Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Leci: Sulmi ndaj Lamës i qëllimshëm dhe i poshtër

| E merkure, 21.05.2014, 08:10 PM |


SULMI NDAJ ALMA LAMËS I QËLLIMSHËM DHE I POSHTËR

A ka kufi poshtërsia e horrave dhe e spiunëve?

Nga Xhafer LECI

Këto ditë në një portal internetik - inegzistent, u keqpërdor emri i një intelektualeje, motrës shqiptare, e cila ka ardhur nga Shqipëria në Kosovë, tek vëllazërit e motrat e saj të një gjaku, të gnjë gjuhe e një trualli.

Portali  ingzistent-falsifikues ku u botua shkrimi: www.gazetaexpres.net

Linku  http://www.gazetaexpres.net/alma-lama-ldk-dhe-une-do-te-ua-presim-leshin-e-mjekrave-gjithe-talebaneve/

Ky shkrim u zhduk nga të gjitha faqet e interentit…

Alma Lama: LDK-e dhe unë do të ua presim mjekërrat gjithë talebanëve!

Ish-deputetja që la VV-në dhe iu bashkua LDK-së…

Jam me moshë 66 vjeçar, asnjeherë në jeten time nuk më ka rënë të lexoj komente më të vrazhda, nga gojështhurët e paciptë, pa ndjenja dhe dinjitet, të cilët mund të jenë gjithçka, por jo farë dhe gjak shqiptari.

Pyetje komentbërësve të poshtër, të cilët  kishin fyer Almën tonë të nderuar, në mënyrën më ç`njerëzore, që as një logjikë e shëndoshë nuk i kupton dhe nuk i akcepton ofendimet aq të vrazhda.

1.- A kanë ata familje, fëmijë, motra, nëna dhe farefis?

2.- Si do ta kishin përjetuar personalisht ata/o, sikur atyre tua kishte ofenduar ndokush nënat, motrat e gratë e tyre?

3.- A e dinë ata/o, se shqiptarët, mjerisht, ende përdorin Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe në bazë të Kanunit dihen dënimet e fyerjeve aq poshtëruese, të një niveli më të ulët njerëzor, që nuk e besoj se do bënte asnjë komb apo besim fetar në botë?

Disa fjalë çka kanë thënë të tjerët për burrninë:

1.- Shefqet Jashari-Strofci ka botuar dhe titulluar një libër:

“Pse jemi kështu siç jemi!?”

2.- Ramiz Cërnica, luftëtar i lirisë për Shqipërinë etnike, nacionalist dhe atdhetar, ende sa ishte gjallë, kishte dëgjuar se diku në fshatrat e Preshevës po i këndonin këngë për burrni dhe trimëri Ramizit...  Ramizi dërgonë njerëz për t`u thënë atyre këngëtarëve që mos t`i këndojnë këngë derisa ai është gjallë, sepse burri 3 ditë para vdekjes mund të koritet dhe atëherë ku mbeti kënga e burrnia?

3.- Fatos  Lubonja, jo fort moti, në një shkrim, pati thënë: “Shqiptarët janë shizofrena.”

4.- Rapsodi i njohur Sali Mani, pati kënduar një këngë kushtuar bashkimit kombëtar, në një fjali thoshte:

“More vëlla, ka 100 vjet që s`jemi pa”!

Okupatori serbosllav për 100 vjet në mes Shqipërisë dhe Kosovës kishte thurur një perde të hekurt, që mos ta shihnim njëri-tjetrin.

Të gjithë iu gëzuam demokracisë pluraliste, pas rrënimit të Murit të Berlinit, Muri ky që bashkoi dy Gjermanitë dhe që çoi drejt  pavarësisë të disa republikave të Bashkimit Sovjetik, të ish Jugosllavisë dhe të Kosovës.

Dhe për fund, më gëzoj fakti se kundër fyerjeve që iu bënë Alma Lamës, reagoi Qeveria e Kosovës, Kryesia e LDK-së dhe policia e Kosovës u vu në kërkim të pseudo fetarëve dhe kalemxhinjëve matrapazë, kriminelë faqezi dhe antikombëtarë.