Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Dilemë hamletiane

| E shtune, 24.05.2014, 05:45 PM |


DILEMË HAMLETIANE

Nga Dibran Demaku

E famshmëja hamletiane“Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja“,  në këtë prag zgjedhjesh në Kosovë mund të përkthehet“Të votosh apo mos të votosh, kjo është çështja“.Themi kështu pasiqë banorët e Kosovës, populli i saj, më tepër se kurrë deri më tash janë para dilemës se për kë parti dhe individ të votojnë?! Dhe e tëra kjo për shkakun e thjeshtë, sepse nëkëtë moment thuajse të tëra partitë politike në Kosovë, mund të futen në të njejtin thes!Dhe partitë politike të sotme në Kosovë , me ndonjë përjashtim të vogël, ngjajnë me atë tregimin popullor në të cilin thuhet:Një fshatar kishte shkuar në treg me një thes të ngarkuar mbi supe.Kur kishte arritur në treg e kishte hequr thesin nga supet dhe e kishe lëshuar në tokë.Ishte ulur dhe priste ndonjë blerës të rastit.I ishte afruar një blerës dhe kur e kishte parë thesin të mbyllur kishte pyetur:Xhahi përse nuk e ke hapur thesin, por e mban të mbyllur?Ata që duan të blejnë mallin dëshirojnë që ta shohin atë!Ndërkaq fashatari ia kishte kthyer:-Thesi im nuk mund të rrijë i hapur, sepse malli që ndodhet brënda, sapo të hapet thesi, mund të ikën, të fluturojë?! Përgjigja që kishte dhënë fshatari e kishte zgjuar edhe më dhumë kureshtjen e blerësit i cili kishte pyetur:-Çfarë malli paska në thesin tënd që po fluturoka?!.E fshatari ia kishte kthyer:-Thesi im është i mbushur me dreqër?!-Ou!ishte dëgjuar ofshama e habitur e blerësit.Dhe për të shuar kureshtjen e tij nëse fshatari thonte të vërtetën kishte shtuar:-Atëherë,  xhaxha me zgjedhe më të mirin dreq se du ata blejë! Ndërkaq fshatari ia kishte kthyer:-Në fund e në krye të thesit i ke që të gjithënjësoj.Merre cilin të duash!...

Deri tek një konkludim i tillë mund të arrihet nëse dëgjon për programet e partive politike të sotme në Kosovë, programe me të cilat ato do të garojnë në këto zgjedhje.Në ato programe ato, partitë politike dhe liderët e tyre, përveq premtimeve dhe retorikës boshe, nuk sjellin asgjë tjetër bindëse për votuesin.Dhe programet e partive politike të sotme në Kosovë në këtë prag zgjedhjesh do të ishin të denja për skenare të ndonjë filmi humoristiko-satirik!

Në anën tjetër e keqja më e madhe e këtyre zgjedhjeve është ajo se pothuajse të gjitha partitë politike, për kandidat potencial dhe të preferuar për deputet,  kanë nominuar po ata të djeshmit, të cilët përveq të tjersh janë të akuzuar për krime të ndryshme politiko-ekonomike dhe të cilët sa ishin në postin e deputetit apo të ministri janë pasuruar tej mase në mënyrë të kundërligjshme?!Këtë fakte e potencojnë edhe raportet e ndryshme të organizatave politike e jo politike të jashtme?!Në popull fitohet bindja se duke i nominuar edhe për një mandat tjetër për deputet, ata që u pasuruan në mënyrë kundërligjore dhe në kurriz të popollit të vuajtur e të varfër të Kosovës, partitë politike të sotme në Kosovë, qofshin të pozitës apo të opozitës së derisotme po tentojnë që kandidatët e vetë për deputet,  t`i zgjedhin edhe njëherë në mënyrë që në legjslaturën e pritshme me ndonjë ligj të veçantë t`i ligjësojnë ata dhe pasuritë e tyre?!Dhe kandidatët , që deri dje ishin deputet të Parlamentit të Kosovës,  në listat e tashme të partive politike në Kosovë, për një mandat tjetër deputeti, renditen në vendet e larta, menjëherë pas liderëve të partive.Kjo renditje nuk është e rastësishme, por e menduar mirë, sepse dihet që sipas sistemit zgjedhor të tashëm në Kosovë, ata dotë fitojnë sërish, u votuan ato ose jo si individ?!

Të rinjtë e propozuar në listat e zgjedhjeve( me ndonjë përjashtim të vogël) zënë vend andej nga fundi i tyre, pothuajse pa asnjë gjasë për të fituar!Ky fakt të bën të mendosh dhe të konkludosh se të gjitha partitë politike në Kosovën e sotme janë të njejta për nga mentaliteti dhe veprimet e tyre, andaj cilado që do të fitojë,  nuk do të sjellë asnjë të mirë për Kosovën dhe popullin e saj!Mbase një konkludim i tillë është tepër nihilist dhe i zymtë për Kosovën dhe popullin e saj në këtë moment, por për fat të keq kjo është e vërteta e hidhur për dhe në Kosovën e sotme!

