| E enjte, 22.05.2014, 06:10 PM |
 DROGA NË SHQIPËRI
DROGA NË SHQIPËRI
“Fenomeni i drogës në Shqipëri është krim, por prapa saj fshihen akoma krime shumë më të mëdha.... Kondrabanda dhe trafikimi i narkotizmit shqiptar nuk është i vitit 2014, ai filloi paralelisht me të gjitha fenomenet e tjera të krimit të organizuar nacional dhe internacional, koperim dhe bashkpunim i ndërforcave kriminale e të mbëshhtetura gjithmonë nga forca politike shtetërore.-
Nga Dr. Zef Mulaj
Më  kujtohet 
mirë një shkrim që botova në 
gazetat e kohës në vitin 1987 rreth kanabis sativa, si një bimë që
qarkullonte në vendet e Europës dhe trajtohej si një droge  ilegale në duart e kondrabandistëve të
vendeve të ndryshme. Në këto vite në Shqipëri as emrin nuk ja dinte (ndoshta)
askush. Nuk ishte problem i kohës droga 
e substancat  e ndryshme ilegale,
sepse funksiononte një shtet me rregulla të qarta të prera dhe njerzit ishin të
bindur në pasojat që sillnin përdorimi i tyre. Sundonte ligji  i drejt apo i zhdrejt ai kishte rezultatin
absolut positiv në këtë drejtim. Kondrabanda dhe trafikimi i narkotizmit
shqiptar nuk është i vitit 2014, ai filloi paralelisht  me të gjitha fenomenet e tjera të krimit të
organizuar nacional  dhe internacional,
koperim dhe bashkpunim i ndërforcave kriminale e të mbëshhtetura gjithmonë nga
forca  politike shtetërore. Fenomeni i
drogave nuk është një mënyrë në vetvete, por e bashkuar në një pikë të
përbashkët me të gjitha forcat e tjera kriminale deri tek trafikimi njerzor.
Rekrutimi  i njerzëve për të kryer
misione në shërbim interesash të errëta ndaj një vendi apo tjetër! Prodhimi dhe
tregimi është njëra anë e problemit të narkotikve, por edhe përdorimi në mas e
rinisë është tjetri fenomen  më i
rrezikshëm për një shoqëri, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet të humbasë
identiteti i njerzëve qëllimi dhe prepektiva e një vendi. Kur një rini është e
predispozuar në  përdoimin e narkotikve
ajo është e destinuar të kthehet në një qënje 
të pa identifikuar njerëzisht. Pra edhe këtu është një strategji e
thellë dhe e përpunuar në mënyrë aktive nga njerëz që ju duhet dhe ju
interesojnë gjëndje të tilla pikërisht tek rinia. Ana tjetër që Shqipëria është
në listën e vendeve aktive të kondrabandave dhe prodhimit të lëndëve narkotike
(kanabis ) dhe në botë gjendën shum aktiv duke mbuluar edhe zona me infuence
ndërkombëtare të trajtimit, tregimit të kundabandave narkotike. Shqipëria  një vend i vogël me numër popullsie, një vend
që pas rënies së komunizmit 
identifikohet një nga shtetet që ka humbur anagafikisht  mbi 30% të popullsisë, është një tregues tej
mase i keq (fatzi), kjo popullsi  sot
është në botë, e identifikuar, por edhe e pa identidfikuar dhe një pjesë edhe
me keq. Atëherë  lind pytja,  -Si 
mund të shkoj përpara një komb kaq i vogël  dhe gjithnjë në ikje dhe ajo pjesë që jeton
brenda shtetit në një trysni të tmerrshme politike, propagande  thirrjesh nëpër sheshe si në kohët e
skllavizmit të vjetër që njerëzit kërkonin liri. Eshtë vendi i parë në Evropë e
më gjerë që njerzit humin kohën për thirrje politike, “histerizma”  të udhëhequra nga politika. 
Pra  fenomeni 
i  trafikimit të drogave në
Shqipëri është njëra anë e krimit, por ai me i madhi është korrupsioni  që udhëheq krimin. Dhe ky korrupsion është
pikërisht  brenda  pushtetarve, politikanëve dhe mbrapa tyre
forca edhe të errta që u duhen këto situata... Rasti i avionit në Shqipëri që
tenton të transportoj lendë narkotike nuk është vetëm  kundrabandë dhe trafikim, por dhe një
organizim me qëllime të caktuara për të fshehur njerzit e vërtetë që merren me
këtë krim. Ata janë shum të pa dukshëm, janë me kopertuara shtërore e
ndërshtetërore me udhëzime që shqipëria të jetë nyje trafikimi dhe mbi këtë
baza ti shërbej dhe tronditjeve popullore dhe politike  për ti përdorur në momente të caktuara për
konflikte politike. Sic është pikërisht 
ky rasti  që 
Nëse ndokush është i korruptuar me krimin brenda qeverisë duhet ta hetojnë organet e specializuara duke dërguar provat në gjykatë. Fati i shqiptarëve do të jetë dhe varet vetëm nga reformat e drejta e të shëndetshme, për të ribër një shtet, cilësor kombëtar por dhe patriot, duke shëndoshur gjykatat, prokurorinë, shërbimi infornmativ është jasht funksioni, sepse këto probleme duhet të jenë përher në duart e tyre dhe të informojn qeverinë. Por qeveria akuzoht po nga kush? Pikërisht vet kondrabandiste e narktikve. Eshtë momenti që politika duhet të bashkohet, shërbimet speciale të shtetit të jenë të shëndosha atëherë jo droga por as një mizë nuk mund të shqetësoj shqiptarët. Por mjerisht miza është tek veshi duke pickuar. Shqipëria nuk duhet të ktheht Kolumbi, apo Afganistan, kur nuk i mungon asgjë, as politikant nuk i mungoj as shteti as populli as qytërimi një vend që ka të gjitha premisat për të qënë një Zvicër dhe mbi të. Por edukata politike e shtetërore duhet të sundoj korrupsionin e brëndshëm e i lidhur ngusht me struktura të jashtme që dikush e mbështet për interesat e tyre në këtë krizë të madhe ekonomike sot.
Bashkojeni
popullin, leni sheshet e ulurimave... për interesa të ngushta, se një ditë do
jetë vonë. Organet e drejtësisë duhet të veprojë që njerzit e korrutuar në shtet  duhet të ndihen të friksuar, nuk duhet të
kenë  liri për të korruptuar. Vetëm
kështu do nisni udhën për në