mëngjez nga ora 5-3, dhe në mbrëmje, nga ora 7-12
natën, dhe këtë në mënyrë permanente, duke patur pranë atributeve të kasës,
edhe atë të udhëheqjes së krejt personalit të restoranit. Zotëria e tij nuk ka
munguar nga shërbimi, duke qenë personalisht i njohur nga organet e Shtetit të
Gara de Nordit: Polici,
Shqiptarët ishin të njohur për trimëri dhe besnikëri
Dokumenti në fjalë, është një nga dëshmitë bindëse, se shqiptarët u kanë ikur implikimeve politike në veri të Danubit. Ndërmjet viteve 1942-47, Sabri Selmanin e gjejmë në Birrarinë Qëndrore, ku do të vazhdojë të punojë si pensionist, deri në vitin 1987. Kishte një respekt të hatashëm ndaj Jusuf Hamzait të Siniçanit, që ish mik i ngushtë me ish-presidentin e Rumanisë, Gjorgje Gjorgjiu Dezh. Çfarë shqiptari i hatashëm ishte Jusufi, na thoshte Sabriu dhe shtonte se Jusuf Hamzanë e njihnin me emrin Gjorgje Ivanesku, mua më njihnin me emrin Nenea Mishu, ndërsa babain tim, Kadri Selmanin, e njihnin me pseudonimin Gogu Radulesku..
Na fliste pastaj xhaxhi Sabri, për ata që ia kishin hangër hakun, për ata që e kishin harruar, për Kadriun dhe Hasipin që kanë patur dyqan në Jallomicë, për shqiptarët që i zunë rob kur nisi lufta, për babain e vet që shkonte në pijetore dhe vjente i dehur në mesnatë, për shqiptarët “që e bajshin mallin n’shpëjn”. Gjyshi i tij, Selman Tusha, dyzet vjet ka qenë plak katundi. Ai kishte tri djem: Hasipin, që ia prenë kryet hajdutët në Rumani, Xhemalin dhe Kadriun. Baba i tij, Kadriu ka qenë pronar i restoranit Gogu Radulesku në Këmpina(1928-30). “Ishte patron, por edhe pijanec. Si pasojë e zullumeve të t’et, i njohur si kurvar, vrasës dhe hapsanexhi, Sabriu e braktis Këmpinën dhe vjen në Bukuresht, ku inkuadrohet si hysmiqar. Fiton ca para dhe kthehet në vendlindje, prej nga rikthehet në Silishte, ku e mban duqanin deri në vitin vitin 1937. Pastaj shkon në komunën Grindu, ku ia lë dyqanin Haqifit dhe vjen në Bukuresht.
“Ktu u martova. Vllaznit nouk e lishin gjruen t’voje me mu, se nok i dojshin muslimanët. Ju i mshefni gjrat ene i rrehni kur t’doni, m’thojshin”. Në Bukuresht ka patur dy shtëpi, por kur hynë komunistët, njërën ia prishën, tjetrën u detyrua ta shesë për pak para. Nuk u konvenonte të kesh pronë private, por u konvenonte të punosh për ta, për një rrogë qesharake, komuniste. Se puna është emblemë nderi dhe krenarie, dëshmon edhe shembulli i Sabriut: 17 vjet ka punuar në fabrikën e çokolladave “Dobroxheanu” që gjendej në rrrugën Kalea Viktoriei, në atë rrugë të famshme të Bukureshtit, ku gjendet hoteli Kontinental i Ismail Qemalit. 10 vjet ka udhëhequr kasën dhe personelin e restoranit “Poenaru” në Gara de Nord dhe 17 vjet ka punuar në Birrarinë Qëndrore, në Sfëntu Gjeorgje (Shën Gjergji). Vetëm në Bukuresht, ka punuar gjithsejt 44 vjet, plus punët e tjera që ka kryer si manifakturant, nëpër provincë.
“Kur kum ardh une
n’Vllajak, te ne hini bullgari. Më 1916-tën, na murrën angari. Ato xhi kishin
15 vet e tërma, i mirshin. Une kisha 16 vet, po hika pi agje, shkova
n’Manastejër, pi agje n’Greqi, masdandej erdha n’Molldovë, n’Marashesht e n’
Bukuresht. Jerdha ktou se ktou e kum pas babën. Kjo dynja a jallan dynja, njani
vojn, qetri shkon. Aj xhi vojn e presim tuj këndu, aj xhi shkon e përcejllim
tuj vajtu. Çish kum
E këtillë ishte jeta e
mërgimtarit të Llapushnikut, që ka dashur 100 gra, që u ka gjetur punë, edhe
shqiptarëve, edhe rumunëve, shqiptari që kish shpirtin sa qielli. Na fliste edhe për
doktor Topën, që ish asokohe shef i spitalit të urgjencës dhe ministër i Punës.
Bullgarët e furnizonin Bukureshtin me prodhime qumshtore, ndërsa shqiptarët, me
ëmbëlsira, besnikëri dhe trimëri. Muret e dhomës ku banonte me zonjën Maria,
ishin të stolisura me fotografi e me vargje që i
“Trandafil qi po çel vetë/ Pse më çove në gurbet?/ Në gurbet e n’ Rumani/ Hupa vilat, hupa shpi,/ Hupa miqsi.// Punova, punova./ Di shpaja i marova./ Bana darsëm, u martova./ Jum martu me niçin gra./ Kush nuk ze bes, le vije me i pa!/ Niçin gra i kum pagu/ Tum qajn e tum vajtojn mu./ Mu s’ka kush tum qaje./ Raj kujtohem, nuk e di/ Si m’harut ju nejpët e mi./ Nuk kam vlla e nuk kam motër,/ Nuk kam motër e nuk kam vlla,/ Nuk kam gajlen kuj me ja qa,/ M’ka marr malli me u pa,/ M’hipën vaja e za me qa”.
Sabri Selmani me Marien e tij në Bukuresht më 1944
Sabri Selmani me rastin e martesës para 70 vitesh në Bukuresht
Sabri Selmani i Llapushnikut të Gostivarit, Bukuresht, Strada Nicolae Tane, 42 (1936)
Një nga shtëpitë e Sabri Selmanit në Bukuresht (1936)