Partia që e ka dhe e ushtron ende pushtetin në Kosovë, do të tentojë që nëpërmes të presioneve dhe shantazheve të ndryshme, qofshin ato politike apo ekonomike,  të fitojë edhe mandatin e saj të tretë.Ajo do të bëjë presion të madh tek anëtarësia dhe simpatizantët e saj, duke i kërcënuar ata, që nëse i humbin zgjedhjet, ata, pra anëtarët dhe simpatizantët e saj do t`i humbin privilegjet që kanë gëzuar deri më tash!Dhe ato privilegje nuk do t`i humbin vetëm ata,  por edhe anëtarët e familjeve të tyre.E privilegjet e tyre nuk kanë qenë të vogla!Është e ditur botërisht se anëtarët dhe simpatizantët e partisë që ndodhet ende në pushtet, gjatë mandatit të saj qeverisës kanë gëzuar privilegje të mëdha! Ata, anëtarët dhe simpatizantët e partisë në pushtet kanë fituar vende pune, në mënyrë të ligjshme e të paligjshme; kanë fituar vende të ndryshme udhëheqëse,  në mënyrë jo meritore; kanë fituar vende të rëndësishme pune edhe pa shkollimin e duhur për ato vende të rëndësishme pune etj.Duke i pasur parasyshë të gjitha këto privilegje, ata janë lehtë të shantazhuar!

Partitë satelite, të partisë ende në pushtet,  do të mundohen që me presion dhe shantazhe të ndryshme ta detyrojnë partinë ende në pushtet,  që të bëjë lëshime,  në favor të kërkesave të tyre, qofshin ato kërkesa edhe jo parimore dhe të dëmshme për vendin!Partia më e zhurmëshme satelite e partisë ende në pushtet, sot dhe këtu,  është Partia e ashuquajtur e drejtësisë e islamistit Ferid Agani!Islamisti Ferid Agani,  duke besuar se i ka ardhur momenti i artë për realizimin e ideve të tij islamiste,   qierret dhe i bënë thirrje partisë ende në pushtet,  që nëse partia ende në pushtet e do ndihmën e partisë së tij, të bëjë lëshime në kërkesat e saj?!E kërkesat e partisë së ashtuquajtur të drejtësisë nuk janë hiq më pak se kërkesa të fundamentalizmit islamik.Ajo, pra partia e ashtuquajtur e drejtësisë sot e shantazhon partinë ende në pushtet duke kërkuar shamitë për vajzat dhe për gratë nëpër shkolla dhe objekte të tjera shtetërore, pastaj duke kërkuar që në shkolla fillore,  të mesme e deri në universitet të mësohet feja islame.E mbase nesër,  nëse fiton do të kërojë që Kosova në vend të Kushtetutës dhe rendit kushtetutar,  të zëvendësohet me ligjin e sheriatit?! Në këtë mënyrë islamisti Ferid Agani dhe islamistët e tjerë, pretendojnë që pas këtyre zgjedhjeve, Kosovën ta shndërrojnë në Republikë islamiste të tipit të Iranit, apo të ndonjë vendi tjetër islamiko-arab?!A do të lejojë populli i Kosovës që Kosova të kthehet prapa në errësirën islamiste, sipas dëshirës së islamistit Ferid Aganit dhe islamistëve të tjerë të shitur tek drerqi e i biri, pritet të shihet pas këtyre zgjedhjeve?!...

Edhe partitë politike në Kosovë që deri më tash ishin në opozitë, përveq retorikës boshe,  në programet e tyre,  nuk sjellin asgjë të re!Liderët e këtyre partive, duke ëndërruar se u ka ardhur çast i dëshiruar,  rendin ditë e natë nëpër Kosovë duke lutur popullin për t`i zgjedhur ata në pushtet, duke premtuar se me ardhjen e tyre në pushtet, Kosovës dhe popullit të saj do t`i buzëqeshë fati dhe se ai,  populli i Kosovës, pas fitorës së tyre,  do të hajë ushqimin me lugë ari?!Këtyre prermtimeve dhe përrallave të tyre,  vështirë se gjendet ndonjë në Kosovë që t`u besojë?!

Në Kosovën tonë të vogël dhe me halle shumë, thuajse nuk ka rini fare!Zëri i saj nuk dëgjohet. E zëri i rinisë do të duhej të dëgjohej me të madhe sot e këtu në Kosovë! Ajo,  rinia do të duhej të organizohej dhe ta shpëtonte Kosovën nga kjo katrahurë ku ka rënë!Sidomos do të duhej që rinia studentore të organizohej,  qoftë edhe në ndonjë parti politike studentore dhe të merrte fatin e Kosovës në duart e saj.Sepse historikisht është e ditur se vetëm rinia mund të bëjë kthesa historike në historinë e një vendi! Ajo,  rinia studentore e Kosovës,  në këtë moment historik për Kosovën,  duhet të ngris zërin e saj?! Përveq nëse,  zërin e rinisë studentore shqiptare të Kosovës,  e kanë shurdhuar partitë e shumëta politike si dhe rrymat e ndryshme fetare të Kosovës së sotme.Do të ishte tragjike për Kosovën dhe popullin e saj nëse rinia studentore do të manipulohej nga partitë politike dhe rrymat e ndryshme fetare në Kosovë e që momentaslisht më e rrezikshmja ështe rryma islamiste!...

E famshmëja hamletiane“Të rrosh apo të mos votosh, kjo është çështja“, në këtë prag zgjedhjesh në Kosovë do të mund të përkthehej“Të votosh apo të mos votosh, kjo është çështja“?!...