Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Familja e lashte Borizi nga Tivari

| E merkure, 21.05.2014, 07:26 PM |


Familja e lashte Borizi nga Tivari

Nikolle Borizi nga Tivari bashkeluftetar i Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Një familje e lashte me origjinë nga Tivari (Antivari) i Shqipërise te cilet u quajten më parë Borizi e qe arriten te jene pjese ne listen e fisnikeve qe nga viti 1553.

Pjeter (Peter) Borizi ishte njohur me diplomë të d.d Dogen Francesco Molino 31 Mars 1648 si Conto Veneto "di Fontane".

Pastaj njohja e ketij titulli te Bernard Conte di Borizi Fontane 28 shtator 1791 ne Istri.

Poashtu me pas edhe Nikolle (Nikolaus) dhe Lazer(Lazarus) Borizi Conti di Fontani me 1 dhjetor 1822 njohja e fisnikërisë si Nobili në Dalmaci dhe më vonë me 24 Janar 1826 i njejti titull i Contit ne Trieste, pastaj e njëjta ne Istri dhe në fund Nikolle (Nicolas) Nobile Borizi me 29.dhjetor 1849 edhe ate te titullit te Contit te Dalmacisë.Gjithashti kjo familje ka patur lidhje martesore edhe ne Zare.

Keto deshmi jane gjetur ne librin “Der Adel des Herzogthums Krain und der Grafschaften, C. F.H. Rosenfeld,O.T.Hefner te vitit 1857”

Gjithashtu duhet përmendur se nga kjo familje rrjedh edhe nje udheheqes ushtarak nen Komanden e liderit, strategut dhe vizionarit te shtetit te Arbenit Gjergj Kastriotit me emrin Nikolle (Nikolaus) Borizi i cili vdiq ne vitin1463.Ky ishte bashkekohes dhe bashkeluftetar i zellshem me Gjergj Kastriotin ne luften kunder pushtuesit barbar osman.