Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Zgjedhjet dhe kalaja e Kastriotizmit

| E hene, 26.05.2014, 03:40 PM |


Zgjedhjet dhe kalaja e Kastriotizmit

Nga Gjon KEKA

Zgjedhjet janë mjetë i rëndësishëm i demokracisë, me anë të kësaj qytetarët zgjedhin zgjedhësit e tyre apo përfaqësuesit,kështu ata i japin besimin qytetar zgjedhësve.

Se shteti i Kosovës gjendet përball dy shanseve: njëra që me anë të votës ai t'i thotë lamtumirë pushtetit të gjerëtanishëm dhe tjetëra që të zgjedhë alternativën më të mirë që ka vizion kastriotian -europian,përgjegjësi, dhe që nuk e futë Kosovën në udhëkryq apo në “vellazëri” me turq dhe në humnerën e radikalizmit islamik, korrupcionit dhe krimit.Gjithashtu nuk mund të ndërtohet një shtet demokratik ,i së drejtës dhe modern ,pa vizion, urtësi dhe përgjegjësi të lartë, poashtu nuk mund të jetë një shtet demokratik aty ku ka mungesë të rendit dhe të sundimit të ligjit.

Ndryshimi duhet të ndodh dhe ky është i domosdoshëm, për të ecur Kosova shëndetshëm në rrugën e saj të një shteti të vërtetë demokratik, kushtetues dhe europian si dhe të rikthimit në familjen europiane.

Eshtë koha që Kosova të marrë veten dhe fatin e saj në duar, të sigurta, të përgjegjshme, të shikoj të ardhmen pa frikë, të mendoj për brezat dhe t'i bëjë ata të barabartë me qytetarët e tjerë të botës demokratike dhe familjes europiane.

Por për t'u arritur kjo duhet që lidershipi i ardhshëm i vendit të hyj në kalanë e fuqishme të Kastriotizmit, në kalanë e pathyeshme ,në kalanë e përbashkët të civilizimit të familjes europiane.

Një lidership i urtë dhe vizionar ka shembull Gjergj Kastriotin dhe ecën rrugës së tij ,sepse është po ky Gjergj Kastriot që i dha një leksion tërë botës se si duhet atdheu, se si mbrohet ai, se si unifikohet populli(shih Kuvendi i Lezhës ) se si ndërtohet shteti ,ruhet dinjiteti, identiteti dhe civilizimi i përbashkët i familjes europiane.

Nje lidership që nuk ka vizionin e Gjergj Kastriotit ai nuk mund ta rikthej kombin shqiptar ne familjen europiane, nëj lidership që nuk e ka pasion lirinë ashtu si e kishte Gjergj Kastrioti nuk mund ta zhvilloj ,lumturoj dhe bëjë krenar kombin dhe shtetin e tij.

Tani ka filluar të flet edhe bota për Gjergj Kastriotin, madje i bënë me dije pushtetarëve se pa e patur vizionin dhe imazhin e tij kombi ynë dhe shteti nuk mund të ketë ardhmeri të mirë dhe të sigurtë.

Me pak fjalë është koha që populli i Kosovës, dhe në përgjithësi populli shqiptar të mishëroj si në politik ashtu edhe në jetën e tij praktike shembullin dhe virtytet e Gjergj Kastriotit, besinkërin dhe vizionin e tij, sepse vetëm duke patur një frymë patriotike e kombëtare të lirisë ,besimit si Gjergj Kastrioti kombi ynë mund të rifitoj të gjitha që deri më sot janë humbur ,copëtuar padrejtësisht nga armiqtë.Prandaj është koha që të hyjm në kalanë e pathyeshme të Kastriotizmit,vetëm kështu hyjm sigurtë në familjen e përbashkët europiane.