| E marte, 20.05.2014, 05:23 PM |
Rrustem Geci
A N T O L O G J I
Këtë farë të artit të trishtë
mbledhur e kam nëpër stinë
unë e doja tërë të vërtetën
për mua dhe për popullin tim
Në jetën e tokës dhe të detit
ku dielli i ka të tëra pallatet
unë kërkoja një rreze të butë
në degët ku këndonin zogjët
Në shtëpinë e tokës u rritëm
jo për të bërë lavdi dhe famë
libër,emër të thjeshtë të vura
përzdhedhje të disa poezive
Në muzën ku fryma banon
në terrin ku fjala bën dritë
midis prushit dhe flakëve
unë pyes, “Atologji” ku jemi!..
poezi nga libri "Antologji personale"